KëshillaUshqime

Si t’i ruani sa më gjatë vlerat ushqimore të produkteve

Kjo është një pikë kyçe për mirëqenien tonë. Kjo do të thotë të mendojmë për shëndetin tonë, sidomos në kuadrin e parandalimit, sepse mungesa e disa substancave qëndron në bazë të shumë sëmundjeve. Por si ta bëni konkretisht? Le të zbulojmë së bashku disa mënyra shumë të dobishme, për të cilat i jemi referuar ueb-sajtit “Tanta Salute”.

Konsumimi i shpejtë

Është e rëndësishme të konsumoni sa më shpejt të mundni ushqimet që keni blerë. Ideale do të ishte që të bënit pazar çdo ditë, për të pasur në tavolinën tuaj, gjithmonë ushqime të freskëta.

Kjo nuk është gjithnjë e mundur, sidomos për shkak të kohës në dispozicion. Ndaj, për këtë qëllim, jeni të detyruar të “vraponi” drejt alternativave. Nga kjo pikëpamje, është e dobishme ruajtja e duhur e ushqimeve: këshillohet që ato të vendosen në të ftohtë dhe duhen konsumuar brenda katër ditëve. Nëse nuk mund të veproni në këtë mënyrë, ju keni edhe mundësinë e ngrirjes.

Artikull me interes :   Ushqimet që zhbllokojnë arteriet në mënyrë natyrale

Uthull dhe lëng limoni

Me gatimin mund të ndodhë që disa ushqime mund ta humbasin një pjesë të mirë të substancave ushqyese. Gjithsesi, ju mund ta shmangni këtë gjë, duke i besuar një truku shumë të thjeshtë.

Shtojini ujit me të cilin do të gatuani, për shembull edhe perime, pak uthull ose lëng limoni. Nëse “ambienti” i gatimit bëhet më acid, kështu parandalohet shkatërrimi i shumë ushqyesve.

Mjete për t’u përdorur

Një tjetër strategji shumë e rëndësishme për t’u shtuar kohëzgjatjen vlerave ushqimore të ushqimeve, është përdorimi i mjeteve të duhura. Kështu që kur prisni frutat ose perimet, ju nuk duhet të përdorni kurrë thika prej çeliku.

Me to ekziston rreziku që pjesa e prerë e ushqimeve të bëhet më e oksiduar. Rekomandohet të përdorni mjete prej qeramike ose ato plastike. Mbase nuk janë edhe aq të përshtatshme, por me siguri do t’iu ndihmojnë të mbroni më shumë atë çfarë hani.

Artikull me interes :   Karela, bima që vret bakteret dhe qelizat e kancerit

Gatim pa prerje

Rregulli kryesor do të ishte ai i shmangies, plotësisht, i prerjes së ushqimeve. Mjafton të kujtoni se, nëse bëni prerje të imta të ushqimeve, atëherë rrezikoni të humbni deri në 25% të kripërave minerale dhe të substancave që ato përmbajnë.

Ky rrezik mund të shmanget duke i prerë ushqimet sa më pak të mundni; pra ju mund t’i pastroni ato me thikë kur është e nevojshme dhe më pas prerjen e tyre ta bëni sa më të madhe. Kështu ju do të shmangni shpërbërjen kot të ushqyesve në ujin që do të përdorni për gatim. Do të ishte e këshillueshme që ushqimin ta copëtoni vetëm kur ta keni në pjatë.

Artikull me interes :   7 rregulla për ta organizuar kuzhinën tuaj që dieta të ketë sukses

Të skuqurat

Shpeshherë mendojmë se procesi i të skuqurit duhet braktisur për gjithçka. Por realisht kjo nuk është gjithmonë e vërtetë, sepse, nëse do t’i skuqim, ushqimeve mund t’u humbasin vetëm 30% e substancave ushqyese, 20% më pak në krahasim me zierjen e tyre.

Me siguri që të skuqurat nuk janë gjithmonë të shëndetshme, kjo edhe sepse janë shkaktarë të rritjes së peshës trupore. Në çdo rast, mënyra më e mirë është gatimi me avull.

Burimi: Gazeta-Shqip.com