ShëndetUshqime

10 superushqime që luftojnë alergjitë

Nëse jeni të predispozuar të prekeni nga alergjia, luftojeni atë me superushqimet.

Lehtësoni simptomat dhe pakësoni sulmet e alergjisë duke shtuar në dietën tuaj këto ushqime.

10 ushqime kundëralergjike:

Shafrani i Indisë njihet për përmbajtjen e lartë në antioksidues dhe antiinflamator. Shtimi i një lugë çaji pluhur të shafranit të Indisë në çajin ose gatim mund t’ju ndihmojë ndaj reaksionit të alergjisë. Konsultohuni me një doktor për të marrë suplemente të shafranit të Indisë.

Molla, konsumi i një kokrre në ditë forcon sistemin imunitar. Molla përmban flavonoide që mbrojnë trupin nga alergjenët dhe limitojnë prodhimin e histaminës. Shtoni në omëletën tuaj copëza molle, ose merrni me vete një mollë për konsumim të shpejtë të saj.

Artikull me interes :   Ushqimet që duhet t’i konsumoni nëse keni mungesë hekuri

Hudhra, një tjetër ushqim i pasur me oksidantë, antiinflamator dhe vetitë antibiotike. Mund të ndalojë reagimin alergjike dhe pezmatimin në trup. Konsumoni një thelb hudhër në mëngjes për të luftuar alergjitë dhe për të shtuar energjitë.

Limoni është i pasur me vitaminën C, e cila ndihmon në sistemin imunitar. Limoni është ideal për luftimin e alergjisë për shkak të përmbajtjes në vitaminë C dhe antioksidues. Shtoni në gotën me ujë pak limon për detoksifikimin e trupit dhe për përmirësimin e sistemit tretës.

Çaji jeshil ka një listë të madhe me përfitime për shëndetin. Përmirëson sistemin imunitar, ndihmon me metabolizmin, detoksifikon trupin dhe parandalon reaksionet alergjike. Konsumimi i çajit jeshil çdo ditë ndihmon në parandalimin e reaksionit alergjik, për ta forcuar efektin e saj shtoni limon ose mjaltë në çaj.

Artikull me interes :   Veçoritë e rralla të kripës së Himalajës

Salmoni është një nga ushqimet me burimin më të lartë të acideve yndyrore omega 3. Omega 3 lufton inflamacionin dhe lehtëson simptomat e alergjisë. Salmoni përmirëson funksionin e mushkërive. Kjo është shumë e mirë për të gjithë ata që vuajnë nga astma ose i ftohti. Konsumoni të paktën 2 racione salmon ose çdo produkt të peshkut të pasur me omega 3 për një javë.

Patatja e ëmbël përmban kalium, vitaminë B6, magnez dhe beta karoten. Këto lëndë ushqyese ulin inflamacionin dhe lehtësojnë simptomat e alergjisë. Konsumimi i gjysmës së patates së ëmbël rregullisht ndikon në përmirësimin e sistemin e imunitetit dhe ndalon krizat e alergjisë.

Xhenxhefili përmban shumë vlera për shëndetin, ai përmirëson sistemin tretës dhe balancon nivelin e pehashit. Ai mund të veprojë dhe si një antialergjik. Ndalon formimin e mukozës dhe parandalon bllokimin e hundëve. Pini çaj xhenxhefili për të parandaluar alergjitë.

Artikull me interes :   Superushqimet më energjike që duhet të konsumoni

Farat e lirit janë të pasura me omega 3 dhe selen, të cilat janë të njohura për parandalimin e reaksioneve alergjike. Shtoni sallatës ose kosit një lugë gjelle fara liri.

Burimi: ATSH