Diabeti Archives | Bioutiful

Nëse humbisni 2-3 kg nga pesha e trupit, përgjysmoni rrezikun e diabetit
Një studim i paprecedentë tregon se njerëzit me rrezik të lartë të diabetit mjafton të humbasin 2-3 kilogramë (dhe të ruhet pesha e arritur për të paktën dy vjet) dhe të rrisin pak aktivitetin fizik për të përgjysmuar rrezikun e sëmundjes.

Publikuar në revistën ”Jama Internal Medicine”, ky është rezultati më i rëndësishëm i arritur ndonjëherë në botë në 30 vitet e fundit mbi parandalimin e diabetit.

I kryer midis Spitalit Universitar, ”Norfolk” dhe Universitetit të Anglisë Lindore, ”Norwich”, studimi është i rëndësishëm sepse tregon mundësinë e parandalimit të diabetit me ndryshime të vogla të jetesës, të cilat janë me të vërtetë brenda mundësive të të gjithëve.

”Ekspertët ndoqën për një kohë mesatare prej tetë vitesh mbi 1 000 njerëz në rrezik të lartë për diabet, me glicemi të lartë (vlera midis 100 dhe 126 mg/dl gjak), një gjendje e quajtur ”prediabetes”, gjë që rrit rrezikun e marrjes së diabetit të vërtetë me rreth 50% në vetëm 5 vjet”, shpjegon Francesco Purrello, president i Shoqatës Italiane të Diabetologjisë (SID).

Disa nga pjesëmarrësit humbën 2-3 kg dhe rritën pak nivelet e aktivitetit të tyre fizik, duke ruajtur rezultatet e arritura për të paktën dy vjet.

Krahasuar me grupin e kontrollit që vazhdoi të bënte jetën e tyre të zakonshme, pjesëmarrësit që arritën të humbnin pak peshë dhe të lëviznin më shumë kishin një rrezik praktikisht të përgjysmuar (-47%) të marrjes së diabetit.

Me fjalë të tjera, një në çdo 11 njerëz me rrezik të lartë që adoptojnë këto ndryshime modeste të stilit të jetës nuk sëmuren, gjë që është shumë domethënëse.

Burimi: Agjencia Telegrafike Shqiptare

The post Nëse humbisni 2-3 kg nga pesha e trupit, përgjysmoni rrezikun e diabetit appeared first on Bioutiful.

Frutat që duhen konsumuar nga personat diabetikë
Ka spekulime sipas të cilave diabetikët nuk mund të hanë fruta për shkak të përmbajtjes së lartë të sheqerit. Këto spekulime nuk janë të vërteta për faktin se frutat nuk ofrojnë vetëm sheqer.

Frutat ofrojnë shumë vlera shëndetësore dhe jo vetëm për diabetikët. Ato janë shumë të pasura me vitamina, minerale, fibër dhe antioksidantë.

Frutat mund tu bëjnë mirë diabetikëve nëse këta të fundit kujdesen për racionet dhe nuk e teprojnë.

Siç e thamë edhe më lart, frutat përmbajnë fibër, e cila pengon rritjen e nivelit të sheqerit që ndodh rëndom pas ushqyerjes. Ajo rrit ndjesinë e ngopjes dhe pengon ushqyerjen e tepërt. Për më tepër, frutat janë një burim i shkëlqyer vitaminash dhe mineralesh siç është kaliumi, i cili ndihmon në uljen e tensionit të gjakut.

Karbohidratet për diabetikët

Një aspekt negativ i frutave është se ato konsiderohen si karbohidrat dhe përmbajnë sheqerna natyralë të quajtura fruktozë. Karbohidratet, edhe nëse përthithen nga buka, kosi, patatja apo fruti, shpërbëhen dhe transformohen në glukozë.

Kjo është arsyeja përse diabetikët duhet të jenë të vëmendshëm ndaj sasisë së karbohidrateve që konsumojnë, përfshirë këtu edhe frutat.

Frutat me nivel të ulët glicemie janë të përshtatshme për diabetikët. Niveli i glicemisë në një ushqim të caktuar tregon shpejtësinë e organizmit për të përthithur glukozën nga ky ushqim.

Ky matës nuk ka të bëjë me përmbajtjen specifike të sheqerit në një ushqim por sasinë e glukozës që do të futet në organizëm gjatë ngrënies së një racioni.

Glukoza përthithet më shumë dhe më shpejtë nga ushqimet me një nivel të lartë glicemie.

Frutat me nivel të ulët glicemie janë: mollët, dardhat, boronicat, luleshtrydhet, kivi, qitro, nektarinat dhe portokalli. Frutat me nivel mesatar glicemie janë qershitë, mango dhe rrushi. Frutat me nivel të lartë glicemie janë shalqiri dhe ananasi.

Kombinoni frutat me proteinë

Ekspertët thonë se kombinimi i frutave me një proteinë ngadalëson rritjen e nivelit të sheqerit në gjak. Për shembull, ju mund të hani një filxhan mjedër me një filxhan të vogël çaji me kos.

Një dardhë të vogël mund ta kombinoni ose me djathë ose me gjizë. Shmangni frutat e thata dhe lëngjet e frutave. Frutat e thata përmbajnë shumë karbohidrate dhe janë të dëmshme. Për shembull, dy lugë gjelle me rrush të thatë ofrojnë 23 gramë karbohidrate dhe 18 gramë sheqer.

Diabetikët duhet të shmangin gjithashtu edhe lëngjet e frutave të cilat rrisin sheqerin në gjak menjëherë për shkak të mungesës së fibrës.

Burimi: Agjencia Telegrafike Shqiptare

The post Frutat që duhen konsumuar nga personat diabetikë appeared first on Bioutiful.

Cili është ndryshimi midis diabetit të tipit 1 dhe 2?
Diabeti është një sëmundje kronike që karakterizohet nga prania e niveleve të larta të glukozës në gjak (hiperglicemia) dhe për shkak të një sasie ose funksioni të ndryshuar të insulinës.

Insulina është hormoni i prodhuar nga pankreasi i cili lejon glukozën të hyjë në qeliza dhe përdorimin pasues të saj si burim energjie.

Kur ky mekanizëm ndryshohet, glukoza grumbullohet në qarkullimin e gjakut.

Le të shohim dy llojet e tij.

Diabeti tip 1 (DM1), quhet ndryshe diabeti i varur nga insulina ose diabeti i mitur, sepse fillimi i tij zakonisht është më i hershëm dhe ndodh kur pankreasi nuk është më në gjendje të prodhojë insulinë, kështu që pacienti është i detyruar ta marrë atë çdo ditë artificialisht.

Diabeti tip 2 (DM2), shumë i zakonshëm në mesin e pacientëve obezë, është forma më e shpeshtë e diabetit që zhvillohet në moshën e rritur dhe ndodh kur pankreasi prodhon insulinë që nuk është aktive në qeliza.

Dallimi kryesor midis dy formave të diabetit është kryesisht në faktin se pacientët me diabet të tipit 2 nuk janë të varur nga insulina, të paktën për një kohë të gjatë të sëmundjes së tyre.

Burimi: ATSH

The post Cili është ndryshimi midis diabetit të tipit 1 dhe 2? appeared first on Bioutiful.

Këshilla për të parandaluar diabetin
Diabeti është bërë një ndër “kërcënimet” më të mëdha të shëndetit në kohët moderne. Me ngritjen e nivelit të jetës, kemi kërkesa më të larta për shijen e ushqimit, por mbipesha dhe grumbullimi i yndyrave të tepërta shtojnë incidencën për diabet. Në Kinë, 1 në 10 banorë është me diabet.

Diabeti është sëmundje e cila në botë po zgjerohet shpejt, kështu që, sipas shënimeve të Organizatës Shëndetësore Botërore (WHO), nga vendi i nëntë është rritur në vend të pestë, sipas vdekshmërisë. Sot, një nga pesë personat e moshës 65 vjeç ka diabet. Llogaritet se rreth vitit 2025, shfaqja e diabetit të tipit 2 do të dyfishohet në krahasim me periudhën para dhjetë vjetësh, ndërsa qysh tani nga kjo sëmundje po sëmuren personat gjithnjë e më të rinj.

Shumë njerëz madje nuk e dinë që kanë diabet, ndërsa disa të tjerë nuk i kushtojnë vëmendje të madhe parandlimit të kësaj sëmundje, por preferojnë zakone të pashëndetshme të jetës.

Rreziku i parë i diabetit është mbipesha dhe grumbullimi i yndyrnave të tepërta. Por personat që janë në mbipeshë janë ndër njerëzit më të lumtur në planet. Ata janë të dehur nga ushqimet e ndryshme të shijshme dhe nuk frenojnë dëshirën për të ngrënë. Mbipesha dhe yndyra e grumbulluar vjen kryesisht nga konsumi i tepërt i ushqimeve.

Mbipesha është fenomeni i fazës fillestare të diabetit. Në këtë fazë, është rritur niveli i sheqerit në gjak, të cilat mund të shkaktojnë rezistencë të insulinës në trup. Nëse mund të kontrollojmë mbipeshën dhe grumbullimin e yndyrave të tepërta, shumica e njerëzve mund të shmangin problemet e diabetit mellitus të tipit 2. Ky është një rezultat i konfirmuar nga studimet kineze dhe ndërkombëtare. Një studim i njohur mjekësor kinez, “studimi i diabetit në qytetin Daqin” që zgjati për 30 vjet, arriti në një përfundim kryesor: kontrolli i dietës dhe shtimi i stëvitjes mund t’ju dobësojnë, duke ulur në mënyrë të dukshme rrezikun e diabetit dhe sëmundjet përkatëse shoqëruese të diabetit, si dhe përqindjen e sëmundjeve kardiovaskulare.

Pas publikimit të rezultateve mjekësore nga “studimi i diabetit në qytetin Daqin”, ShBA-ja, Finlanda, India dhe Japonia zhvilluan studimet e ngjashme mjekësore për diabetin, të cilat vërtetojnë se ndërhyrja ndaj metodës së jetës mund të parandalojë efektivisht diabetin, duke reduktuar 40-60% të pacientëve të prekur nga diabeti në vendet dhe grupet etnike të ndryshme.

Organizata Botërore e Shëndetit propozoi gjithashtu disa metoda të shëndetshme të jetës, të cilat janë shumë të rëndësishme për parandalimin dhe menaxhimin e diabetit. Për shumë njerëz që vuajnë nga mbipesha dhe mbidhjamosja, është një sakrificë e madhe të kontrollojnë urinë. Por nuk ekziston një rrugë të thjeshtë për të pakësuar rrezikun e diabetit. Më poshtë do të lexoni mbi 3 teori bazë për parandalimin e diabetit.

1. Kontrolli i dietës:

Të gjitha ushqimet në botë kanë shumë energji, që përfshijnë kryesisht sheqerin, vajin, proteinat, kripë etj. Kur konsumojmë tepër ushqim, që trupi nuk arrin ta asimilojë plotësisht, pjesa e mbetur e ushqimit shndërrohet në dhjam. Me fjalë të thjeshta, nëse hamë shumë do të shëndoshemi.

Indet dhjamore janë një organ shumë i madh endokrin, që sekreton shumë qeliza dhe hormone, të cilat ndikojnë metabolizmin e glukozës. Indet dhjamore kanë rezistencë ndaj insulinës, që dëmton rolin e insulinës. Si rezultat, kur grumbullohen më shumë inde dhjamore, veçanërisht në bark dhe organet e brendshme, rritet rezistenca e insulinës, duke ndërhyrë më seriozisht metabolizimin e glukozës.

Duke filluar nga mbipesha dhe grumbullimi i yndyrave të tepërta, ka lindur çrregullimi i metabolizimit të glukozës. Kur çrregullimi i metabolizimit përkeqësohet në një nivel të përcaktuar, individi do të vuajë nga diabeti mellitus i tipit 2.

Nëse mund të kontrollojmë sasinë dhe cilësinë e ushqimeve në mënyrë shkencore, duke shmangur mbipeshën dhe grumbullimin e yndyrave, do të ulin 40-50% të rrezikut të diabetit mellitus të tipit 2.

2. Sport i moderuar:

Stërvitja dhe puna fizike na ndihmojnë në harxhimin e energjisë trupore, që harxhon kryesisht glukozën. Nëse bëni stërvitje për një kohë relativisht të gjatë, si ecje e shpejtë për mbi 30 minuta, mund të harxhoni glikogjeni e trupit, pasi harxhoni glukozën e trupit. Nëse mund të vazhdoni stërvitje për një periudhë më të gjatë, do të nxitni transferimin e yndyrave të trupit në energji, duke furnizuar muskujt me energjinë e nevojshme.

Muskuli është organi i harxhimit të energjisë. Stërvitja mund të nxisë forcimin e muskujve dhe të përmirësojë metabolizimin e muskulit. Kur keni më shumë muskuj, mund të keni gjendje më të mirë të metabolizimit; kur bëni stërvitje për një periudhë më të gjatë, mund të harxhoni më shumë glukozën dhe yndyrë të trupit, duke pakësuar rezistencën e insulinës dhe penguar procesin e zhvillimit të diabetit.

Mund të bëni sporte të ndryshme, si ecje, vrap i lehtë, not, patinazh, futboll, basketboll etj. Koha e stërvitjes duhet të arrijë standardin e OBSH-së: sport për çdo 30 minuta në ditë. Brenda një jave, koha e përgjithshme e stërvitjes duhet të arrijë në 150 minuta. Ata që vuajnë nga mbipesha, mund të zgjasin më shumë kohën e stërvitjes.

Kontrolli i ushqimit dhe zhvillimi i stërvitjes në sasi të moderuar mund të arrijë gradualisht objektin e kontrollit të peshës. Këto dy masa mund të ulin 60-70% të rreziqeve të diabetit të personave mbipeshë. Duhet të vihet në dukje se para 40-50 vitesh, përqindja e diabetit të banorëve kinezë ishte vetëm 10% e numrit të sotëm. Para 40-50 vitesh, përqindja e personave mbipeshë në Kinë ishte shumë e paktë. Në atë kohë, nuk kishte shumë automjete dhe shumë individë ishin të detyruar të bëjnë ecje për një periudhë të gjatë.

3. Problemi i trashëgimisë:

Janë zhvilluar shumë studime për elementin e trashëgimit të diabetit, por nuk janë zbuluar ende lidhje të dukshme trashëgimie mes brezave. Në brezin e kaluar të kinezëve, përqindja e diabetit është shumë e paktë. Por në kohën e sotme, numri i pacientëve të diabetit kinezë është shtuar shumë. Ky nuk është modeli i zhvillimit të sëmundjeve trashëguese. Përmirësimi i nivelit të jetës, shkurtimi i kohës së stërvitjes dhe rritja e konsumit të ushqimeve janë elementet më kryesore për fenomenet e rritjes së banorëve të mbipeshës, të diabetit, të hipertensionit, të çrregullimit të yndyrave të gjakut etj.

Diabeti mund të ketë lidhje me elementet familjare, të cilat janë kryesisht zakonet e jetës, por jo elementet trashëguese. Një nënë mbipeshë ka mundësi të madhe që të ketë një fëmijë mbipeshë dhe një bashkëshort mbipeshë, meqenëse ata kanë dëshira të përbashkët në konsumin e tepërt të ushqimeve të shijshme dhe mungesën e sportit. Këto zakone të ngjashme shkaktojnë probleme të njëjta të tyre si diabet.

Në përgjithësi, diabeti është një sëmundje që mund të parandalohet duke kontrolluar ushqimin dhe duke bërë stërvitje të moderuar. Duhet të kujdesemi për shëndetin dhe të jetojmë shëndetshëm dhe të evitojmë shëndoshjen.

Burimi: Radio e Jashtme e Kinës

The post Këshilla për të parandaluar diabetin appeared first on Bioutiful.