Këshilla

Si të pastroni në mënyrë natyrale nikotinën nga trupi

Ka ushqime që mund të ndihmojnë për të larguar nikotinën nga trupi.

Duhani është jashtëzakonisht i dëmshëm për shëndetin e, megjithatë, njeriu e ka shumë të vështirë të heqë dorë nga konsumimi i tij dhe, edhe nëse do të kishte sukses, efektet e nikotinës në trup do të zgjasnin me vite.

Ja se cilat janë ushqimet që ju ndihmojnë:

Pirja e duhanit ul vlerat e vitaminës C në trup, një efekt që mund të kundërshtohet duke konsumuar brokoli, i pasur me vitaminë C dhe B5. Lulelakra, lakrat jeshile, panxhari dhe lëngu i portokallit janë, gjithashtu, të pasura me vitaminë C.

Nikotina zbërthen kolagjenin, duke dëmtuar cilësinë e lëkurës. Në këtë rast, konsumimi i lëngut të karrotës parandalon dhe ngadalëson plakjen. Karrota përmban vitamiina A, C, K dhe B, që, gjithashtu, janë vërtetuar si efikase në eleminimin e nikotinës.

Artikull me interes :   Të humbësh peshë pa dietë është e mundur, ja se si

Spinaqi është një nga perimet më të shëndetshme, sepse përmban sasi të mëdha të acidit folik. Ai mbron pankreasin nga efektet e dëmshme të nikotinës. Konsumimi i spinaqit rekomandohet edhe për personat me tension te lartë, për shkak të efektit të dobishëm të kaliumit.

Kivi normalizon nivelin e vitaminave A, C dhe E, duke reduktuar debozitimin e metabolitëve që shkaktojnë kancer. Një përparësi tjetër e këtij fruti është se ai ndihmon në pastrimin e mëlçisë.

Burimi: Agjencia Telegrafike Shqiptare