Ushqime

Lamtumirë gjellë me mish! Në universitetet e Berlinit do ofrohen kryesisht gjellë vegjetariane

Në të ardhmen në mensat e kryeqytetit gjerman do të ketë më shumë gjellë vegjetariane dhe vegane, e shumë më pak mish. Arsye për këtë janë objektivat e klimës së universiteteve.

Të hënave nuk do ketë më mish në mensat e e universiteteve të Berlinit, edhe gjatë javës do të gatuhet pak mish. “Koncepti i ri i ushqimit u zhvillua veçanërisht, sepse ishin studentët që rregullisht vinin me dëshirën për ta përshtatur e bërë më ekologjike ofertën e ushqimit”, është shprehur Daniela Kummle nga organizata studentore, shkruan “Der Spiegel.

Mishi dhe peshku do të përbëjnë vetëm 4% të menusë ushqimore në mensa, pjesa tjetër do të jetë vegjetariane ose vegane. Prej vitesh në mensat e mëdha ofrohet rregullisht ushqim më ekologjik, bazuar në perimet e sezonit. Ky ushqim dallohet për mosemetim të madh të gazit karbonik, CO2, thotë Kummle.

Artikull me interes :   Hikrra, një nga ushqimet më të shëndetshme që nuk po hamë

Mbrojtja e klimës është prej kohësh temë e rëndësishme në universitetet e Berlinit. Universiteti Humboldt synon të bëhet neutral ndaj klimës deri në vitin 2030. Universiteti Teknik i Berlinit e planifikon këtë deri në vitin 2045. Qindra punonjës duan që të heqin dorë nga fluturimet e shkurtra brenda vendit përmes një deklarate të vetëangazhimit.

Por se sa do të ndikojë heqja dorë prej mishit në arritjen e objektivave të klimës nuk dihet. Aktualisht mensat janë të mbyllura, e ushqimi vetëm mund të merret në dorë.

Burimi: Deutsche Welle