Kuriozitete

Burri ndalon për cigare, gruaja e harron në autostradë dhe vazhdon rrugën pa të

Një pauzë për të pirë një cigare për pak sa nuk i kushtoi shtrenjtë një burri nga Shqipëria, i cili po udhëtonte me gruan e tij me makinë.

Ai ishte ndalur për të bërë një pauzë të shkurtër në autostradën A7 në Fussen të Gjermanisë, e ndërkohë që po pinte cigaren, gruaja harroi ta merrte me vete dhe vazhdoi e vetme rrugën duke ngarë makinën.

Disa minuta më pas policia bavareze mori një telefonatë nga një këmbësor në autostradë që po kërkonte gruan.

Ai i kishte thënë policisë së gruaja e tij kishte vazhduar rrugën pa të. Ai u ndihmua nga një patrullë e policisë, që kontaktuan gruan e tij për t’i bërë me dije se ka harruar bashkëshortin.

Artikull me interes :   Kur gatimi i orizit të zier kthehet në art të shijshëm

Pasi u ribashkuan, dyshja vazhduan rrugëtimin për në shtëpinë e tyre, pa u kuptuar sesi mundet një shofere të mos kuptojë se ka harruar pasagjerin.

Burimi: Telegrafi