Udhëtime Archives | Bioutiful

9 destinacione që duhen vizituar nga çdo fans i James Bond
Ishuj sekretë, hotele luksoze dhe pamje piktoreske – këto janë vetëm disa nga detajet që na kujtojnë sagën e gjatë të filmave aksion të James Bond, dhe me daljen e premierës së filmit më të fundit ‘No Time to Die’, nuk kishte kohë më të mirë për të paraqitur këtë listë vendesh që ja vlejnë të vizitohen për këdo që dëshiron të risjellë në kujtesë, aventurat e paarritshme të detektivit më të famshëm në botë.

Ndër 26 filmat e krijuar deri më sot, personazhi i Bond, ka ndërmarrë rreth 150 udhëtime në më tepër se 50 shtete të botës. I veshur me smoking, duke lënë prapa lobin e një hoteli luksoz, për të hipur në makinën sportive që e pret jashtë – ky nuk është tjetër veçse një imazh i ngulitur në memoriet tona kolektive dhe një personazh mëse i denjë për të inspiruar një nga udhëtimet tona të ardhshme.

Më poshtë, do të gjeni një listë vendesh skenike që janë përdorur si peizazhet e disa prej filmave më të preferuar të James Bond ndër vite.

1 – Hagia Sofia, Turqi

Pamje nga xhamia Hagia Sofia ne Stamboll, Turqi. Foto: Unsplash

Filmi i dytë Bond, ‘From Russia with Love’ (1963) u xhirua në Stamboll, Turqi. Skenat përfshijnë disa nga vendet me mahnitëse të qytetit antik të ish-Kostandinopojës, nga Pazari i Vjetër tek Bazilika Cistern, nga ku agjenti bën një arratisje spektakolare deri tek a magjishmja Hagia Sofia, nën sfondin e të cilës zhvillohet takimi romantik mes agjentit 007 dhe Tatiana Romanova-s.

2 – Kështjella Himeji, Japoni

Pamje e kështjellës Himeji ne Japoni. Foto: Vladimir Haltakov

You Only Live Twice (1967) ishte një nga filmat më të hershëm në serinë Bond, i cili vuri në pah ngjyrat dhe bukuritë ekzotike të Japonisë. Një nga destinacionet kryesore – Kështjella Himeji – ndodhët në provincën japoneze Hyogo. Kjo strukturë e bardhë e mahnitshme ishte vendi perfekt ku agjenti iu nënshtrua një trajnimi në artet marciale, që do ta ngjiste atë në nivelin e një luftëtari ninja.

3 – Ishujt Ko Ta Pu, Tailandë

Ishujt Ko Ta Pu në Tailandë, Foto: Pixabay

Me një lartësi prej 20 metrash, ky ishull i lartë shkëmbor ishte një detaj mbresëlënës i filmit Bond të vitit 1974, ‘Burri me Pushkën e Florinjtë’. Në film – kjo ishte streha sekrete e personazhit antagonist dhe armikut të përbetuar të James Bond, Francisco Scaramanga por tashmë ai njihet si Ishulli i James Bond.

4 – Manastiri i Trinisë së Shenjtë, Greqi

Pamje nga manastiri ne Meteora, Greqi. Foto: George Tasios

Nga Athina në Mikonos, Greqia ka shërbyer si peizazh i shumë prej filmave 007. Por, në variantin (1981) – ‘For Your Eyes Only’ – ky manastir mbetet një sekuencë e paharrueshme. I ngritur në Kalambaka, ai besohet të jetë ndërtuar në fillim të shekullit të 13-të, nga murgjit që kërkonin një strehim të sigurt. Ngjitja deri në këtë vend është mbiquajtur një ‘Mision Herkulian’ si pasojë e të tatëpjetës dhe 140 shkallëve deri në portën hyrëse.

5 – Pallati Taj Lake, Indi

Pamje nga Taj Lake India. Foto: Mitchell Liang

I vetmi vend në Indi, ku u xhirua të paktën gjysma e një filmi Bond – ‘Octopussy’ (1983). Pallati i Liqenit ka qenë dikur rezidenca verore e familjes mbretërore të Maharaxhajve indianë, Udaipur. Pallati më vonë u kthye në një hotel në vitin 1963, gjë që e bëri atë vendndodhjen perfekte për një film plot aksion, aventurë dhe madhështi si 007-ta. Në film, ky pallat shfaqet si një ishull fluturues i populluar vetëm nga gratë.

6 – Liqeni Komo, Itali

Komo, Itali. Foto: Bruce Meier

Filmi i parë Bond i luajtur nga Daniel Craig në vitin 2006, ‘Casino Royale’ përmbante një listë të gjatë destincionesh ekzotike si Praga, Ishujt Bahamas apo edhe Uganda. Por, ishte pikërisht Italia, vendi ku agjenti 007 do të ‘rizgjohej’ pas torturave të shkaktuara nga financieri terrorist Le Chiffree.

7 – Pallati Mbretëror Blenheim, Angli

Pallati Mbreteror Blenheim, Angli.

Një listë me destiancionet Bond do të ishte e paplotë pa treguar një pallat mbretëror si ai i Blenheim – i cili u shfaq me të gjithë bukurinë e tij joshëse gjatë filmit ‘Spectre’ (2015). Ky ishte vendi i një takimi misterioz si edhe pikënisja e një prej garave me makina më të bukura në historinë e kinematografisë. Në film, skena presupozohet të ndodhë në Romë, por në fakt ajo u xhirua në Woodstock, Angli.

8 – Restoranti Zhyl Vern, Paris

Pamje nga Kulla Eifel, ne Paris France. Foto: Chris Karidis

I ulur në restorantin e katit të dytë të Kullës Eifel, ‘Zhyl Vern’, Bond u takua me detektivin francez, Achille Aubergine. Vendndodhja lartë në qiell e restorantit të Kullës Eifel është zgjedhja regjisoriale më e përshtatshme për një nga skenat më dramatike të ‘A View to Kill’. Rezervimet në këtë restorant ditët e sotme janë të detyrueshme dhe një darkë fillon nga €190 euro për person për një menu degustimi.

9 – Pallati Dimëror, Shën Pjetërburg

Pamje nga Shen Pjeterburg, Rusi. Foto: Unsplash

I themeluar në vitin 1703 nga Cari Pjetri i Madh, si ‘Dritarja për në Perëndim’ e Rusisë Imperialiste, ky qytet i mahnitshëm dhe plot histori shërbeu si kryeqyteti i Rusisë deri në Revolucionin Komunist të vitit 1917. I riquajtur Leningrad, ai e rimori sërish emrin e vjetër pas rënies së komunizmit në vitin 1991. I shpërndarë ndërmjet një mori ishujsh ku Lumi Neva zbrazet për në Gadishullin Finlandez, Shën Pjetërburgu është një zgjedhje perfekte për serinë e filmave Bond, duke qenë se është një thesar i artit barok dhe arkitekturës neo-klasike.

Shën Pjetërburgu ishte edhe një nga vendngjarjet e filmit ‘GoldenEye’, me skena të xhiruara në Pallatin Dimëror, Sheshin ‘Grand Palace’, Katedralen St. Isaac por edhe në shumë qoshe e rrugica përgjatë kanalit.

Burimi: Euronews

The post 9 destinacione që duhen vizituar nga çdo fans i James Bond appeared first on Bioutiful.

3 gjëra për t’u marrë parasysh, nëse do të udhëtoni këtë verë gjatë pandemisë
Ndërsa po mbaron vera, varianti delta shumë i transmetueshëm i SARS-CoV-2, i cili tani është dominues në botë, po shtron pyetje për gjithçka, nga koha kur do të jetë e sigurt të kthehesh në punë e deri tek mënyra se si t’i mbash fëmijët të sigurt në shkolla.

Për shumë njerëz, planet e udhëtimit veror janë gjithashtu primare. Disa shtete ndryshuan udhëzimet e tyre për njerëzit plotësisht të vaksinuar, duke këshilluar që ata të mbajnë maska ​​brenda në vende ku ka shkallë të lartë ose të konsiderueshme të transmetimit.

“Ne po merremi me një virus tjetër tani”, tha Dr Anthony Fauci, këshilltari kryesor mjekësor i Shtëpisë së Bardhë, në lidhje me variantin delta në një intervistë me NPR.

Pra, a është e sigurt të udhëtosh? Përgjigja varet plotësisht nga rrethanat tuaja individuale, duke përfshirë profilin tuaj të rrezikut dhe tolerancën, thotë Dr Ashley Lipps, asistente profesoresh në ndarjen e sëmundjeve infektive në Qendrën Mjekësore Wexner të Universitetit Shtetëror të Ohio.

Këtu janë disa pyetje që mund të keni duke iu afruar planeve të udhëtimit veror:

Nëse jam i vaksinuar, a është në rregull të udhëtoj?

Asnjë udhëtim nuk është plotësisht i sigurt, dhe sa i sigurt është ai varet nga rrethanat individuale. Por gjëja më e mirë për të bërë nëse planifikoni të udhëtoni është të siguroheni që çdo person me ju të jetë plotësisht i vaksinuar, përfshirë të gjithë të rriturit, thotë Lipps. CDC rekomandon që të shtyni udhëtimin derisa të jeni plotësisht të vaksinuar.

Personat e vaksinuar dhe të pavaksinuar duhet të mbajnë maska ​​në aeroplanë , autobusë, trena dhe forma të tjera të transportit publik, si dhe brenda qendrave të transportit siç janë aeroportet dhe stacionet.

A mund t’i marr me vete fëmijët e mi të vegjël?

Udhëtimi është i ndërlikuar për familjet me fëmijë të vegjël, sepse vaksinat nuk janë ende në dispozicion për fëmijët.

Ju gjithashtu mund të ndërmerrni hapa për të minimizuar ekspozimin tuaj ndaj njerëzve të tjerë, të tilla si ngasja në makinë kundrejt fluturimit në aeroplan dhe qëndrimi në aktivitetet në natyrë në destinacionin tuaj, sugjeron ajo. Por Kullar thotë se është më mirë që familjet me fëmijë të vegjël të presin për të udhëtuar.

A është e sigurt të fluturosh?

Avionët janë në thelb pak më të rrezikshëm, sepse jeni brenda dhe afër shumë njerëzve të tjerë statusin e vaksinimit të të cilëve mund të mos e dini. Sigurohuni që të jeni plotësisht të vaksinuar para se të hipni në aeroplan.

Për shkak se delta është më e transmetueshme se variantet e tjera, “ka një probabilitet më të lartë, veçanërisht në ato ambiente të aeroportit që janë brenda, për t’ju vënë në rrezik dhe potencialisht, transmetuar dhe përhapur atë”, thotë Kullar. Të gjithë ata që mbajnë maska, të cilat kërkohen në transportin publik sipas rregullave federale, mund të zvogëlojnë rrezikun e transmetimit, thotë Lipps. “Marrja e masave paraprake të përshkruara me siguri mund të zvogëlojë mundësinë tuaj të infeksionit”, thotë ajo.

Burimi: Telegrafi

The post 3 gjëra për t’u marrë parasysh, nëse do të udhëtoni këtë verë gjatë pandemisë appeared first on Bioutiful.

Guida Michelin, si lindi ideja gjeniale e vlerësimit të restoranteve, duke i bërë njerëzit të konsumonin gomat e makinave
Michelin ne e njohim gjerësisht si kompania franceze e prodhimit të gomave por gjithashtu ata janë edhe botues të një publikimi të rëndësishëm Michelin Guides.

Bëhet fjalë për udhëzues të botuar për më shumë se një shekull, i cili përmbante informacione të dobishme për shoferët, duke përfshirë harta, udhëzime për riparimin dhe zëvendësimin e gomave, pikat e serviseve dhe mekanikëve për makinat, hotelet dhe pikat e karburantit në të gjithë Francën.

Në pamje të parë, dukej si një nismë shumë e mirë, në ndihmë të punëburrsave gjatë udhëtimit, por në fakt zanafilla e kësaj guide ishte krejt tjetër.

Në vitin 1900, në Francë qarkullonin më pak se 3,000 makina. Imagjinoni që në atë kohë nuk udhëtohej kaq shpesh e në distanca të gjata si sot, ndaj edhe kërkesat për goma ishin shumë të ulëta.

Për të rritur kërkesat e njerëzve për makina, rrjedhimisht edhe për goma, duhej gjetur një mënyrë që njerëzit të kishin një nxitje për të udhëtuar, sa më shpesh dhe sa më larg. Vëllezërve Édouard dhe André Michelin u lindi ideja për të botuar udhëzuesin për shoferët francezë, Guidën Michelin.

Guida Michelin vlerësonte cilësinë dhe përformancën e shërbimit të restoranteve duke i dhënë deri në tre yje. Kjo bëhej nga inspektorët e Michelin që udhëtonin në mënyrë të fshehtë, pa u identifikuar dhe që testonin cilësinë e gatimit dhe të shërbimit duke u dhënë yllin që meritonin.

Prej një shekulli në treg, gudia është shumë e rëndësishme, pasi vlerësimi ose zhvlerësimi i një ylli mund të kishte efekte të ndjeshme në suksesin e një restoranti. Sot kjo guidë botohet në shumë shtete të botës.

Burimi: PunëBurrash.com

The post Guida Michelin, si lindi ideja gjeniale e vlerësimit të restoranteve, duke i bërë njerëzit të konsumonin gomat e makinave appeared first on Bioutiful.