Shtatzënë Archives | Bioutiful

Sa kafe mund të pini gjatë shtatzanisë?
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, pirja e kafesë gjatë shtatzënisë lejohet, por me masë: jo më shumë se 200 miligramë në ditë, ose tre filxhanë ekspres, shkruan focus.it

Por këshillohet që gratë shtatzëna duhet të shmangin plotësisht pirjen e kafesë për të shmangur rreziqet e abortit, peshës së ulët të lindjes dhe komplikimeve të tjera.

Për të arritur në këtë përfundim, ekipi i Jack James nga Universiteti i Reykjavik në Islandë analizoi më shumë se 1200 studime të disponueshme mbi efektin e kafeinës tek gratë shtatzëna.

Artikujt raportuan rezultate për një ose më shumë nga gjashtë kategoritë kryesore të rezultateve negative të shtatzënisë: abort, lindje me pasojë vdekjen e fëmijës, peshë të ulët të lindjes, lindje të parakohshme, leuçemi akute të fëmijërisë, mbipeshë dhe obezitet infantil.

Në përgjithësi, hulumtimi gjeti një korrelacion statistikor midis konsumit të kafeinës (pa prag minimal) dhe mundësisë së dështimit të shtatzënisë, me përjashtim të lindjeve të parakohshme. Në praktikë, është më mirë të shmangni plotësisht kafeinën.

Prej kohësh dihet që kafeina shkakton rreziqe në shtatzëni (si dhe alkooli, duhani, droga etj.) sepse kalon placentën dhe arrin te fetusi, i cili nuk ka enzimat e nevojshme për ta metabolizuar.

Burimi: ATSH

The post Sa kafe mund të pini gjatë shtatzanisë? appeared first on Bioutiful.

Seksi gjatë shtatzanisë: dilemat, pozicionet, zgjidhjet
Edhe pse akti seksual i paraprin çdo shtatzënësie, më vonë pikërisht ai aktivitet bëhet njëri nga problemet më të mëdha. Seksi gjatë shtatzënësisë ndryshon, qoftë kur është fjala për teknikat apo komplet ndjenjat, sepse femra pëson ndryshime të shumta – edhe fizike, edhe psikike.

Disa shtatzëna ndihen shumë keq, të tjerat kanë ndjenjën se mu ashtu siç janë ndihen si femrat më të lumtura në botë. Disa meshkuj humbin dëshirën për seks për shkak të pamjes “së re” të partneres, të tjerët frikësohen se mos po e lëndojnë beben, por ka edhe të tillë të cilët e ndiejnë veten të tepërt.

Forcon afërsinë

Secili çift është tregim në vete, andaj problematika nuk mund të përgjithësohet – shumica kanë seks të shkëlqyeshëm, madje më të mirë se deri para shtatzënësisë, ndërsa të tjerët gjatë gjithë kohës abstenojnë. Një gjë është e sigurt, marrëdhëniet seksuale gjatë atyre nëntë muajve nuk i shkakton rrezik as nënës, as për bebes, natyrisht me kushtin që shtatzënësia të jetë normale, pa rrezik dhe që të ekzistojë dëshira te të dy partnerët. Nëse çdo gjë rrjedh siç duhet, marrëdhëniet seksuale mund të praktikohen deri kur të fillojnë dhembjet dhe të pëlcasë placenta.

Në tre muajt e parë, femra mund të ketë probleme me situatën e re të krijuar. Mund të ketë mundime, dhembje koke, nevojë për urinim të shpeshtë dhe vjellje, vazhdimisht ndien lodhje, andaj të gjitha këto nuk krijojnë dëshirë seksuale për partneren.

Në ato rrethana pakkujt i shkon mendja te kënaqësia. Është shumë me rëndësi që në tre muajt e parë të kultivohet afërsia ndërmjet partnerëve, sepse mashkulli mund të ndihet i pafuqishëm, madje edhe i refuzuar. Megjithatë, ai femrës duhet t’i ofrojë mirëkuptim të mjaftueshëm, butësi, ngrohtësi dhe dashuri, ndërkaq ajo duhet t’i vlerësojë këto.

Orgazmat, shumë më të fuqishme

Tremujori i dytë është më i përballueshëm për shtatzënën. Pasi organizmi tashmë është mësuar me shtatzënësinë, pushojnë mundimet, rreziku nga lindja spontane reduktohet në minimum, ndërkaq, sipas rregullit, shtatzëna ndihet shumë mirë. Mitra rritet dhe gradualisht i jep formën abdomenit të shtatzënës, mirëpo kjo nuk do të thotë që marrëdhëniet seksuale të jenë të pakëndshme.

Dëshira për seks oscilon – te një pjesë fare nuk ekziston, ndërkaq te pjesa tjetër shtohet për shkak të ndryshimeve hormonale. Disa shtatzëna atëherë, për herë të parë përjetojnë orgazmën. Mirëpo, kjo është periudha kur çifti fillon të brengoset – në mos e lëndon beben, apo mos ndoshta bebja mund të shohë se ç’po ndodhë aty brenda…

Në tremujorin e tretë marrëdhëniet seksuale mund të jenë të mrekullueshme, por edhe të pakëndshme kur stomaku gjithnjë e më i madh fillon edhe të lëvizë. Mund të paraqiten refuzimet të njërit apo edhe të të dy partnerëve për shkak të barkut “tepër të madh”.

Në qoftë se çiftet nuk i kanë ato paragjykime, mund t’i vazhdojnë marrëdhëniet seksuale, të hulumtojnë poza të reja, por, në të vërtetë, ato do të jenë të pakta, të cilat më vonë kurrë nuk do t’i praktikojnë.

Është konstatuar që orgazma te femra mund të shkaktojë kontraksione, të cilat gjenden në spermë dhe lidhem me zbutjen e grykës dhe me nxitjen e lindjes. Dhe krejt në fund të shtatzënësisë, kujdesi është shumë i rëndësishëm, sepse fyti i mitrës tëhollohet dhe fillon të hapet. Atëherë patjetër duhet të shkohet për t’u konsultuar te gjinekologu.

Në të vërtetë, nga fundi i shtatzënësisë shumicës së femrave as që u shkon mendja te seksi, gjë që është e kuptueshme.

Çfarë mund të shkaktojë probleme

Gjinjtë. Gjinjtë gjatë shtatzënësisë bëhen gati për rolin e tyre më të rëndësishëm. Që nga dita e parë e fekondimit, gjinjtë nën ndikimin e hormoneve, ndryshojnë. Në tremujorin e parë thimthat mund të shkaktojnë dhimbje me rastin e prekjeve, gjë që do të përjetohet si përvojë e pakëndshme edhe me rastin e përkëdheljeve gjatë marrëdhënieve seksuale.

Nga fundi i kësaj periudhe dhembja pushon, ndërkaq ndjeshmëria e shtuar mund të rritë kënaqësinë në seks. Posaçërisht nëse merret parasysh edhe rritja e gjinjve, pastaj plotësimi dhe forcimi i tyre.

Shumica e çifteve ndiejnë kënaqësi kur e shohin bashkëshorten me gjinj të tillë! Mirëpo, nga fundi i shtatzënësisë fillon të tajit kolostrumi (qumështi i parë), andaj rrjedhja, edhe pse nuk shkakton dhembje, mund të jetë pengesë gjatë marrëdhënieve seksuale.

Gjithashtu, stimulimi i gjinjve ndikon në tajitje të hormonit të quajtur oksitocinë, i cili shkakton kontraksione, andaj disa çifte gjinjtë “nuk i vënë në lojë” në përfundim të shtatzënësisë.

Vagjina. Shtimi i qarkullimit të gjakut në pjesën e komblikut për shkak të ndryshimeve hormonale do të shtojë dëshirën seksuale te disa shtatzëna, gjë për meshkujt do të thotë më shumë kënaqësi. Megjithatë, sasia e sekretit vagjinal shtohet gjatë shtatzënësisë, ndryshon dendësia e tij, por edhe aroma dhe shija.

Shtimi i lagështisë aktin seksual mund ta bëjë më të këndshëm, por në qoftë se kanali vagjinal bëhet shumë i lagësht dhe i rrëshqitshëm, mund të krijojë problem te ereksioni.

Aroma mund të paraqesë problem si te mashkulli, ashtu edhe te femra. Në asnjë rast, shtatzëna nuk duhet të ndihet e turpëruar, ato janë gjëra normale gjatë shtatzënësisë. Në qoftë se ndihet keq, duhet ta ketë të qartë se vagjina e saj shumë shpejt do t’i shërbejë vetëm një qëllimi, e ai është që të bëhet rruga e bebes për të ardhur në këtë botë.

Frika nga bebja. Problemet më të shpeshta që kanë të bëjnë me shtatzënësinë normale janë të natyrës psikike dhe të pranimit të faktit që “nëna nuk është më e vetme”. Kështu mund të paraqitet frika që penetrimi mund të lëndojë beben apo të shkaktojë dështim spontan, gjë që nuk është e vërtet. Fetusi është në mënyrë të shkëlqyeshme i mbrojtur në qesen amnione në mitër, ndërkaq mitra është e mbyllur dhe e ndarë nga ambienti i jashtëm me sekrecion të mukozës dhe është e mbyllur.

E dyta, te disa çifte paraqitet frika që bebja është e vetëdijshme për atë që po bëjnë nëna dhe babai, posaçërisht në javët e fundit të shtatzënësisë, duke e argumentuar këtë me faktin se bebja kërcen dhe lëviz çdoherë pas aktit seksual. Fetusi nuk mund të jetë i vetëdijshëm për këtë gjë, nuk mund të dijë se ç’po ndodh, as që seksi do t’i shkaktojë pasoja psikike të mëvonshme, ndërkaq reaksioni i bebes paraqet përgjigje ndaj aktivitetit të hormoneve dhe mitrës pas marrëdhënies.

Frika nga infeksionet. Po qe se bashkëshorti nuk ka sëmundje ngjitëse, nuk ka rrezik nga infeksionet. Pra, fetusi është plotësisht i mbrojtur nga të gjithë mikroorganizmat, gjithnjë deri sa të pëlcasë placenta. Meqenëse pëlcitja e placentës mund të ndodhë në çdo çast në muajin e fundit të shtatzënësisë, është i domosdoshëm të përdoret prezervativi si mjet plotësues “sigurimi” nga infeksionet.

Marrëdhëniet seksuale PLOTËSISHT ndërpriten, nëse:

1. ekziston rreziku nga dështimi spontan apo nga lindja e parakohshme;
2. ekziston placenta previa;
3. shtatzëna ndien dhembje gjatë aktit seksual;
4. paraqitet gjakrrjedhje pas aktit seksual apo kullim i dyshimtë.

Për çdo rast, nëse ekziston edhe dyshimi më i vogël, duhet shkuar për konsultime te gjinekologu, sepse asgjë nuk është më e rëndësishme se shëndeti, si i nënës, ashtu edhe i bebes. Mirëpo, nuk duhet të dëshpëroheni, por të kërkoni mënyra të reja të shfaqjes së dashurisë dhe të butësisë.

Pozicionet më të përshtatshme dhe seksi – teknikat me barkun e madh

Pozicionet e përshtatshme, pos ekzistimit të dëshirës së dyanshme seksuale, duhet të jetë edhe kujdesi më i madh. Ndonjëherë është e vështirë të realizohet, posaçërisht nga përfundimi i shtatzënësisë, kur barku i shtatzënës i ngjan pothuajse një kodre, të cilën mund ta kapërcejë vetëm personi që merret me aktivitete sportive. Megjithatë, as mashkulli e as femra, nuk është e nevojshme të jenë gjimnastë të shkëlqyer – u nevojitet vetëm pak të hulumtojnë.

Pozicioni i misionarit duhet patjetër të përshtatet duke vënë jastëkun nën pjesën e poshtme të shpinës së bashkëshortes, me ç’rast bashkëshorti bie në gjunjë, ndërkaq gjunjët i vë nën këmbët e saj.

Bashkëshortja ulet mbi bashkëshortin – është e përshtatshme, edhe pse shpesh shkakton dyshime për shkak “të madhësisë” së bashkëshortes. Me këtë rast mund të jetë e kthyer nga fytyra e partnerit apo nga shputat e tij, ndërkaq pozita ulur lë vend të mjaftueshëm për barkun.

“Depërtimi nga prapa” – me siguri është zgjedhja më e mirë, më komode dhe më stimuluese për femrën, por edhe për mashkullin, sepse u ofron nivel të lartë stimulimeve fizike dhe vizuale. Variacioni i kësaj poze është edhe “pozita e qenit”, qoftë kur është fjala për mbështetjen në gjunjë apo në shuplaka, qoftë kur femra mbështetet në bërryla dhe në duar. Mundësia e tretë “nga prapa” është pozita anash ku bashkëshorti shtrihet pas bashkëshortes, në rastin më të mirë nën këndin prej 90 gradësh.

Stimulimi me dorë (të dy partnerët) është lehtë i praktikueshëm, si edhe kënaqësia orale. Nuk duhet të jeni të dëshpëruar kur, për shkak të ndonjë arsyeje, njëri nga partnerët nuk mund të shkojë “deri në fund”. Bërja dashuri, para së gjithash, kontakti i cili mund të përfshijë vetëm përkëdheljet, puthjet, masazh të lehtë…

Vënia e aktit intim në krye të prioriteteve gjatë shtatzënësisë i lidh partnerët në një mënyrë të veçantë në këtë periudhë të mrekullueshme dhe zhvillon afërsinë, të cilën, më vonë, do ta ndani me beben.

Burimi: Telegrafi

The post Seksi gjatë shtatzanisë: dilemat, pozicionet, zgjidhjet appeared first on Bioutiful.

5 arsyet pse gratë shtatzëna duhet të pinë lëng portokalli
Lëngu i portokallit është një domosdoshmëri për gratë shtatzëna në dietën e tyre. Një gotë në mëngjes me lëng portokalli mund të japë një sasi të mirë të vitaminës C që rrit imunitetin tuaj, ju mbron nga radikalet e lira, dhe rrit përthithjen e hekurit, së bashku me një mori  antioksidantësh të tjerë. Lëngu i portokallit përmban gjithashtu folate të cilat ndihmojnë në parandalimin e defekteve të tubit nervor dhe përmban kalium që mban në ekuilibër tensionin e gjakut.

Shtatzënia vjen me shumë limitime në dietën tuaj! Ha këtë, mos ha atë… Në fakt edhe disa ushqime të shëndetshme duhet të shmangen pasi ato mund të përkeqësojnë problemet si urthi dhe acidi refluks. Portokalli është një agrume dhe mund të shkaktojë urth, prandaj shumë mund të pyesin a është e sigurt nëse një grua shtatzënë pi lëng portokalli gjatë shtatzënisë. Përgjigja është “po.” Nëse pihet në sasi të moderueshme, lëngu i portokallit nuk është vetëm i sigurt për gratë shtatzëna por ka edhe shumë përfitime shëndetësore.

5 arsyet pse gruaja shtatzënë duhet të pijë lëng portokalli

1. Përmban vitaminë C

Ndërkohë që vitamina C është shumë e rëndësishme gjatë shtatzënisë, suplementët me doza të larta mbi 2 gramë mund të jenë të dëmshme. Por nëse e konsumoni në ushqim kjo nuk është problem, prandaj merreni vitaminën C nga ushqimi.

Një gotë lëng portokalli përmban 124 mg vitaminë C, që është 1.45 herë më e lartë se 85 mg që ju nevojitet gjatë shtatzënisë. Vitamina C është një antioksidant i fuqishëm që i nevojitet trupit për ta mbajtur sistemin imunitar në formë. Ajo ofron mbrojtje kundër patogjeneve të jashtëm dhe radikaleve të lira në trup. Gjatë shtazënisë, trupi juaj gjeneron më shumë radikale të lira dhe prandaj ju nevojiten më shumë antioksidantë për të evituar shkatërrimin e qelizave si dhe të fetusit tuaj. Kjo është arsyeja pse gjatë kësaj faze të rëndësishme në jetën e gruas duhet të hani perime dhe fruta të freskëta.

2. Lëngu i portokalli shton përthithjen e hekurit

Shtatzënia vjen me një kërkesë në rritje për hekurin falë rritjes së numrit të enëve të gjakut. Kërkesa e përditshme e hekurit është nga 18 mg në 27 mg, dhe ju duhet të jeni veçanërisht të kujdesshëm për të përmbushur nevojat tuaja ditore të hekurit dhe për të shmangur mungesën në fazat e mëvonshme të shtatzënisë. Mungesa e hekurit në dietë mund të ketë pasoja si anemia, lindja e parakohshme dhe zhvillimi i dobët i foshnjës. Ndërkohë që shtesat e shtatzanisë përmbajnë hekur, është më mirë që të merrni lëndë ushqyese nga burimet ushqimore.

Prandaj duhet të konsumoni portokaj të pasur me vitamin C, pasi kjo vitaminë shton përthithjen e hekurit. Prandaj kur hani spinaq ose shparg, pini edhe një gotë me lëng portokalli.

3. Lëngu i portokalli përmban folate

Lëngu i portokallit mund të kontribuojë gjithashtu në marrjen e folateve ose vitaminës B9. Duke pasur parasysh se gjatë shtatzënisë, kërkesa e përditshme e folateve rritet nga 400 në 600 mg, një gotë lëng portokalli mund t’ju ofrojë rreth 12% të kërkesës suaj ditore. Natyrisht, kjo duhet të plotësohet me ushqime të pasura me folate dhe me acid folik (forma sintetike e folatit) shtesë.

Është shumë i rëndësishëm në shtatzëni, mbron zemrën, ul tensionin e lartë të gjakut, përmirëson funksionet kardiake dhe performancat fizike.

Acidi folik, i njohur ndryshe si vitamina B9, është zbuluar në vitin 1939. Nuk prodhohet nga organizmi, ndaj duhet të merret përmes ushqimeve. Nevojat e përditshme, në gjendje normale, janë rreth 0.2 mg. Në dhjetëvjeçarët e fundit, është cilësuar si thelbësor në parandalimin e keqformimeve te të porsalindurit, sidomos ato që lidhen me tubin nervor e që nisin në fazën e parë të zhvillimit të embrionit. Gjatë shtatzënisë, nevoja për acid folik dyfishohet, sepse fetusi përdor rezervat e nënës.

Por studimet e shumta kanë treguar se ai nuk është i domosdoshëm vetëm në shtatzëni. Ndikon në uljen e tensionit të lartë të gjakut, në parandalimin e zhvillimit të kancerit në prostatë, në punën e zemrës dhe performancat fizike.

Gratë, sidomos ato që merren me sport dhe stërviten çdo ditë, mund të përballen me ndonjë situatë amenorreje, d.m.th. bllokimin e ciklit menstrual, që gjithmonë shoqërohet me rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve kardiake. Por ky problem mund të evitohet përmes suplementeve të acidit folik, sipas një studimi të publikuar në “Clinical journal of sport medicine”.

Kështu, kërkuesit e “Medical College of Wisconsin a Milwaukee” në SHBA kanë zbuluar se acidi folik mund të përmirësojë fluksin e gjakut nëpër arterie, duke rritur kështu fluksin e gjakut në zemër. Acidi folik përdoret nga trupi për krijimin e gjakut shtesë, për të cilin ka nevojë organizmi gjatë shtatzënisë. Të gjitha gratë duhet të konsumojnë 0.4 mg acid folik në ditë.

Ju duhet të filloni të merrni acid folik para se të ngeleni shtatzënë. Defektet e tubit nervor zakonisht zhvillohen shumë herët në shtatzëni, shpesh përpara se gratë ta kuptojnë që janë shtatzënë. Nëse jeni shtatzënë dhe nuk keni marrë acid folik, ju mund të filloni menjëherë për të parandaluar çdo defekt nervor që mund të zhvillohet në tre muajt e parë të shtatzënisë. Mungesa e acidit folik rrit mundësinë e një defekti të tubit nervor, që shoqërohet me defekte në zhvillimin e palcës kurrizore.

Një dietë e pasur me acid folik duhet të përmbajë domosdoshmërish prime me gjethe jeshile, si spinaqi, brokoli, asparagët dhe lakra. Po ashtu, portokallet, drithërat, agrumet dhe fruta si limoni, kivi, apo luleshtrydhet. Por duhet pasur kujdes, sepse është vërtetuar se gjatë gatimit shkatërrohet pjesa më e madhe e acidit folik që gjendet tek ushqimet.

4. Lëngu i portokallit ul tensionin e lartë të gjakut

Lëngu i portokallit është burim i mirë i kaliumit, pasi një gotë përmban 496 mg kalium, ose rreth 10% të kërkesës suaj ditore. Kaliumi është thelbësor për funksionimin e shëndetshëm të zemrës, ekuilibrine lëngjeve të trupit dhe tretjen. Ai gjithashtu rregullon tensionin e gjakut dhe parandalon hipertensionin

5. Lëngu i portokalli i mbushur me antioksidantë

Përveç vitaminës C, portokajt kanë edhe shumë karotenoide si alpha-carotene, beta-carotene, lutein dhe zeaxanthin. Beta-carotene është një antioksidant i fuqishëm që na mbron nga stresi oksidativ dhe inflamacioni. Beta-carotene konvertohet në retinol ose vitaminë A brenda trupit. Për më tepër, ajo njihet për përmirësimin e shëndetit të kockave dhe vonon shfaqjen e osteoporozës

Portokalli ka gjithashtu 2 antioksidantë të tjerë që janë hesperidin dhe naringenin, që ndihmojnë në reduktimin e inflamacionit

Kujdes!

-Nëse pini lëng portokalli nga kutitë, të paktën zgjidhni një pa sheqer.

-Më mirë është të shtrydhni lëng të fresktët dhe të konsumoni edhe lëkurën pasi ajo ka përmbajtjen më të lartë të antioksidantëve.

-Nëse vuani nga urthi uleni sasinë e portokallit që konsumoni.

-Nëse vuani nga diabeti mirë është të konsultoheni me mjekun për sasinë e portokallit që duhet të konsumoni.

Burimi: Radio e Jashtme e Kinës (CRI)

The post 5 arsyet pse gratë shtatzëna duhet të pinë lëng portokalli appeared first on Bioutiful.