Gjumi Archives | Bioutiful

Gjumi i natës më i dobishmi për shëndetin e zemrës
Një hulumtim i zhvilluar nga një grup shkencëtarësh zbuloi se gjumi 6-7 orë natën mund të jetë më i dobishmi për shëndetin e zemrës.

Sipas hulumtimit të prezantuar në sesionin shkencor të shoqatës mjekësore të Kolegjit Amerikan të Kardiologjisë, personat që flenë 6-7 orë natën, në krahasim me ata që flenë më pak ose më shumë, kanë nivel më të ulët të rrezikut nga sulmi në zemër dhe goditja në tru.

Hulumtuesit kanë analizuar informacionet nga 14 079 persona të moshës së mesme, mes viteve 2005-2010 në SHBA, duke i ndarë pjesëmarrësit në tri kategori sipas kohëzgjatjes së gjumit të natës.

Më pas, hulumtuesit kanë ekzaminuar rrezikun e pjesëmarrësve për sëmundje të zemrës të lidhur me okluzion vaskular, duke përcaktuar se ka një lidhje të rëndësishme mes kohëzgjatjes së gjumit dhe shëndetit të zemrës.

Sipas mjekëve “duke marrë parasysh faktorët që shkaktojnë sëmundjen e zemrës, gjumi përgjithësisht neglizhohet”.

Në hulumtim u theksua, gjithashtu, edhe rëndësia e cilësisë dhe thellësisë së gjumit.

Burimi: Agjencia Telegrafike Shqiptare

The post Gjumi i natës më i dobishmi për shëndetin e zemrës appeared first on Bioutiful.

7 arsye për të fjetur në shpinë
A është i mirë gjumi në shpinë?

Disa studime kanë treguar se gjumi në këtë pozicion është një zgjidhje e thjeshtë dhe efektive për të lehtësuar çrregullimet e gjumit dhe problemet me sistemin musculoskeletal, shkruan faqja e njohur mjekësore italiane, pacienti.it.

Le të zbulojmë pse dhe cilat janë përfitimet e gjumit në shpinë.

Të flesh në shpinë: çfarë na thotë shkenca?

Gjumi në shpinë, i njohur gjithashtu si gjumi mbi shpinë, ofron një sërë përfitimesh shëndetësore që mund të mos i keni marrë parasysh.

Sipas disa studimeve, gjumi në shpinë do të ndihmonte mbajten e shtyllës kurrizore në një linjë, zvogëlon dhimbjen cervikogjenike, lehtëson presionin në gjoks si dhe parandalon rrudhat dhe irritimet e fytyrës.

Edhe për foshnjat, Akademia Amerikane e Pediatrisë rekomandon mbajtjen e tyre të shtrirë gjatë gjumit për të zvogëluar rrezikun e sindromës së vdekjes së papritur të foshnjave (SIDS).

Megjithatë, megjithëse gjumi në shpinë ka përfitime të shumta, sigurisht që nuk është pozicioni më i popullarizuar në fakt, një studim i vitit 2017 tregoi se mbi 60% e të rriturve në Evropë preferojnë të flenë krah për krah.

Siç pritej, ka shumë arsye për të fjetur mbi shpinë. Le të shohim ato kryesore në detaje.

1) Fjetja në shpinë redukton dhimbjen e shpinës dhe qafës

Fjetja mbi shpinë ndihmon në uljen e presionit në shtyllën kurrizore. E shtrirë mbi shpinë, shtylla kurrizore mbështetet dhe ruan lakimin e saj natyral, falë ndihmës së jastëkëve që mbështesin qafën. Në të kundërt, gjumi me bark dhe me kokën anash ngjesh shtyllën kurrizore duke e anuar qafën mbrapa.

2) Lehtëson simptomat e sinusitit

Nëse flemë me shpinë, për shkak të gravitetit, mukoza e shkaktuar nga ftohja ose sinusiti do të shtyhet poshtë, duke çliruar rrugët e frymëmarrjes dhe duke lejuar frymëmarrje më të mirë.

3) Mund të zvogëlojë njollat ​​e lëkurës

Meqenëse këllëfët e jastëkëve thithin papastërtitë nga lëkura dhe flokët, nëse flini në krah ose në bark, ato transferohen lehtësisht në fytyrën tuaj gjatë gjumit, duke shkaktuar shtimin e pikave të zeza, poreve të zgjeruara, skuqjes dhe acarimit.

Nga ana tjetër, gjumi mbi shpinë e mban fytyrën larg këllëfit të jastëkëve dhe, rrjedhimisht, nga papastërtitë dhe vajrat që mund ta irritojnë atë.

4) Ndihmon në ngadalësimin e shfaqjes së rrudhave

Fjetja me fytyrën në kontakt me jastëkun mund të irritojë lëkurën, për shkak të fërkimit me pëlhurën e jastëkut, duke favorizuar shfaqjen e rrudhave.

Fjetja në shpinë parandalon që fytyra juaj të vijë në kontakt me jastëkun dhe e mban qafën drejt, gjë që ndihmon në parandalimin e zhvillimit të rrudhave të parakohshme në fytyrë dhe qafë.

5) Redukton ënjtjen

Kur shtriheni me fytyrë, lëngjet grumbullohen në atë zonë duke shkaktuar ënjtje rreth syve dhe në fytyrë. Gjumi në shpinë dekurajon mbajtjen lokale të lëngjeve dhe rrjedhimisht ënjtjen.

6) Ndihmon në parandalimin e dhimbjeve cervikale

Ngjashëm me efektin e tij në qafë dhe shpinë, gjumi mbi shpinë redukton presionin në qafë dhe kokë.

Mbajtja e kokës, qafës dhe shtyllës kurrizore në një pozicion neutral të shtrirë mbi shpinë, lehtëson presionin në këto zona, duke reduktuar fillimin e tensionit të muskujve dhe dhimbjeve të kokës.

7) Na ndihmon të zgjohemi natyrshëm

Në pozicionin shtrirë është më e lehtë të vërehen ndryshimet e dritës së jashtme dhe, për rrjedhojë, të zgjohemi natyrshëm kur lind dielli, një faktor që na ndihmon të rregullojmë ritmin tonë gjumë-zgjim.

The post 7 arsye për të fjetur në shpinë appeared first on Bioutiful.

Mungesa e gjumit dobëson trupin përballë infeksioneve
Gjumi, ushtrimet dhe kontrolli i stresit janë faktorë të rëndësishëm për një sistem të fortë imunitar, sipas disa shkencëtarëve turq, të cilët paralajmëruan se mungesa e gjumit e dobëson organizmin përballë sëmundjeve infektive.

“Flini mjaftueshëm në mënyrë që të sekretohet melatonia, mos pini duhan, mos përdorni produkte duhani, hani një ushqim të pasur me perime dhe fruta, ushtrohuni rregullisht”, thane studiuesit e Fondacionit Turk të Veshkave në një deklaratë rreth mënyrave për të forcuar sistemin imunitar.

Në një studim, disa vullnetarëve iu kërkua të flinin vetëm katër orë gjumë për katër netë radhazi, ndërsa të tjerëve të bënin një gjumë të rregullt.

Ata patën reagime shumë më të dobëta immune, kur iu dha vaksina e gripit në ditën e pestë, të krahasuar me ata që bënë orë të rregullta gjumi.

“Studimet eksperimentale dëshmuan një lidhje të fuqishme midis sistemit imunitar dhe gjumit”, tha Derya Karadeniz, eksperte mbi Çrregullimet e Gjumit, duke theksuar rolin e këtij të fundit në riparimin e trupit.

Burimi: Agjencia Telegrafike Shqiptare

The post Mungesa e gjumit dobëson trupin përballë infeksioneve appeared first on Bioutiful.

Përdorimi i tepërt i sheqerit ju prish gjumin
Shumë prej nesh duan ta mbyllin mbrëmjen duke ngrënë diçka të ëmbël, por kjo mund të shkaktojë një natë jo të qetë. Përdorimi i tepërt i sheqerit mund të shkaktojë shtim në peshë, shkakton prishjen e dhëmbëve dhe rrit rrezikun e diabetit. Por gjithashtu ka një efekt tjetër rëndësishëm që lidhet me cilësinë e gjumit që bëni.

Një studim i vitit 2016 zbuloi se njerëzit që kanë dieta të larta në sheqer kanë tendencë të flenë më pak dhe të shfaqin shqetësime gjatë natës. Dr. Michael Breus, i quajtur ndryshe dhe si “mjeku i gjumit” është shprehur se sheqeri i tepërt, përpos faktit që shkakton probleme me gjumin, gjithashtu ju shton dëshirën e madhe për të konsumuar sheqer ditën e nesërme.

“Kur hani sheqer, nivelet e sheqerit në gjak rriten dhe pankreasi juaj lëshon insulinë, e cila ndihmon që sheqeri të merret përsëri në qelizat, duke u dhënë atyre karburant për të vazhduar”, thotë dietologu Alex Evans.

Këtë efekt shkakton dhe konsumimi i sheqerit para së të flini gjumë, duke ju dhënë energji për të kryer aktivitete të ndryshme ndërkohë që ju nuk do bëni asgjë të kësaj natyre. Prandaj duhet të shmangni në mënyrë të veçantë çokollatën gjatë natës vonë, e cila përmban kafeinë dhe stimulues të tjerë.

Sipas studimeve, një i rritur mesatar ka nevojë për të paktën shtatë orë gjumë gjatë natës; dhe çdo orë më pak se sa kaq ju shkaktojë më pak energji përgjatë ditës, e cila duke u kombinuar me një dietë të keqe mund të dëmtojë rëndë shëndetin tuaj. Ka një lëvizje të vërtetë biokimike për të ngrënë më shumë sheqer, kur trupi ‘pranon’ që burimet e energjisë janë të ulëta, dhe keni nevojë për diçka që vepron si patericë. Nuk mund të anashkalohet fakti se marrja e ushqimeve me sheqer mund të jetë një shenjë e vetmisë. Kur nuk kemi gëzim të mjaftueshëm në jetë, ne priremi t’i drejtohemi gjërave që mund të na përkrahin, dhe sheqeri është një nga ato. Pra, sheqeri është një ”vetë-mjekues masiv. ”

Një rregull tepër i rëndësishëm që ja vlen të zbatohet, është fakti që duhet të flini dy orë pasi keni konsumuar ushqim. Bashkëngjitur me këtë rregull, rekomandohet që të shmangni kafeinën dhe të fikni televizorin një orë para gjumit.

Për këtë arsye, dietologët rekomandojnë që të ushqeheni mirë gjatë gjithë ditës, duke filluar me shumë proteina për mëngjes, për të luftuar luhatjen e niveleve të sheqerit në gjak. Sa më pak të konsumoni sheqer dhe kafeinë gjatë ditës, aq më shumë do të jeni në gjendje të bëni një gjumë të qetë.

Burimi: Agjencia Telegrafike Shqiptare

The post Përdorimi i tepërt i sheqerit ju prish gjumin appeared first on Bioutiful.

Efektet që i shkaktohen shikimit nga mungesa e gjumit
Gjumi konsiderohet shumë i rëndësishëm për rigjenerimin e qelizave të trurit, qetësimin e trupit dhe shëndetin e syve. Studiuesit e shumtë shprehen se lodhja e shkaktuar si pasojë e mungesës së gjumit ndikon negativisht tek shikimi dhe kujtesa. Gjithashtu zgjimi i herëpashershëm si pasojë e problemeve me frymëmarrjen është kontribues në sëmundjet e syve.

Problemet që shkaktohen nga mungesa e gjumit

Përtharja e syve

Mungesa e gjumit nuk shkakton përtharje të syve, por e përkeqëson këtë problem. Mbyllja e syve gjatë gjumit ndihmon në lehtësimin e simptomave, ndaj kur njeriu nuk fle, sytë thahen më shumë. Gjithashtu edhe përdorimi i ilaçeve të gjumit ka efekte anësore, një prej të cilëve është tharja e membranës në pjesën e gojës dhe syve.

Glaukoma

Glaukoma është një nga sëmundjet e syrit që shkaktohet nga dëmet e pariparueshme të nervit optik. Kjo sëmundje konsiderohet si hajdutja tinëzare e shikimit. Një nga shkaktarët e kësaj sëmundje është tensioni i ulët ose i lartë  i gjakut gjatë natës. Njerëzit që marrin medikamente kundër tensionit të lartë, kur shtrihen për të fjetur përjetojnë një rënie të fortë të tensionit që shkatërron shikimin.

Shëndeti i syve dhe i gjithë organizmit

Gjumi është një element kyç në shëndetin e syve por edhe atë të përgjithshëm. Një gjumë i mirë gjatë natës i jep syve forcë dhe qëndresë. Gjumi ndikon edhe tek përpunimi i ushqyesve në mëlçi, i cili është më i mirë kur sytë janë të mbyllur dhe trupi është i qetë.

Burimi: Agjencia Telegrafike Shqiptare

The post Efektet që i shkaktohen shikimit nga mungesa e gjumit appeared first on Bioutiful.

Gjumi i tepërt ju rrezikon nga disa sëmundje
Ajo që shumica e njerëzve dinë dhe lexojnë është se mosplotësimi i orëve të gjumit shkakton një sërë problemesh në shëndet. Prandaj, ata që nuk munden gjatë ditëve të javës ta plotësojnë këtë orar, përpiqen ta bëjnë në fundjavë.

Por nga studimet e fundit rezulton se jo vetëm fjetja e pakët por edhe fjetja e tepërt është e dëmshme për shëndetin.

Koha e duhur e gjumit ndryshon për të gjitha moshat! Fëmijët kanë nevojë të flenë më shumë. Ndërsa të rritur mjafton të flenë 7-8 orë gjumë. Megjithatë, nëse e teproni dhe flini më shumë seç është e nevojshme, atëherë mund të rrezikoheni nga këto sëmundje:

Diabeti i tipit 2

Obeziteti

Sëmundjet e zemrës

Depresioni

Dhimbjet e kokës

Përjashtim bëhet në rastet kur jeni të pamundur apo të sëmurë dhe trupi ka nevojë të qetësohet dhe të flini më tepër, pasi gjumi shërben si shërim. Është e këshillueshme që të ngriheni herët, pasi dhe produktiviteti është më i madh.

Burimi: Agjencia Telegrafike Shqiptare

The post Gjumi i tepërt ju rrezikon nga disa sëmundje appeared first on Bioutiful.