Mëlçia Archives | Bioutiful

Shëndeti i mëlçisë nis nga mëngjesi
Mëngjesi i bollshëm dhe i shëndetshëm ka aftësinë të parandalojë dhjamosjen e mëlçisë dhe të riparojë dëmet e shkaktuara në këtë organ.

Dhjamosja e mëlçisë është një sëmundje e cila po transformohet dalëngadalë në një nga kërcënimet më të mëdha të shëndetit të njeriut.

Sipas të dhënave, ajo mund të përbëjë pikënisjen e shumë sëmundjeve të tjera më të rrezikshme.

Akumulimi i yndyrnave në qelizat e mëlçisë shkakton inflamacion dhe një dëmtim të pariparueshëm në këtë organ të rëndësishëm.

Në fillimet e saj, kjo sëmundje manifestohet me plogështi dhe dhimbje të mprehtë në anën e sipërme dhe të djathtë të barkut.

Nëse sëmundja kapet herët, dëmet e saj mund të riparohen. Nëse sëmundja diagnostikohet në fazë më të avancuar, pasojat mund të jenë vërtetë të rënda.

Përzgjedhja e ushqimeve të duhura e të shëndetshme është e një rëndësie të madhe për shëndetin e mëlçisë.

Mëngjesi konsiderohet si vakti më i rëndësishëm i ditës dhe sipas ekspertëve ai ofron përfitime të larmishme në organizëm.

Një mëngjes i mirë dhe i bollshëm arrin të:

– Rrisë nivelet e energjisë,

– Përmirësojë metabolizmin,

– Zvogëlojë masën trupore,

– Përmirësojë aftësitë e të nxënit,

– Stabilizojë nivelet e sheqerit në gjak,

– Ulë ndjeshmërinë ndaj insulinës,

– Zvogëlojë sasitë e depozitave dhjamore në mëlçi.

Ushqimet e duhura për një mëlçi të shëndetshme

Ekspertët thonë se njerëzit duhet të hanë shumë ushqime me nivel të ulët glicemie. Kjo nënkupton hequr dorë nga buka e bardhë dhe duhet zgjedhur bukë me drithëra të plota.

Tërshëra është një nga shembujt më të mirë të ushqimeve me nivel të ulët glicemie, sepse tretet ngadalë dhe nuk rrit nivelin e sheqerit në gjak.

Frutat si: qershia, qitro, kumbulla, portokalli, rrushi, pjeshka, dardha dhe molla janë të rekomanduara çdo mëngjes.

Kosi është një tjetër ushqim që nuk duhet të mungojë në tryezën tuaj, sepse është i shëndetshëm jo vetëm për stomakun, por sidomos për mëlçinë.

Burimi: Agjencia Telegrafike Shqiptare

The post Shëndeti i mëlçisë nis nga mëngjesi appeared first on Bioutiful.

Paracetamoli: Konsumimi i tepërt i ilaçit popullor mund të shkaktojë në mosfunksionim të mëlçisë
Doza e zakonshme e paracetamolit është një ose dy tableta 500 miligramëshe në të njëjtën kohë.

Shumica e njerëzve mund të marrin paracetamol në mënyrë të sigurt, përfshirë gratë shtatzëna dhe ato që ushqejnë me gji. Ekspertët e shëndetit e kanë ditur për dekada se paracetamoli në sasi të mëdha, megjithatë, është toksik për mëlçinë.

Cilat janë shenjat paralajmëruese që mëlçia juaj mund të preket nga konsumi i tepërt i paracetamolit?

Studimet kanë treguar se në mjedise të caktuara paracetamoli mund të dëmtojë mëlçinë duke dëmtuar lidhjet strukturore vitale midis qelizave ngjitur në organ.

Ndërsa dëmtimi akut i mëlçisë mund të ndodhë edhe kur përdoret në ose nën dozën maksimale të rekomanduar ditore prej katër mijë miligram, toksiciteti i paracetamolit është shpesh rezultat i gëlltitjes së paracetamolit mbi këtë dozë maksimale.

Një mbidozë e disa paracetamolit dihet se shkatërron gjysmën e qelizave të mëlçisë së një personi në më pak se një javë. Në një studim të botuar në Oxford Academic, u hetua toksiciteti i paracetamolit në lidhje me dështimin e mëlçisë. Studimi vuri në dukje: “Pranimet në spital për shkak të helmimit janë rritur në mënyrë të qëndrueshme nga vitet 1950. Në Oksford, përqindja e mbidozave me paracetamol u rrit nga 14.3 për qind në 1976 në 42 për qind në 1990, dhe në 1993, 47.8 për qind e të gjitha mbidozave përfshinin ilaçe që përmbajnë paracetamol”.

Dr Leonard Nelson, nga Universiteti i Edinburgut, tha: “Paracetamoli është ilaçi i preferuar i dhimbjeve në botë. Është i lirë dhe konsiderohet i sigurt dhe efektiv në doza terapeutike. Sidoqoftë, dëmtimi i mëlçisë i shkaktuar nga ilaçet mbetet një problem i rëndësishëm klinik dhe një sfidë për zhvillimin e barnave më të sigurta”.

Burimi: Telegrafi

The post Paracetamoli: Konsumimi i tepërt i ilaçit popullor mund të shkaktojë në mosfunksionim të mëlçisë appeared first on Bioutiful.

Çfarë i ndodh mëlçisë tuaj, kur pini më shumë se dy birra në ditë?
Shumë prej nesh kënaqen duke pirë ndonjë birrë të ftohtë, pasdite ose në mbrëmje vonë. Por, nuk duhet ta teprojmë duke pirë alkool më shumë se duhet.

Veçanërisht alkooli mund të përbëjë një kërcënim për organet vitale, kryesisht mëlçinë tuaj. Kjo është për shkak se një nga funksionet kryesore të mëlçisë është neutralizimi dhe filtrimi i toksinave dhe substancave të tjera të dëmshme në gjak, dhe alkooli konsiderohet një toksinë. Por kjo nuk është e gjitha ajo çka që bën mëlçia për ne. Ajo gjithashtu prodhon proteina, enzima dhe hormone që trupi përdor për të luftuar infeksionet.

Mëlçia është gjithashtu përgjegjëse për prodhimin e tëmthit, i cili ndihmon në shpërbërjen e yndyrave në zorrën e hollë gjatë tretjes. Madje ndihmon në rregullimin e mpiksjes së gjakut.

Duke patur rol të rëndësishëm për kaq shumë procese thelbësore në trup, është jetike që mëlçia juaj të mbetet në formë të mirë, në mënyrë që të funksionojë siç duhet dhe t’ju mbajë të shëndetshëm. Por nëse pini shumë alkool, që do të thotë dy deri në tre birra çdo ditë, atëherë mund të rrezikoheni nga dëmtimi i mëlçisë.

Konsumatorët që disa birrave në ditë, janë në rrezik të lartë për të zhvilluar sëmundje alkoolike të mëlçisë yndyrore të njohur gjithashtu si steatoza hepatike. Llogaritet se 90% e këtyre konsumatorëve të birrave kanë një shkallë kësaj gjendjeje të sëmundjes. Pirja e tepërt e alkoolit mund të pengojë shpërbërjen e yndyrnave në mëlçi, prandaj ndodh grumbullimi i dhjamit.

Sepse mëlçia juaj është përgjegjëse për neutralizimin e shumicës së alkoolit që pini – një proces që gjeneron substanca të dëmshme. Këto substanca mund të nxisin inflamacionin, dëmtojnë qelizat e mëlçisë dhe në fund të fundit dobësojnë sistemin imunitar të trupit tuaj. Lajmi i mirë është që kjo sëmundja është e shërueshme.

Dikush që ka sëmundje alkoolike të mëlçisë mund ta ndryshojë gjendjen, duke eliminuar alkoolin nga përditshmëria e tyre për disa javë në minimum. Pra, nëse pini shumë birrë rregullisht dhe filloni të vëreni siklet pranë mëlçisë tuaj, ndjeheni të lodhur ose keni humbje peshe të pashpjegueshme, dijeni se këto janë simptoma të sëmundjes alkoolike të mëlçisë .

Nëse lihet e patrajtuar për një periudhë kohe, mund të shndërrohet në hepatit alkoolik, i cili është shumë më i rëndë dhe mund të mos jetë i shërueshëm. Në fakt, trajtimi më i mirë për njerëzit me këtë lloj dëmtimi të mëlçisë është ndalimi i pirjes së alkoolit përgjithmonë. Indet e dëmtuara mund të zënë vendin e tyre të shëndetshme në mëlçi, në një proces të quajtur fibrozë. Nëse ky proces vazhdon, zhvillohet cirroza alkoolike e cila pengon mëlçinë të punojë siç duhet. Në rastet më të këqija, mund të jetë i nevojshëm transplantimi i mëlçisë.

Sigurisht, nëse dyshoni se diçka nuk është në rregull me mëlcinë tuaj, caktoni një takim për të parë mjekun tuaj për të marrë një diagnozë të duhur. Në ndërkohë, përpiquni ta mbani veten larg alkoolit, duke u mjaftuar vetëm me një ose dy birra çdo ditë ose edhe më rrallë për të mbrojtur mëlçinë tuaj nga dëmtimet.

Burimi: EatThis

The post Çfarë i ndodh mëlçisë tuaj, kur pini më shumë se dy birra në ditë? appeared first on Bioutiful.