Fëmijët Archives | Bioutiful

Sporti i tepërt mund t’i dëmtojë fëmijët
Të luash sport është sigurisht shumë e mirë për të gjithë dhe, në veçanti, për adoleshentët, shkruan pazienti.it.

Bazuar në këto të dhëna, sigurisht që askush nuk e ka menduar ndonjëherë të përcaktojë se cili është kufiri i duhur i aktivitetit fizik për djemtë.

Efekti i sportit tek fëmijët

Departamenti Amerikan i Shëndetësisë rekomandon që të rinjtë nga mosha 6 deri në 17 vjeç të kenë të paktën 60 minuta aktivitet fizik në ditë, ekuivalente me 7 orë në javë.

Sot, një studim i përbashkët, rezultat i punës së studiuesve zviceranë dhe kanadezë dhe i botuar së fundi në revistën ”Archives BMJ of Disease in Childhood”, ofron të dhëna të ndryshme jo vetëm për sasinë e rekomanduar, por gjithashtu, për herë të parë, duke vendosur kufijtë që ajo do të ishte më mirë të mos tejkalohej.

Sipas këtij studimi, i cili përfshinte 1 245 adoleshentë zviceranë midis moshës 16 dhe 20 vjeç, sasia e duhur e aktivitetit fizik, për të marrë përfitime konkrete për shëndetin dhe zhvillimin psikofizik, duhet të jetë 14 orë në javë, por kujdes, tejkaloni këtë kufi pasi  mund të ketë edhe efekte të dëmshme.

Me fjalë të tjera, të luash sport shumë intensivisht i anulon përfitimet, në vend që t’i rrisë ato.

Studimi

Pjesëmarrësve iu drejtuan pyetje të ndryshme të natyrës anamnestike dhe personale, familjare dhe socio-ekonomike, duke përfshirë sportin dhe çdo dëmtim të marrë gjatë aktivitetit fizik.

Niveli i tyre i mirëqenies u vlerësua duke përdorur indeksin e mirëqenies të miratuar nga OBSH, i cili përdor rezultatet midis 0 dhe 25 dhe e konsideron pikën 13 si treguesin e parë të mirëqenies së dobët.

Nga pjesëmarrësit, 50.4% ishin meshkuj me një moshë mesatare 17.95 vjeç. Gati 9% e këtyre meshkujve ishin mbipeshë ose obezë.

Rezultati mesatar i përgjithshëm i mirëqenies për të gjithë pjesëmarrësit ishte 17.

Sa i përket praktikës sportive, ajo u klasifikua sipas kësaj tabele:

E ulët – 0 deri në 3,5 orë në javë

E mesme – nga 3.6 në 10.5 orë në javë

E lartë – nga 10.6 në 17.5 orë / javë

Shumë e lartë – mbi 17.5 orë / javë

Vlera optimale, bazuar në të dhënat e analizuara, është 14 orë në javë.

Burimi: Agjencia Telegrafike Shqiptare

The post Sporti i tepërt mund t’i dëmtojë fëmijët appeared first on Bioutiful.

7 mënyra si t’i edukoni fëmijët tuaj të mos jenë të përkëdhelur
Heqja dorë sepse ka mbetur prapa ose zemërimi dhe të bërtiturat kur nuk fiton dot, janë shenja që fëmija juaj mund të jetë i përkëdhelur dhe nuk është mësuar ende si të sillet në situata kur i duhet të pranojë humbjen.

Të qenit i përkëdhelur me shumë mundësi nuk do t’i bëj favore fëmijës suaj gjatë jetës së tij si adult. Në fund të fundit, askush nuk do të luaj me një fëmijë që bën hile sepse nuk pranon dot humbjen apo që heq dorë në mes të një loje.

Mos të harrojmë, këto shpesh janë karakteristika të zakonshme për një fëmijë që ende nuk e ka formuar personalitetin e tij. Por si prindër, është e rëndësishme të ndërhymë dhe t’i japim atyre një shembull që do t’i vlejë gjatë gjithë jetës së tij.

Ekspertët amerikanë të Truity ofrojnë disa mënyra se si t’i ndihmoni fëmijët tuaj të jenë ‘humbës fisnikë’, të dinë të jenë në humor edhe nëse humbin, si dhe të jenë të aftë të gëzohen për suksesin e të tjerëve dhe ta tregojnë atë haptazi.

1 – Lavdërojini përpjekjet e fëmijës suaj

Nëse ju i lavdëroni fëmijët tuaj kur ata bëjnë më shumë gola se të tjerët ose kur marrin notën më të mirë në një test matematike, kjo do t’jua ushqejë atyre natyrën luftarake. Por, ajo mund edhe t’i bëjë ata të mendojnë se të fituarit është më e rëndësishme se të qenit njeri.

Ndaj, lavdërojini ata për përpjekjet e tyre pavarësisht rezultatit final.

Në vend që të thoni, ‘Jeni më të shpejtët në skuadër’, thoni ‘Më pëlqen mënyra se si ti luaje me fëmijët e tjerë sot.” Vijini në dukje rëndësinë e të luajturit në grup, dhe theksoni rëndësinë e trajtimit të të tjerëve me respekt.

2 – Krijoni modele

Nëse ju vetë i bërtisni arbitrit në lojën e futbollit të fëmijës suaj, atëherë ai do t’i regjistrojë sjelljet dhe zakonet tuaja dhe t’i kthejë ato shumë shpejt në pjesë të personalitetit të tij.

Krijimi i modeleve që dinë të sillen natyrshëm dhe të jenë në humor të mirë, ndërkohë që e lavdërojnë fituesin, edhe nëse ata janë në skuadrën për të cilën ju nuk po bënit tifo, i mëson fëmijës suaj më shumë seç e mendoni.

Tregojani fëmijëve tuaj me shembuj real se si t’i trajtojnë të tjerët, me mirësi.

3 – Ndihmojini fëmijët tuaj të kuptojnë emocionet

Kur fëmijët mund t’i identifikojnë dhe kuptojnë emocionet e tyre, si për shembull mërzinë, zemërimin, zhgënjimin apo acarimin, kjo e ul probabilitetin që ata të veprojnë nën ndikimin e tyre. Mësojini fëmijës suaj rreth emocioneve dhe kuptimit që secili prej tyre ka. Dhe ndihmojini ata të ndërtojnë strategji të shëndetshme se si t’i përballojnë situatat e vështira dhe t’i kapërcejnë ato.

Pranojini dhe miratojini ndjenjat e tyre. Mos u sillni sikur ato nuk ekzistojnë. Flisni me ta dhe tregojini se si është normale të ndjehesh keq apo të provosh turp dhe zhgënjim, sidomos kur humb. Por, bëjani të qartë që ata e kanë në dorë të zgjedhin se si të sillen kur përballen me këto emocione të parehatshme.

4 – Mësojini si të menaxhojnë stresin

Humbësit shpesh bëjnë ndonjë gjest të pakëndshëm ose nisin të shajnë të tjerët në një shpërthim emocional. Ndihmojini ata të kuptojnë që këto lloj sjelljesh nuk janë të pranueshme.

Mësojini që të ndjerit i zemëruar është normale por ta manifestojmë këtë sjellje duke i vrarë të tjerët si pasojë e zemërimit tonë nuk është aspak e tillë. Investoni kohë në edukimin e fëmijës suaj, sidomos në mësimin e përballimit të situatave të vështira dhe stresuese.

5 – Mos e lini fëmijën tuaj të fitojë

Ndonjëherë, mund të tundoheni ta luani lojën qëllimisht që fëmija juaj mos të humbë, në mënyrë që mos të merrni reagimin e tij negativ. Dhe kjo mund të jetë diçka pa zarar nëse bëhet rrallë. Por në përgjithësi, nëse i lejoni fëmijët tuaj të humbin dhe të kuptojnë që humbja është pjesë e jetës në çdo moshë, do t’i ndihmojë ata në të ardhmen.

6 – Injorojini shpërthimet emocionale

Nëse fëmija juaj nis të qajë, të bërtasë, të shkelmojë etj, kur nuk merr atë që do, injorojeni. Ndonjëherë kjo mund ta përkeqësojë situatën, por pas pak fëmija juaj do të kuptojë që këto sjellje nuk kanë efekt dhe do të ndalojë.

Mos e ngushëlloni ose t’i flisni kur ata sillen në këtë mënyrë. Prisni që ata të qetësohen, më pas flitini, këshillojini dhe jepini sërish emocione pozitive.

7 – Vazhdoni të praktikoni aftësitë sociale

Sporti është një mënyrë mjaft e mirë për t’i mësuar fëmijës suaj të sillet në situata sociale dhe të luajë apo punojë në grup. Nëse luani lojëra ose sporte me fëmijën tuaj do t’i jepni atij mundësinë të praktikojë aftësitë e tij sociale. Lavdërojeni atë kur ai sillet me mirësi dhe respekt dhe theksojeni faktin që ju e vlerësoni më tepër kur ai trajton të tjerët mirë se sa kur fiton një lojë.

Me kohë dhe praktikë, fëmija juaj do të mësoj të jetë një lojtar i mirë dhe të ndërtojë një personalitet pozitiv. Dhe sa më herët ta mësojë këtë, aq më mirë.

Burimi: Euronews

The post 7 mënyra si t’i edukoni fëmijët tuaj të mos jenë të përkëdhelur appeared first on Bioutiful.

Smartphone-ët favorizojnë miopinë te fëmijët
Miopia po shfaqet gjithnjë e më shumë para kohe dhe shkon paralelisht me përdorimin më të madh të telefonave inteligjentë dhe tabletëve që në moshë të re.

Dyshimet e fundit se si shikimi i fëmijëve ndikohet negativisht nga pajisjet dixhitale, që u përdorën gjerësisht në pandemi, hiqen nga një analizë krahasuese e 33 studimeve, e botuar në revistën “Lancet Digital Health”.

“Miopia është në rritje në mbarë botën dhe gjysma e popullsisë globale do të vuajë prej saj deri në vitin 2050″, paralajmërojnë autorët e analizës.

“Ky trend po shoqërohet me një reduktim të moshës së shfaqjes së miopisë, një përshpejtim në shkallën e përparimit, që paralajmëron një rritje të barrës globale të miopisë së lartë dhe ndërlikimeve të saj në dekadat e ardhshme”, shtojnë ata.

Ka të ngjarë që “epidemia e miopisë të nxitet nga ekspozimi ndaj faktorëve të rrezikut gjatë fëmijërisë, të pranishëm në shoqëritë gjithnjë e më të urbanizuara”, të tilla si “koha e pamjaftueshme e kaluar jashtë dhe shumë kohë e kushtuar aktiviteteve që kërkojnë një përqendrim të ngushtë”.

Madhësia e mostrës së studiuar ishte midis 155 dhe 19 934 personave, kurse mosha mesatare e pjesëmarrësve ishte 3-16 vjeç.

Koha e shikimit të pajisjes dixhitale u shoqërua ndjeshëm me një rrezik prej 30 për qind të zhvillimit të miopisë, që u rrit në 80 për qind, kur kompjuteri u përdor më shpesh.

“Fëmijët përdorin smartphone dhe tableta për periudha të gjata të pandërprera dhe në distanca më të shkurtra shikimi, sesa librat”, shpjegojnë studiuesit.

Këto rezultate janë edhe më të rëndësishme, sepse “ato vijnë pasi miliona fëmijë në të gjithë botën kanë kaluar shumicën e ditëve të tyre duke mësuar në distancë, për shkak të mbylljes së shkollave gjatë pandemisë”, komenton një nga autorët, Rupert Bourne, profesor i okulistikës në Universitetin Anglia Ruskin.

Burimi: Agjencia Telegrafike Shqiptare

The post Smartphone-ët  favorizojnë miopinë te fëmijët appeared first on Bioutiful.

Si ta bëni fëmijën të hajë fruta dhe perime kur nuk i do
Fëmijët kanë nevojë për vitamina nga frutat dhe perimet, por për fat të keq sapo shohin fasulet, karotat ose spinaqin në pjatën e tyre, e vënë atë në këmbë.

Këtu janë disa mënyra për t’i udhëzuar fëmijët tuaj që të hanë më mirë:

Bëni një orar

Fëmijët duhet të hanë çdo tre deri në katër orë: tre vakte dhe shumë lëngje. Nëse planifikoni ta bëni këtë, dieta e fëmijës suaj do të jetë shumë më e ekuilibruar. Vendosni një frigorifer portativ me pako akulli në makinë kur dilni me fëmijët dhe sigurojini atij karota, biskota, kos dhe ujë, kështu që nuk keni nevojë për ushqim nga jashtë.

Hartoni menunë javore

Nëse e keni të vështirë një menu javore, filloni me dy ose tre ditë në të njëjtën kohë. Një vakt i mirë nuk duhet të jetë i shijshëm, por duhet të jetë i balancuar. Për shembull, në vend që të bëni mish me spageti, bëni mish me kungull të njomë.

Gatuani me fëmijët

Nëse fëmijët tuaj përfshihen në zgjedhjen ose përgatitjen e vakteve, ata do të jenë më të interesuar të hanë atë që kanë krijuar. Çojini në supermarket dhe lërini të zgjedhin produktin për ju. Nëse ato janë mjaft të mëdha, lërini të presin perimet dhe përziejini ato në sallatë.

Bëhuni model

Nëse jeni vazhdimisht në dietë ose keni zakone të paqëndrueshme të ngrënies, fëmijët tuaj do të rriten duke menduar se kjo lloj sjelljeje është normale. Jini të sinqertë me veten në lidhje me llojet e mesazheve që po dërgoni. Besojini trupit tuaj që t’ju ​​tregojë kur jeni të uritur dhe kur jeni të ngopur, dhe fëmijët tuaj do të mësojnë të bëjnë të njëjtën gjë.

Burimi: Abcnews

The post Si ta bëni fëmijën të hajë fruta dhe perime kur nuk i do appeared first on Bioutiful.

COVID-19 – Varianti Delta nuk shkakton raste më të rënda te fëmijët
Varianti Delta nuk shkakton raste më të rënda të COVID-19 te fëmijët dhe adoleshentët, në krahasim me variantet e tjera, sipas të dhënave të para të publikuara nga autoritetet shëndetësore amerikane.

Shqetësimet për pasojat e variantit Delta ndër më të rinjtë janë rritur, përballë një numri në rritje të fëmijëve të shtruar në spital.

Qendrat për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (CDC), agjensia kryesore federale e Shëndetit Publik në vend, studioi të dhënat nga pacientët e shtruar në spital me COVID-19 në 99 qarqe në 14 shtete, duke mbuluar rreth 10 për qind të popullsisë amerikane.

Në veçanti, agjensia krahasoi periudhën nga fillimi i marsit deri në mes të qershorit me atë nga mesi i qershorit deri në fund të korrikut, kur varianti Delta u bë mbizotërues në SHBA.

Midis këtyre dy periudhave, shkalla e shtrimit në spital te fëmijët dhe adoleshentët, nga mosha 0 deri në 17 vjeç, është rritur në mënyrë efektive pesëfish.

“Por përqindja e fëmijëve dhe adoleshentëve të shtruar në spital me forma të rënda të sëmundjes, për shembull, përsa i përket shtrimit në kujdes intensiv, ishte e ngjashme para dhe gjatë periudhës në të cilën Delta ishte mbizotëruese”, specifikon CDC.

Për më tepër, ky studim tregon se vaksinat ende i mbrojnë mirë adoleshentët kundër Delta-s: nivelet e shtrimit në spital ishin rreth dhjetë herë më të larta për adoleshentët e pavaksinuar, sesa për ata të vaksinuar gjatë periudhës së mbizotërimit të këti varianti.

Për më tepër, një studim i dytë tregon se vaksinimi i të rriturve mund të mbrojë fëmijët nga infektimi.

Në shtetet me mbulimin më të ulët të imunizimit për popullatën e përgjithshme, numri i fëmijëve dhe adoleshentëve në urgjencë ishte më shumë se tri herë më i lartë, sesa në shtetet me imunitet të ulët, kurse numri i shtrimeve në spital pothuajse katër herë më i lartë.

Sipas CDC, studimet tregojnë nga njëra anë se “vaksinimi funksionon” dhe, nga ana tjetër, se “nuk ka pasur rritje të ashpërsisë së sëmundjes te fëmijët”.

Burimi: Agjencia Telegrafike Shqiptare

The post COVID-19 – Varianti Delta nuk shkakton raste më të rënda te fëmijët appeared first on Bioutiful.

Dietat vegane mund të jenë optimale për rritjen tek fëmijët
Dietat vegane mund të jenë optimale për rritjen normale te fëmijët, sipas një përmbledhjeje të publikuar në Nutrition Research.

Studiuesit rishikuan literaturën mbi rritjen dhe shëndetin e përgjithshëm tek fëmijët që ndjekin dietat vegane dhe vlerësuan marrjen e disa ushqyesve kryesorë.

Ata fëmijë që ndjekin dieta vegane treguan rritje normale në marrjen adekuate, nëse jo më të madhe të proteinave, fibrave dhe hekurit.

Plotësimi i vitaminave B12 është i nevojshëm, dhe disa mund të zgjedhin të plotësojnë me vitaminë D ose Kalcium.

Dietat vegane ofrojnë shumë përfitime shëndetësore për fëmijët, duke përfshirë parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare, mungesën e vitaminës C dhe obezitetin gjatë fëmijërisë dhe më vonë në jetë.

Burimi: Physicians Committee for Responsible Medicine

The post Dietat vegane mund të jenë optimale për rritjen tek fëmijët appeared first on Bioutiful.