Kuriozitete Archives | Bioutiful

Çdo minutë në botë, hidhen në ambient rreth 3 milionë maska
Maskat me përdorim të vetëm një herë kanë qenë emblemat e epokës së pandemisë.

Por, të përdorura që nga bllokimet e para të vitit 2020, këto mbulesa me bazë plastike kanë qenë gjithashtu një katastrofë mjedisore në zhvillim, shkruajnë mediat e huaja.

Nevoja për të frenuar valën e pandemisë me maska ishte kritike, por miratimi i shpejtë i maskave për fytyrën gjithashtu nënkupton që mbetjet e tyre tani mund të gjenden kudo.

Madje, sipas të dhënave, popullsia globale përdor rreth 129 miliardë maska për fytyrën çdo muaj, ose afërsisht 3 milionë maska në minutë, shkruan Business Insider.

Kështu, maskat e hedhura kanë depërtuar në çdo cep të jetës sonë.

Si pasojë, shkencëtarët dhe avokatët e mjedisit shprehën alarmin për këtë cunami mbetjesh.

Ata parashikuan pasojat e tmerrshme ekologjike të mbetjeve të maskave tona – veçanërisht kur ato maska bënë rrugën e tyre të pashmangshme në rrugët ujore të tokës.

Sipas tyre, ato paraqesin rreziqe për breshkat, zogjtë dhe kafshët e tjera.

Peshqit mund të hanë shiritat me fibra plastike që shpalosen nga trupi i një maske të hedhur.

Pastaj, ekziston një kërcënim i patreguar për shëndetin e njeriut që ka të ngjarë të paraqitet, në nivelin mikroskopik, pasi maskat të fillojnë të shpërbëhen.

Dy vjet pas pandemisë, qeveritë kanë pasur kohë të mjaftueshme për t’u përballur me këtë enigmë serioze: Si t’i mbajmë njerëzit të sigurt nga një patogjen shumë i transmetueshëm pa shkaktuar një katastrofë mjedisore?

Por në vend që t’i kushtojnë vëmendje korit të paralajmërimeve të ekspertëve dhe të derdhin para në alternativa të biodegradueshme dhe të ripërdorshme, liderët botërorë e kanë injoruar problemin.

“Industria e plastikës e pa COVID-19 si një mundësi”, ka vlerësuar John Hocevar, drejtori i fushatës së oqeaneve në Greenpeace USA, nga zyra e tij në Uashington, DC: “Ata punuan shumë për të bindur politikëbërësit dhe publikun e gjerë se pajisjet e ripërdorshme ishin të pista dhe të rrezikshme, dhe se plastika me një përdorim është e nevojshme për të na mbajtur të sigurt”.

Shpërndarja e një frike të tillë funksionoi.

Konsumi global i plastikës për një përdorim është rritur deri në 300% që nga fillimi i pandemisë, sipas një raporti të Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim të vitit 2021.

Sipas shkrimit në fjalë, nevoja për të adresuar grumbullin në rritje të maskave të hedhura është rritur vetëm gjatë rrjedhës së pandemisë.

Për shembull, një studim i dhjetorit të vitit 2021 raportoi një rritje prej 9,000% të mbetjeve të maskave në Mbretërinë e Bashkuar gjatë shtatë muajve të parë të pandemisë.

Dhe ndërsa variantet më të transmetueshme si Delta dhe Omicron i shtynë zyrtarët e shëndetit publik të promovojnë përdorimin e maskave dhe respiratorëve njëpërdorimësh – ishte e qartë se kompanitë do të prodhojnë maska të disponueshme për muajt në vijim.

Ndërkohë ndërsa hyjmë në vitin e tretë të COVID-19, hulumtimi jo vetëm që mbështet frikën e hershme të ambientalistëve rreth ndotjes me maska në rrugët ujore, por ka sjellë shqetësime të reja.

Sarper Sarp, një profesor i inxhinierisë kimike në Universitetin Swansea në Uells, drejtoi një studim të ndotjes që testoi nëntë maska të disponueshme për një përdorim.

Pasi i zhytën maskat në ujë dhe i lanë të bien poshtë, Sarp dhe ekipi i tij zbuluan grimca mikro dhe nanoplastike të lëshuara nga secila prej tyre.

Rrjedhja nga ato maska – domethënë grimcat që ato lëshuan në lëng – përbënin një lloj “çaji toksik”.

Gjithashtu u zbulua se maskat nxjerrin nanogrimcat e silikonit dhe metaleve të rënda si plumbi, kadmiumi, bakri dhe madje edhe arseniku.

Sarp thotë se ai ishte i habitur nga ajo që ai dhe ekipi gjetën pas një periudhe relativisht të shkurtër zhytjeje, dhe nga sasia e grimcave të lëshuara nga secila maskë. Maskat lëshuan qindra, dhe nganjëherë mijëra, grimca toksike – grimca që potencialisht mund të prishin të gjithë zinxhirët ushqimorë detarë dhe të kontaminojnë ujin e pijshëm.

Burimi: Telegrafi

The post Çdo minutë në botë, hidhen në ambient rreth 3 milionë maska appeared first on Bioutiful.

Zbulohet patatja më e madhe në botë që peshon 7.8 kilogram
Një çift në Zelandën e Re zbuloi atë që besohet se është patatja më e madhe në botë. Colin dhe Donna Craig-Brown po pastronin kopshtin e tyre, kur papritur pikasën trupin misterioz të madh nëntokë.

Fillimisht ata besuan se ishte një kërpudhë e çuditshme dhe nisën të gërmonin tokën për ta nxjerrë. Pasi prenë një copë për të verifikuar çfarë kishin gjetur, kuptuan se ishte një patate gjigande.

Pas peshimit patatja rezultoi 7,8 kg, të cilën e postuan në rrjetet sociale. Por teksa postimi i tyre në Facebook nisi të shpërndahej në rrjet, mbesa e tyre u dha idenë që ta çonin te Rekorded Guinness, pasi kishte një rekord për pataten më të madhe në botë, që deri në atë kohë ishte 4,9 kg.

Edhe pse zyrtarizimi i rekordit nuk ka mbërritur ende, çifti neozelandez është i lumtur me pataten e vet, të cilën e trajton si të ishte pjesë e familjes. “E thyejmë apo jo rekordin, nuk ka shumë rëndësi për ne”, tha Colin.

Burimi: A2

The post Zbulohet patatja më e madhe në botë që peshon 7.8 kilogram appeared first on Bioutiful.

Teknikat e bizneseve për t’ju bërë të shpenzoni më tepër para
Ndjeheni ndonjëherë sikur nuk mundeni të bëni pazar pa shpenzuar më shumë seç duhet? Mos u shqetësoni, nuk jeni vetëm!

Por pse dhe si ndodh e gjithë kjo? Sigurisht, bizneset përdorin mënyra tepër inteligjente për t’ju inkurajuar të shpenzoni më tepër para. Këto janë disa prej tyre dhe nëse i sillni ndërmend herën tjetër që dilni për pazar, mund t’ju ndihmojnë të bëni blerje më të zgjuara.

Sipas një studimi të ekspertëve të marketingu-t të Sortlist, këto janë 4 prej taktikave më të përdoruar nga bizneset në të gjithë botën:

1 – Planimetria e Dyqanit

Keni menduar ndonjëherë përse ushqimet bazë si qumështi apo vezët qëndrojnë gjithnjë në fund të dyqanit? Arsyeja për këtë është që ju të blini më shumë gjëra gjatë udhëtimit tuaj drejt asaj për të cilën kishit vërtetë nevojë para se të hynit në dyqan.

Këtë taktikë do ta shihni edhe në nivelin e rreshtimit të produkteve. Studimet tregojnë qartë se dyqanet i vendosin produktet më popullore (dhe shpesh herë ato më të shtrenjta) në raftet e mesëm, në nivel shikimi, ndërsa markat më të reja dhe ato më pak të njohura vendosen në katin më të lart ose poshtë.

2 – Efekti i mungesës

Kur ju bëni blerje online dhe shihni etiketimin ‘të fundit në stok’, kjo bëhet në mënyrë që mbi ju të ushtrohet më tepër presion që të bëni blerjen menjëherë. Përse ndodh kjo? Gjithçka ka të bëj më mungesën. Askush nuk do të mendoj se po humbet një shans, ndaj efekti i kundërt bën që ju të mendoni për ta blerë produktin pa menduar gjatë, pasi shumë shpejt mundësia mund ‘t’ju fluturojë nga duart’.

3 – Strategjia e çmimit

Do të ishit më të gatshëm të shpenzonit – €199.99 apo €200? Sipas një studimi, përgjigja është €199.99. Edhe pse çmimi është praktikisht i njëjtë, krijohet iluzioni se po merrni diçka për një çmim më të ulët dhe kosto më me leverdi. Studimi gjithashtu tregon se produktet me këto lloj vlerash ‘iluzive’ blihen shumë më tepër se sa ato me vlera fikse.

4 – Karroca XXL

Ky nuk duhet të jetë një shqetësim kur bëni blerje online, por ka një ndikim të jashtëzakonshëm në supermarkete.

Ideja është që nëse klientëve i jepen karroca të mëdha për të bërë shopping atëherë probabiliteti që ata të blejnë më tepër është më i lartë. Kjo luan me mentalitetin e ‘blerjeve të mëdha’, ku udhëtimi juaj për në pazar nuk ka mbaruar deri sa karroca të jetë mbushur.

Në anën tjetër, nëse merrni një kosh, nuk mund të vendosni shumë gjëra ndaj do të blini më pak. Kjo është arsyeja përse shumë dyqane nuk i ofrojnë fare koshat ose i vendosin ato larg hyrjes.

Si të bëjmë blerje më inteligjente?

Gati të mësoni si t’i kurseni para dhe t’i qëndroni besnik buxhetit tuaj herën e ardhshme që dilni për të bërë pazar? Këto janë disa këshilla se si t’i shmangeni marifeteve të bizneseve dhe të bëni blerje më të zgjuara:

Jini të qartë për atë që ju duhet të blini para se të shkoni në dyqan.

Shkruani një listë dhe mundohuni të mos devijoni prej saj.

Nisini blerjet për Krishtlindje dhe fundvit herët dhe vendosni një buxhet strikt.

Mos u tundoni nga uljet sezonale. Asnjëra nuk ju vlen që të futeni në borxh për ta paguar.

Mbani sytë hapur për oferta dhe kërkojeni të njëjtin produkt në disa dyqane për të bërë diferencën e çmimit.

Nëse ju duhen vetëm dy tre gjëra nga një dyqan, si një shishe qumësht dhe bukë, mos merrni kosh por mundohuni t’i mbani në krah. Kjo do t’ju ndihmojë të mos tundoheni të blini më tepër seç duhet.

Burimi: Euronews

The post Teknikat e bizneseve për t’ju bërë të shpenzoni më tepër para appeared first on Bioutiful.

Djathi spanjoll shpallet më i miri në botë për vitin 2021
Një djathë i butë dhie nga Spanja, është fituesi i vendit të parë në konkursin “World Cheese Awards”, duke mposhtur 4079 aplikime nga më shumë se 40 vende të botës. Djathi fitues i quajtur Olavidia, mori 103 vota, duke lënë pas atë francez, Fromagerie Berthaut.

Sipas jurisë gjykuese, djathi spanjoll spikati për teksturën e pasur dhe kremoze, si dhe për aromën e veçantë. Fituesi i mëparshëm ishte një djathë blu, Rogue River Blue, kampioni i parë amerikan për këto çmime.

Juria përzgjedhëse, përbëhej nga 16 gjyqtarë të cilët vlerësonin cilësinë e djathërave, sipas disa kritereve: tekstura, aroma, shija, mënyra e prodhimit etj. Të gjitha këto karakteristika u plotësuan nga Olavidia spanjolle, të cilin juria e vlerësoi si djathin më të mirë në botë. / A2

The post Djathi spanjoll shpallet më i miri në botë për vitin 2021 appeared first on Bioutiful.

Në Korenë e Veriut nuk ka më ushqim, regjimi reklamon mishin e… mjellmave
Koreja e Veriut po përjeton një nga krizat ushqimore më të rënda të historisë së saj, por propaganda e partisë komuniste dhe liderit të saj Kim Jong Un nuk lejon  që “dobësi”  të tilla të sistemit të dalin në pah.

Situata po bëhet gjithmonë e më e vështirë, dhe tashmë edhe popullsia ka filluar të kuptojë që për disa vjet ata duhet të kalojnë momente tejet të vështira.  Lideri komunist ka paralajmëruar pak ditë më parë që populli duhet të parashikojë një periudhë ku duhet të hanë më pak, të paktën deri në hapjen e kufijve me Kinën.

Por diçka e tillë, për arsye të mistershme dhe që nuk mund të lidhen vetëm me situatën pandemike, sipas autoriteteve nuk parashikohet para vitit 2025.

Atëherë, liderët e Penian po mendojnë për zgjidhe të brendshme, dhe po e shikojnë tek një shpend që deri më tani njihet më shumë për hijeshinë e tij në parqet e kryeqytetit aziatik.

Bëhet fjalë për mjellmën, madje variantin e zi të mjellmës.  Rritja masive e këtij shpendi është studiuar në sekret nga viti 2019, dhe tashmë është ndërtuar të paktën një strukturë gjigante që do të sigurojë rritjen e tyre.

Prej ditësh në mediat shtetërore, të vetmet të lejuara, po lavdërohen cilësitë e kë tij mishi, që sipas autoriteteve koreanoveriore është i jashtëzakonshëm.

Burimi: A2

The post Në Korenë e Veriut nuk ka më ushqim, regjimi reklamon mishin e… mjellmave appeared first on Bioutiful.

Burri ndalon për cigare, gruaja e harron në autostradë dhe vazhdon rrugën pa të
Një pauzë për të pirë një cigare për pak sa nuk i kushtoi shtrenjtë një burri nga Shqipëria, i cili po udhëtonte me gruan e tij me makinë.

Ai ishte ndalur për të bërë një pauzë të shkurtër në autostradën A7 në Fussen të Gjermanisë, e ndërkohë që po pinte cigaren, gruaja harroi ta merrte me vete dhe vazhdoi e vetme rrugën duke ngarë makinën.

Disa minuta më pas policia bavareze mori një telefonatë nga një këmbësor në autostradë që po kërkonte gruan.

Ai i kishte thënë policisë së gruaja e tij kishte vazhduar rrugën pa të. Ai u ndihmua nga një patrullë e policisë, që kontaktuan gruan e tij për t’i bërë me dije se ka harruar bashkëshortin.

Pasi u ribashkuan, dyshja vazhduan rrugëtimin për në shtëpinë e tyre, pa u kuptuar sesi mundet një shofere të mos kuptojë se ka harruar pasagjerin.

Burimi: Telegrafi

The post Burri ndalon për cigare, gruaja e harron në autostradë dhe vazhdon rrugën pa të appeared first on Bioutiful.

Çfarë lloj urie keni? Zbuloni tuajën!
Jo të gjitha ndjenjat e urisë janë të njëjta. Sipas Lauryn Lax, specialiste e mjekësisë funksionale dhe nutricioniste, ekzistojnë shtatë lloje urie, sipas melarossa.it.

Të kuptuarit se çfarë lloj urie ndjeni mund t’ju ndihmojë të keni një marrëdhënie më të shëndetshme dhe më të ekuilibruar me ushqimin.

Marrëdhënia me ushqimin

Marrëdhënia me ushqimin është shumë komplekse. Në disa raste mund të kthehet në një obsesion, duke fshehur një shqetësim psikologjik që përpiqeni ta kompensoni me qejf ose dieta ekstreme.

Kthimi në ushqim me qasjen e gabuar mund të çojë në çrregullime serioze të të ngrënit si obeziteti, bulimia ose anoreksia.

Me pak fjalë, të kuptuarit e llojit të urisë që ndjeni mund të jetë e rëndësishme për të qenë në gjendje të keni një marrëdhënie të shëndetshme me ushqimin dhe me veten.

Ka gra dhe burra që luftojnë çdo ditë me ushqimin e çrregullt dhe nuk mund të bëjnë dallimin midis urisë fiziologjike dhe psikologjik

Trupi dhe mendja juaj ju dërgojnë vazhdimisht sinjale për urinë gjatë ditës dhe nëse ndonjë nga këto nevoja nuk plotësohet, instinkti juaj i mbijetesës bëhet të përpiqeni t’i kënaqni ato në një farë mënyre

Shtatë llojet e urisë

nevoja fiziologjike –  ”gjëmimi” i stomakut ose i shkaktuar nga sinjale të larta shqisore që vijnë nga shija, nuhatja ose shikimi.

sensi i kontrollit – ushqimi jep siguri.

shumëllojshmëria – ushqimi mund të japë një ndjenjë lirie dhe të largojë mërzinë.

rëndësia – ju përdorni ushqimin për t’u vënë re kur mendoni se jeni të lënë pas dore, me pak rëndësi dhe jomjaftueshëm mirë.

dashuria – ushqimi të jep ngushëllim dhe përmbushje të dashurisë.

rritja – ushqimi mund të na bëjë të udhëtojmë dhe të mësojmë, duke na dhënë ndjesinë e të bërit diçka në botë.

kontributi – ushqimi mund të plotësojë nevojën tonë për të bërë një ndryshim.

“Në përvojën time është e rëndësishme t’i kuptosh këto shtatë lloje të urisë. Pasi të jeni në gjendje të identifikoni se çfarë lloji i urisë po nxit vendimmarrjen tuaj, mund të punoni më mirë me trupin tuaj, jo kundër tij’’, shtoi përfundon Lax.

The post Çfarë lloj urie keni? Zbuloni tuajën! appeared first on Bioutiful.

Luksemburgu do të legalizojë kultivimin e kanabisit në shtëpi
Qeveria e Luksemburgut ka njoftuar ndryshime në ligjin për kanabisin, duke planifikuar legalizimin, rritjen dhe përdorimin e drogës në shtëpi.

Si pjesë e një pakete masash për të trajtuar krimin e drogës në vendin me 632 mijë banorë, të rriturit do të jenë në gjendje të kultvojnë deri në katër bimë kanabis për familje për përdorim personal.

Qeveria gjithashtu do të lejojë shitjen e farave të kanabisit në dyqane, së bashku me importimin e tyre nga jashtë ose të blera në internet.

Do të lejojë gjithashtu edhe prodhimin vendas të farave për qëllime komerciale.

Konsumimi dhe kultivimi do të lejohen vetëm brenda katër mureve të shtëpisë, edhe pse transportimi ose konsumimi deri në tre gram nuk do të konsiderohet më vepër penale, por do të klasifikohet si shkelje.

Burimi: A2news

The post Luksemburgu do të legalizojë kultivimin e kanabisit në shtëpi appeared first on Bioutiful.

Ku shkojnë bagazhet e humbura dhe si ruhen në Aeroportin e Rinasit?
Shpenzojmë shumë para në “Duty Free”, por pastaj harrojmë në avion ato që blejmë. Së bashku me celularët, qeset me mallrat e blera në dyqanet pa taksa të aeroporteve rezultojnë më të harruarat nga pasagjerët.

Përveç sendeve që mbahen me vete në kabinën e avionit , pasagjerët lenë pas dhe bagazhet.

Disa humbin rrugës, disa lihen qëllimisht… të gjitha vendosen në magazinat e
Lost and Found” në aeroporte.

Aeroporti i mban këto bagazhe për 1 vit e gjysmë. Pasi ka hequr prej tyre ushqimet, që në valixhet e shqiptarëve nuk mungojnë pothuajse asnjëherë.

“Disa prej valixheve u janë identifikuar të zotët dhe po presim që të vijnë t’i marrin”, shprehet Bledar Pula, agjent në “Lost and Found”.

Prej pandemisë disa prej valixheve i kanë mbajtur më shumë se 1 vit e gjysmë. Pas kalimit të këtij afati, aeroporti i Rinasit i ka dërguar për bamirësi në shtëpitë e fëmijëve apo dhe institucionet e kultit.

“Për valixhet që janë prej kohësh në magazinë do të bëhet një regjistrim final dhe do i dërgojmë për bamirësi”, thotë agjenti i aeroportit.

Këto këtu janë bagazhet e harruara apo humbura gjatë verës, nga pasagjerë që kanë udhëtuar me linja shqiptare.

Aeroportet pas 5 ditësh tentativa për të kontaktuar më të zotët e tyre, i dërgojnë në zyrat qendrore të kompanive ajrore, në Itali, Austri, Greqi, Gjermani etj.

“Pas 5 ditësh merret kompania me bagazhet dhe klientët e saj”, shprehet Mustafa Bylyku, agjent i “Lost and Found”.

Mbi 97% të rasteve të vonesave apo harresave, të zotët i marrin bagazhet brenda 12-24 orëve, kryesisht me fluturimin e radhës së kompanisë ajrore.

“Ka raste kur nuk nisen fare dhe ia dërgojmë ne në destinacion ose kur i ka humbur shirit identifikues që ngelen këtu”, shton Bylyku.

Aeroportet e mëdha ndërkombëtare aplikojnë si praktikë nxjerrjen e bagazheve të pa tërhequra në ankand, madje dhe krijimin e qendrave të mëdha tregtare me sendet e vendosura Brenda tyre. Herën tjetër që udhëtoni, sigurohuni te vendosni elemente shtesë identifikimi brenda valixhes, ne rast se shiriti me emrin tuaj humbet gjate transporti.

Burimi: Euronews

The post Ku shkojnë bagazhet e humbura dhe si ruhen në Aeroportin e Rinasit? appeared first on Bioutiful.

Mbretëresha Elizabeta refuzon çmimin ‘e moshuara e vitit’
Mbretëresha Elizabeth e Britanisë ka refuzuar çmimin si “e moshuara e vitit”, duke thënë se “njeriu është i vjetër aq sa ndihet”.

Monarkja refuzoi çmimin e dhënë nga revista britanike Oldie duke thënë se nuk besonte që i plotësonte kriteret përkatëse për ta pranuar.

Mbretëresha 95-vjeçare, e cila ka qenë në fronin britanik për gati 70 vjet, thotë se ndihet shumë e re për të marrë këtë çmim.

Prezantuesi Giles Brandt, president i Çmimeve Oldie Magazine, tha se kishte marrë një letër në të cilën Elizabeth i dërgonte pershendetjet e saj më të ngrohta, por refuzonte ofertën.

Në këtë letër të dërguar për numrin e Nëntorit të revistës, ndihmësi i sekretari privat i mbretëreshës, shkroi: “Madhëria e saj beson se ju çdokush është aq i vjetër sa ndihet, kështu që Mbretëresha nuk beson se i plotëson kriteret përkatëse për të qenë në gjendje për ta pranuar kete cmim, dhe shpreson se do të gjeni një fitues më të denjë.”

Elizabeth, e cila është vetëm 5 vite larg 100-vjetorit të saj, është monarkja më e gjatë në Britani. Burri i saj i ndjerë, Princi Philip, mori çmimin “i moshuari i vitit” në 2011, por edhe ai e refuzoi.

Burimi: Euronews

The post Mbretëresha Elizabeta refuzon çmimin ‘e moshuara e vitit’ appeared first on Bioutiful.