Këshilla

Si të bëni detergjent me limonë

Si të prodhoni një detergjent shumë përdorimesh me limon duke e ruajtur edhe për disa muaj. Kjo recetë që ne propozojmë është e lehtë që të realizohet në një kohë të shkurtër dhe me përbërës 100% natyral. Me limonë, ujë, kripë dhe uthull, ju mund të bëni një detergjent fantastik, ku mund të lani pjatat, gotat, tiganët dhe të eliminoni aromat e pakëndshme të gatimit në duar apo në lavastovilje.

Përbërësit:

3 limonë

200 ml ujë

100 gr kripë

50 ml uthull e bardhë

Mënyra e përgatitjes

Për të përgatitur detergjentin shumë përdorimesh duhet të prisni limonët në copa të vogla, u fusni në frulator me pak ujë dhe përftoni një masë kremoze. Vendosini pastaj këtë masë në një tigan, shtoni ujin, kripën dhe udhullën.

Artikull me interes :   Si ndikon regjimi i përditshëm ushqimor në qarkullimin e gjakut

Lërini që të ziejnë këta përbërës për 10 minuta dhe më pas fikeni sobën. E fusni masën sërish në një frulator që të bëhet një masë homogjene. E fusni përzierjen në kavanoza qelqi dhe lërini që të ftohen. Më pas i ruani ata në frigorifer për disa muaj.

Si ta përdorni detergjentin?

Për të larë pjatat është e nevojshme që të që shtoni nga disa lugë nga masa e detergjentit në ujë të nxehtë. Nëse enët janë me shumë yndyrë, shtoni edhe ndonjë pikë detergjenti për enët, që ajo të zhduket totalisht. Për të eliminuar aromën e keqe ose për të ndriçuar tiganët, përdorni produktin pa i bërë asnjë lloj përzierje.

Artikull me interes :   10 këshilla për tretje të mirë gjatë stinës së nxehtë

Burimi: Gazeta-Shqip.com