Perime Archives | Bioutiful

Historia antike dhe vlerat dietike të bishtajoreve
Historia e bishtajoreve i ka rrënjët në lashtësi.

Qiqrat, thjerrëzat dhe bizelet u rritën për herë të parë midis viteve 7 000 – 3 000 para Krishtit në Lindjen e Mesme, shkruhet në gazetën italiane ”Il Giornale”.

Nga këtu ato u përhapën në Europën Qendrore dhe Jugore në shekullin e 16-të, pas ekspeditave spanjolle.

Thjerrëzat, rreth të cilave rrotullohet historia biblike, u gjetën edhe në varret e faraonëve të dinastisë së 12-të egjiptiane.

Fasulet, të përdorura që në vitin 6 000 para Krishtit, u zbuluan në Amerikë.

Fasulet, së bashku me botën e të vdekurve dhe me praktikat ezoterike, u konsideruan tabu nga kasta meshtare egjiptiane dhe nga shkolla greke pitagoriane.

Të pasura me fibra dhe me një fuqi të lartë ngopëse, bishtajoret janë me pak yndyrë dhe veçanërisht të përshtatshme për dietat me pak yndyrë.

Për më tepër, vetitë e tyre i bëjnë ata efektivë në parandalimin e kushteve të caktuara, të tilla si divertikuloza e zorrës së trashë, kapsllëku, gurët në fshikëz e tëmthit, diabeti, mbipesha, sëmundjet dismetabolike dhe ateroskleroza.

Gjithmonë konsideruar si mishi i të varfërve, thjerrëzat janë konsumuar që nga kohërat parahistorike. Forma e veçantë e thjerrëzave, nga e cila rrjedh emri i tyre, kujton atë të një monedhe; kjo është arsyeja pse është zakon të hahet atë në prag të Vitit të Ri, si një dëshirë për pasuri dhe prosperitet.

Këto bishtajore njihen për vlerën e tyre të lartë ushqyese.

Qiqrat janë farat e bimës Cicer arietinum që i përkasin familjes Fabaceae.

Shkurre, me origjinë nga Lindja e Mesme, u përhap së pari në Egjipt dhe pastaj në pellgun e Mesdheut.

Atyre u atribuohen edhe veti afrodiziake.

Burimi: Agjencia Telegrafike Shqiptare

The post Historia antike dhe vlerat dietike të bishtajoreve appeared first on Bioutiful.

Si ta bëni fëmijën të hajë fruta dhe perime kur nuk i do
Fëmijët kanë nevojë për vitamina nga frutat dhe perimet, por për fat të keq sapo shohin fasulet, karotat ose spinaqin në pjatën e tyre, e vënë atë në këmbë.

Këtu janë disa mënyra për t’i udhëzuar fëmijët tuaj që të hanë më mirë:

Bëni një orar

Fëmijët duhet të hanë çdo tre deri në katër orë: tre vakte dhe shumë lëngje. Nëse planifikoni ta bëni këtë, dieta e fëmijës suaj do të jetë shumë më e ekuilibruar. Vendosni një frigorifer portativ me pako akulli në makinë kur dilni me fëmijët dhe sigurojini atij karota, biskota, kos dhe ujë, kështu që nuk keni nevojë për ushqim nga jashtë.

Hartoni menunë javore

Nëse e keni të vështirë një menu javore, filloni me dy ose tre ditë në të njëjtën kohë. Një vakt i mirë nuk duhet të jetë i shijshëm, por duhet të jetë i balancuar. Për shembull, në vend që të bëni mish me spageti, bëni mish me kungull të njomë.

Gatuani me fëmijët

Nëse fëmijët tuaj përfshihen në zgjedhjen ose përgatitjen e vakteve, ata do të jenë më të interesuar të hanë atë që kanë krijuar. Çojini në supermarket dhe lërini të zgjedhin produktin për ju. Nëse ato janë mjaft të mëdha, lërini të presin perimet dhe përziejini ato në sallatë.

Bëhuni model

Nëse jeni vazhdimisht në dietë ose keni zakone të paqëndrueshme të ngrënies, fëmijët tuaj do të rriten duke menduar se kjo lloj sjelljeje është normale. Jini të sinqertë me veten në lidhje me llojet e mesazheve që po dërgoni. Besojini trupit tuaj që t’ju ​​tregojë kur jeni të uritur dhe kur jeni të ngopur, dhe fëmijët tuaj do të mësojnë të bëjnë të njëjtën gjë.

Burimi: Abcnews

The post Si ta bëni fëmijën të hajë fruta dhe perime kur nuk i do appeared first on Bioutiful.

Gjashtë hapa praktikë për konsumimin e sigurtë të frutave dhe perimeve të freskëta
Kontrollo

Kontrolloni për t’u siguruar se frutat dhe perimet e freskëta që ju blini nuk janë të shtypur ose të dëmtuar.

Kontrolloni që frutat dhe perimet e freskëta të prera si sallatat dhe pjeprat e prerë të cilat janë të paketuara, të jenë në frigoriferin e dyqanit para se ti blini. Mos blini artikuj të freskëta të prerë që nuk janë në frigorifer.

Pastro

Lani duart me ujë të ngrohtë dhe sapun të paktën 20 sekonda para dhe pas trajtimit të frutave dhe perimeve të freskëta.

Pastro të gjitha sipërfaqet dhe enët e kuzhinës me ujë të nxehtë dhe sapun, duke përfshirë dërrasën ku bëhet prerja, veglat e qërimit dhe thikat që do të prekin frutat ose perimet e freskëta para dhe pas përgatitjes së ushqimit

Shpëlaji frutat dhe perimet e freskëta nën ujë të rrjedhshëm, duke përfshirë
ato me lëkurë dhe lëvore që nuk janë të ngrënshme. Frutat dhe perimet e ambalazhuara të cilat kanë emërtimin në etiketë “gati për të ngrënë”, “të larë” ose”Larë trefish” nuk duhet të lahen.

Fërkoje fortë lëkurën e frutave dhe perime nën ujë të rrjedhshëm ose pastroje me një furçë perimesh të pastër ndërsa i shpëlan me ujë të rrjedhshëm

Thaji ftutat dhe perimet me një peshqir të pastër ose letër

Asnjëherë mos përdorni pastrues ose zbardhues për të larë frutat ose perimet e freskëta. Këto produkte nuk janë të menduara për konsum.

Ndaj

Kur bëni pazar, sigurohuni që frutat dhe perimet e freskëta të jenë të ndara nga kimikatet shtëpiake dhe ushqimet e papërpunuara të tilla si mishi, shpendët dhe prodhimet e detit në qeske në veçanta.

Mbani frutat dhe perimet e freskëta të ndara nga mishi i gjallë,shpendët apo prodhimet e detit në frigoriferin tuaj.

Ndani frutat dhe perimet e freskëta nga mishi, shpendët dhe prodhimet e detit. Mos e përdorni të njëjtin dërrasë në të cilën bëhet prerja pa e pastruar me ujë të ngrohtë dhe sapun përpara dhe pas përgatitjes së frutave dhe perimeve të freskëta

Gatuaj

Gatuaj ose hidhni  frutat apo perimet që kanë prekur mishin e papërpunuar, shpendët, prodhimet e detit apo lëngjet e tyre.

Ftoh

Ftohni në frigorifer të gjitha prerjet, lëkurat e frutave dhe perimeve të freskëta të gatuara,brenda dy orëve.

Hidhni / flakni

Hidhni frutat dhe perimet e freskëta që nuk kanë qenë në frigorifer brenda dy orëve të prerjes, heqjes së lëkurës apo gatimit

Hiqni dhe hidhni pjesët e mavijosura ose të dëmtuara të frutave dhe perime përpara se të gatuhen ose të hahen të papërpunuara

Hidhni çdo frut apo perim që nuk do të gatuhet në qoftë se ajo ka prekur mish të papërpunuar, shpend apo prodhim deti

Nëse keni  ndonjë dyshim, hidhini!

Bëje Sigurinë e Ushqimit  Një Prioritet

Ekspertë të shëndetit dhe të ushqyerit vazhdojnë të rekomandojë shtimin e sa më shumë frutave dhe perimeve në një dietë të shëndetshme ditore dhe është shumë e rëndësishme që konsumatorët të dinë se si ti trajtojnë ato si duhet – jini në çdo moment të kujdesshmëm si për pastrimin ashtu dhe përpunimin e përdorimin e tyre.

Burimi: Autoriteti Kombëtar i Ushqimit

The post Gjashtë hapa praktikë për konsumimin e sigurtë të frutave dhe perimeve të freskëta appeared first on Bioutiful.

Vlerat e patëllxhanit, ose të frutit që e njohim si perime
Patëllxhanët janë konsumuar prej mijëra vitesh dhe gatuhen në avull, të skuqur apo turshi.

Patëllxhanët njihen si “aubergine” në disa vende europiane dhe “brinjal” në Azinë Juglindore. Në fakt shumë prej nesh mund ta quajmë patëllxhanin perime, por teknikisht, ai është një frut edhe pse gatuhet si një perime.

Ekzistojnë qindra lloje patëllxhanesh që ndryshojnë nga forma, përmasa dhe ngjyra nga më të larmishmet si jeshile, të bardha, vjollcë dhe portokalli. Patëllxhani duhet të gatuhet mirë për të neutralizuar farat e hidhura. Disa njerëz e dashurojnë këtë frut, disa të tjerë e urrejnë.

Por patëllxhanët janë një zëvëndësues perfekt i mishit në dietat vegjetariane. Ato mund të forcojnë kockat, parandalojnë osteoporozën, reduktojnë simptomat e anemisë, fuqizojnë funksionet e trurit, përmirësojnë shëndetin kardiovaskular, sistemin tretës, ndihmojnë me rënien në peshë, mbajnë diabetin nën kontroll, ulin stresin, mbrojnë foshnjet nga defektet e lindjes, madje edhe parandalojnë tumoret.

Vlerat fantastike të patëllxhanit vijnë kryesisht nga vitaminat dhe mineralet pasi është i mbushur me vitamina C, K, B6, magnez, fosfor, bakër, fibër, acid folik, potas dhe mangan.

Përfitimet shëndetësore nga patëllxhani

1. Diabeti i tipit 2: Prania e fibrave dhe e karbohidrateve tek patëllxhani kontrollon përthithjen e glukozës dhe ul nivelet e glukozës në gjak, tek pacientët me diabet të tipit 2. Prezenca e fenoleve e bën këtë perime të shkëlqyer për diabetikët.

2. Shëndeti i zemrës: Kaliumi hidraton trupin dhe parandalon sëmundjet koronare të zemrës. Elementët ushqyes ndihmojnë në reduktimin e kolesterolit dhe përmirësojnë qarkullimin e gjakut. Elemente të tjera ushqyese si folatet, magnezi, kaliumi, vitamina B3 dhe B6, antioksidantët dhe beta karoteni ulin rrezikun për sëmundje zemre. Patllëxhani ka nivel tepër të ulët të yndyrës, kripës dhe kolesterolit.

3. Shëndetin e trurit: Elementet ushqyese tek kjo perime mbrojnë membranat e qelizave dhe shkatërrojnë radikalet e lira si pasojë e stresit oksidativ, si dhe mbajnë të kthjellët trurin dhe kujtesën. Vitaminat B kompleks kanë funksion çlirues kundër stresit.

4. Rregullon hekurin: Hekuri është një element tepër i rëndësishëm transportimin e oksigjenit, por nëse është me tepricë shkatërron trupin. Nasunin, tek patllëxhani ndihmon në largimin e hekurit të tepërt në trup.

5. Humbje në peshë: Patllëxhani ka përmbajtje të lartë uji, ka pak kalori dhe është një burim i shkëlqyer fibrash dietike, të cilat na bëjnë ndihemi të ngopur për një kohë të gjatë, si dhe menaxhojnë nivelet e sheqerit në gjak dhe përshpejtojnë nxjerrjen e shpejtë të toksinave. Gjithashtu forcon metabolizmin dhe bën që trupi të djegë më shpejt yndyrën, e kështu humbni më shpejt në peshë.

6. I bën mirë tretjes: Supa prej patëllxhani dhe domate hap oreksin dhe ndihmon për një sistem të shëndetshëm tretës. Antioksidantët dhe fibrat rregullojnë lëvizjen e zorrëve, po ashtu parandalojnë kancerin e zorrëve dhe lehtësojnë pasoja nga hemorroidet, koliti, gastritis dhe inflamacioni i stomakut. Supa me patëllxhan pure dhe hudhra ndihmon në largimin e infeksioneve

7. Anti bakterial: Vitamina C tek patëllxhani është një burim i mirë kundër viruseve dhe kundër bakterieve.

8. Lëkurë të pastër: Patëllxhanët janë të pasur në minerale, vitamina dhe fibra dietike. Sa më e lartë përmbajtja e ujit, aq më e hidratuar fytyra dhe pa rrudha. Antioksidantët, antocianina, veprojnë si substance kundër moshimit.

9. Forcon flokët: Mineralet, vitaminat dhe përmbajtja e lartë e ujit tek

patëllxhanët ndihmon në ushqimin e skalpit, parandalon djegien e fundeve të flokëve dhe i mban flokët të shëndetshëm dhe të fortë. Enzimat ndihmojnë në stimulimin e folikulit të flokëve dhe ofrojnë shkëlqim për flokun tuaj.

10. Për shëndetin e shpretkës: Ata të cilët vuajnë nga malaria, duhet të pjekin patëllxhanë me sheqer dhe ta konsumojnë në stomak bosh çdo mëngjes që të ushqejnë shpretkën.

11. Lufton pagjumësinë: Nëse keni vështirësi të flini, hani një patllëxhan të pjekur në darkë. Nëse e bëni këtë rregullisht është provuar se kuron

pagjumësinë.

12. Kundër hemorroideve: Patëllxhanët janë përdorur për mijëra vite në mjekësinë tradicionale kundër hemorroideve.

13. Parandalon kancerin e zorrës së trashë: Fibrat tek patëllxhani ulin riskun e prekjes nga kanceri i zorrës së trashë, pasi ato thithin toksinat dhe kimikatet. Antioksidanti, acidi klorogjenik, lufton radikalet e lira në trup si dhe mbron qelizat e shëndetshme nga transformimi i tyre në qeliza tumoriale.

14. Ndihmon në lënien e duhanit: Patëllxhani përmban një sasi të ulët nikotine, që ndihmon duhanpirësit në përpjekjen e tyre për të lënë duhanin

15. I mbushur me vitamina dhe minerale: Patëllxhani përmban një sasi të konsiderueshme proteinash, vitamine C dhe hekuri. Ai është gjithashtu një burim i mirë i kalciumit, kaliumit, fosforit, acidit folik dhe beta karotenit.

16. Kuron disa sëmundje: Studimet kanë treguar se patëllxhani ka veti kurative, kuron astmën, problemet me dhëmbët dhe parandalon trashjen e arterieve.

Burimi: Radio e Jashtme e Kinës (CRI)

The post Vlerat e patëllxhanit, ose të frutit që e njohim si perime appeared first on Bioutiful.