Botime

“Dieta?! Jo vetëm” – një libër nga Anila Kalleshi

Jetojmë në një kohë ku ushqimi është shumë i rëndësishëm dhe e gjithë qenia jonë është e lidhur ngushtësisht me të. Një kujdes mjaft i madh vazhdimisht i është kushtuar shkencave të mirëfillta mjekësore si biokimisë, farmakologjisë, ziologjisë, etj duke anashkaluar atë shkencë që ka lidhje të drejtëpërdrejte me qënien tonë siç është shkenca e ushqyerjes.

Mjaft sëmundje të shekullit lidhen drejtëpërdrejtë me këtë shkencë siç është: mbipesha dhe obeziteti, sëmundjet e sistemit kardiovaskular, diabeti i tipit 2, disa lloje kanceresh, madje dhe imazhi jonë që lidhet me mirëqenien e lëkurës, fytyrës, flokëve, thonjve.

Për një mirëqenie të oganizmit tonë, një ushqyerje korrekte do të ishte alternativa më e mirë për t’u ndjerë plot me energji, i fortë për nga sistemi imunitar, i qeshur dhe plot vitalitet si dhe pë të pasur një formë të shkëlqyer trupore.

Artikull me interes :   "Mësimet e Diolës" - libër nga Diola Dosti

Shkenca moderne e të ushqyerit na informon që kombinimi i ushqimit që konsumojmë si dhe vetë renditja e ushqimit është faktor vendimtar për shëndetin tonë. Ushqimi duke kaluar nëpër proçese të ndryshme të tretjes në trup, kur kombinohet drejtë sjell mjaf benefite.

Shkencëtarët modern theksojnë që kombinimi jo i drejtë i ushqimit mund të shkaktojë tek njerëzit mostretje të ushqimit, që mund të shoqërohet me nivel e Ph të parregullt dhe jo të balancuar, absorbim të parregullt të përbërësve ushqimorë, konstipacion (kapsllëk) ose probleme tjera me tretje.

Dikur zgjedhja e ushqimit ishte shumë e thjeshtë, ndërsa tani në këtë kohë moderne kemi shumë më tepër zgjedhje. Para 200 viteve të gjithë kanë ngrënë ushqim “natyral” pasi teknologjitë moderne të përpunimit të ushqimeve as që mendoheshin se do të ekzistonin ndonjëherë.

Artikull me interes :   Të jetosh pa grurë – libër nga Anila Kalleshi

Gjatë vitit 1940 rreth 80% e njerëzve ushqeheshin me “ushqim natyral”.  Sot vetëm 25% e njerëzve në realitet arrijnë të konsumojnë “ushqim natyral”.

“Ushqimi natyral” nënkupton ushqim i cili i ka të ruajtura të gjithë përbërësit e tij natyral deri ne momentin nal të konsumimit. Molla është “ushqim natyral” dhe lëngu i mollës i cili është bërë nga mollët e freskëta në shtëpi në mikser është “ushqim natyral”. Mirëpo lëngu i mollës i cili është bërë dhe zier me makinë, pastaj i kanë shtuar sheqer dhe ngjyra, nuk ka absolutisht asnjë lloj lidhje me ushqimin natyral. Kokërrzat e grurit janë ushqim natyral. Po kështu dhe mielli nga kokërrzat e pastra që përmban krunde është ushqim natyral.

Edhe pse zakoni dhe modeli i ushqyerjes ndryshon nga një person tek tjetri dhe dieta mund të përzgjidhet nga një larmishmëri produktesh, seicili nga ne ka nevojë për të njëjtët nutrientë dhe pak a shumë për të njëjtat procione ushqimesh.

Artikull me interes :   "Jeto shëndetshëm" - nga Anila Kalleshi

Një dietë e mirëekuilibruar është ajo dietë që përmban të gjithë nutrientët e domosdoshëm, si dhe na siguron energjinë e duhur në përputhje me nevojat individuale të seicilit prej nesh. Nëse do të dimë të ushqehemi do të kemi një trup të shëndetshëm në forma perfekte.

Ky libër na ndihmon të bëjmë një korelacion mes artit të ushyerjes dhe proçeseve fiziologjike që ndodhin në organizmin tonë.

Anila Kalleshi

Anila Kalleshi është nutricioniste e njohur për këshillat e saj për dietat, e vlerësuar me shumë cmime ndërkombëtare. Ka themeluar dhe administron qendrën e dobësimit "Anila Kalleshi Center"