Kozmetike

5 mënyra për të dalluar një parfum origjinal

Çfarë ka në shishet e parfumeve, a janë kopjet e parfumit të mrekullueshme dhe si dallohen nga origjinalet?

Për prodhimin e kopjeve mund të përdoren përbërës të dëmshëm, alkool me cilësi të ulët, kimikate të paqëndrueshme, ujë me cilësi të dobët, alumin, arsenik, antifriz.

Si pasojë e përdorimit të këtyre, mund të shfaqen probleme të ndryshme të lëkurës, të tilla si aknet, skuqjet, infeksionet e syve, alergjitë.

Nëse shikojmë me kujdes paketimin e parfumeve, në shumë prej tyre mund të dalloni nëse është një kopje.

Paketimi

Shumica e origjinaleve kanë celofan dhe një kuti që ambalazhon parfumin. Celofani duhet të jetë i puthitur plotësisht rreth kutisë. Emri i saktë i parfumit, emri i kompanisë dhe lista e përbërësve duhet të shkruhen në kuti, dhe një bar kod duhet të gjendet gjithashtu në fund të kutisë.

Artikull me interes :   Aloe vera, e mrekullueshme për flokët, por a dini si ta përdorni?

Shishja

Nëse shishja ka të meta të dukshme, çarje dhe gërvishtje, mund të jetë parfum i rremë. Ai gjithashtu duhet të ketë të njëjtin informacion si në paketim, emrin e markës, emrin e aromës dhe numrat serialë.

Kapaku

Kontrolloni pamjen e kapakut të shishes, a ka logo, dekorime dhe si janë bërë ato? Te parfumet e rremë, kapakëve nuk iu kushtohet shumë vëmendje.

Lëngu i parfumit

Lëngu i parfumit origjinal duhet të jetë kristal i qartë

Tubi i sprajit

Me një parfum të ri, tubi nëpër të cilin duhet të kalojë parfumi është bosh. Një parfum i ri duhet të jetë i papërdorur. Është e nevojshme të shtypni sprajin dy herë, në mënyrë që të mbushni tubin dhe të dalë parfumi.

Artikull me interes :   Majoneza dhe qumështi, kombinimi ideal për një lëkurë të butë në ditët e ftohta

Burimi: Telegrafi