Këshilla

Aftësitë në kuzhinë që të gjithë të rinjtë duhet t’i kenë

Gatimi – Dëshira për të qenë të zotët e vetes do të jetë më afër se kurrë nëse bëheni mjeshtër të këshillave të mëposhtme të gatimit, për të siguruar një ushqim të shpejtë dhe të shëndetshëm

Natyrisht që kërkesat e të rinjve për pavarësi nga prindërit u shërbejnë atyre më së miri për t’u zhvilluar më vete në jetë dhe për të qenë më të aftë vetëm. Por sa prej të rinjve arrijnë të jenë po aq të pavarur dhe të shëndetshëm nga ana e të ushqyerit? Ja se cilat janë aftësitë që të gjithë të rinjtë duhet të kenë në kuzhinë.

Vezë në tre mënyra

Mësoni se si të përgatisni vaktin më të shpejtë dhe më të thjeshtë për veten dhe familjen tuaj: vezët. Tre mënyrat kryesore të përgatitjes së vezës janë skuqja, veza e zier dhe ato surbull. Mësoni të jeni mjeshtër të këtyre versioneve dhe më pas provoni të eksperimentoni me kthimin e vezëve në vakte të plota, pasi janë plot proteina dhe mjaft të lira.

Makaronat perfekte

Tre gjërat që duhet të mbani parasysh rreth makaronave perfekte janë: uji i kripur gjatë zierjes, të cilën nuk duhet ta keni me kursim pasi u jep mjaft shije makaronave. Përziejini vazhdimisht makaronat në mënyrë që të gatuhen në mënyrë të barabartë dhe të mos ngjisin me njëra-tjetrën. Së treti, kulloni makaronat në kohën e duhur që të jenë as shumë të forta dhe as shumë të buta.

Artikull me interes :   Intolerant ndaj laktozës? Ja disa nga llojet e rekomanduara të qumështit!

Salcë e përpunuar

Hiqni dorë nga salca e kavanozave, nëse doni ta konsideroni veten një person që po shkon drejt rritjes dhe zhvillimit, atëherë mësoni si të bëni një salcë të thjeshtë domateje në versionin klasik të shijes së pasur me domate, gjalpë, qepë dhe kripë. Ju mund ta shoqëroni atë me verë të kuqe dhe me makarona karbonara.

Biskotat

Natyrisht që gjëja më e thjeshtë që mund të bëni është t’i blini biskotat sipas dëshirës. Por gjithsesi, ndjesia e lavdisë kur të provoni një biskotë që e keni krijuar vetë nga fillimi deri në pjekje nuk ka të krahasuar. Mësoni si të bëni biskota sipas recetave më të thjeshta, për t’u ndier më pranë ndjesisë së rritjes.

Koktejet

Ka shumë ide të lehta se si mund të bëni kokteje me dy ose tre përbërës, për t’i shijuar ato në ditët e ngrohta të verës në shtëpinë tuaj. Përvoja e të rriturve që duhet të qëndrojnë në shtëpi, por gjithsesi të vazhdojnë të shijojnë të mirat e jetës, bëhet më e plotë duke u bërë mjeshtër të aftësisë së koktejeve.

Artikull me interes :   Ja cili është regjimi ushqimor pas operimit në tëmth

Si të ruani frutat dhe perimet

Nëse dëshironi të ushqeheni shëndetshëm dhe e filloni këtë gjë duke bërë pazar shumë fruta dhe perime, duhet gjithashtu të dini se cilat janë kushtet më të mira për të ruajtur ushqimin dhe se si t’i organizoni ato. Gjeni mënyrën e duhur dhe temperaturat e përshtatshme për të ruajtur frutat dhe perimet tuaja dhe do të arrini të gatuani gjithnjë shëndetshëm dhe freskët.

Si të gatuani ngadalë

Mund t’ju vijnë gjithnjë në ndihmë njohuritë për të gatuar për disa orë pasi keni futur në një tenxhere të gjithë përbërësit, duke i lënë të bëhen vetvetiu. Kjo teknikë nuk do të bëhet kurrë e lodhshme dhe demode, por do t’ju ndihmojë shumë në çastet kur keni impenjime të tjera në vend të gatimit të ushqimit.

Si të gatuani shpejt

Çdo person që është te të njëzetat duhet të ketë një listë recetash të shpejta që mund t’i gatuajë kur nuk ka shumë kohë në dispozicion. Ideja e kësaj këshille është të arrini të gatuani vakte shtëpiake të shëndetshme, por pa humbur orë të tëra përqendrimi.

Zëvendësimet e shëndetshme

Jo çdo recetë ka përbërës 100 për qind të shëndetshëm, por është diçka e mirë nëse dini si të bëni zëvendësime të përbërësve të tillë duke i ndërruar ato me diçka të shëndetshme.

Artikull me interes :   Vaji i mëlçisë së Merlucit, një yndyrë e rëndësishme për fëmijët

Eksperimentimi është një mënyrë e mirë për të mësuar sa më shumë dhe për të pasuruar listën tuaj të recetave në të ardhmen.

Gatimi në një tavë

Sa herë që ju krijohet mundësia të gatuani proteina dhe perime njëkohësisht dhe në të njëjtën tavë, kjo është diçka e mirë dhe shenjë e një vakti të shëndetshëm që kombinohet më së miri me përbërësit e tjerë.

Salcat e marinimit

Një nga mënyrat më të lehta për të kombinuar mishin apo sallatën janë salcat e marinimit. Ato janë të shumëllojshme dhe fare të thjeshta për t’u përgatitur, pasi të keni kuptuar mënyrën se si funksionojnë në kombinimin yndyrë, acid dhe kripë.

Të gatuani pa mish

Nëse jeni në gjendje të gatuani një vakt të shijshëm, pa pasur nevojë të integroni në të shijen e fortë të mishit, atëherë cilësitë tuaja në kuzhinë janë rritur mjaftueshëm dhe jeni në rrugën e duhur për të qenë sa më të shëndetshëm në kuzhinë.

Burimi: Gazeta-Shqip.com