Ushqime

E përdorni finokun në gatime? Nëse jo, atëherë po humbisni shumë nga vlerat e tij

Finokun duhet të filloni ta përdorni gjerësisht në sallata, supë, oriz, makarona. Vitaminat dhe mineralet e tjera në finok përfshijnë kaliumin, një elektrolit që lufton presionin e lartë të gjakut dhe folatinën, i cili ndihmon në transformimin e molekulave potencialisht të rrezikshme.

Fibrat ushqyese në finok kufizojnë rritjen e kolesterolit, absorbon ujin në sistemin e tretjes dhe ndihmon në eliminimin e elementëve kancerogjenë nga zorra e trashë, duke parandaluar kështu edhe kancerin e zorrës së trashë.

Lënda ushqyese më e rëndësishme në këtë perime mund të jetë anetoli, një komponent në vajin e finokut dhe një nga agjentët më të fuqishëm kundër shfaqjes së kancerit.

Finoku ka filluar të marrë një përdorim të gjerë edhe në kremërat anti-rrudhë. Ai i jep fytyrës lagështinë dhe posedon efekte të mundshme antiplakje.

Artikull me interes :   Avokadot ndihmojnë në shkrirjen e dhjamit të barkut

Lëngu i finokut është një bazë ideale për lëngjet e plota të frutave dhe perimeve, ndaj atë mund ta bashkoni me lëngun e portokallit, luleshtrydhet dhe bananet për të prodhuar një lëng fantastik dhe të freskët.

Burimi: Phd. Anila Kalleshi / Dietologe klinike