Covid19 Archives | Bioutiful

Si të forcojmë imunitetin në periudhë pandemie duke konsumuar 5 ngjyrat e fruta-perimeve
Imuniteti ynë është aleat në luftën ndaj virusit COVID-19.

Ekspertët e Shëndetësisë rekomandojnë dietën ushqimore mesdhetare si mënyrën më të mirë për të forcuar imunitetin gjatë kësaj periudhe pandemie.

Sipas tyre, mënyra me e mirë për të forcuar imunitetin do të ishte marrja e një diete ushqimore me sa më tepër vitamin ku duhet të mbizotërojë vitamina C. Dieta mesdhetare është dieta më e pasur me nutrient makro edhe mikro-nutrientë. Përmes tyre merren proteina, edhe fibrat e nevojshme edhe yndyrnat e mira omega 3 por njëkohësisht merret edhe maksimumi i kripërave minerale.

Specialistët e Shëndetësisë rekomandojnë që në totalin ditor të ushqimit, duhet të konsumohet të 5 ngjyrat e fruta-perimeve.

“Sugjerimi për totalin ditor është që ne të konsumojmë të 5 gjyrat e fruta-perimeve. Kjo do të thotë që të kemi patjetër një ngjyrë të verdhë, një banana ose limon, duhet të kemi ngjyrën portokalli, të kemi ngjyrën e kuqe domaten, speci dhe duhet thënë që speci i kuq, speci gogozhare ka vitaminën më të lartë se portokalli limoni.

Duhet të konsumojmë shumë perime me ngjyrë jeshile përmendin këtu perimet me gjethe, spinaqi, brokolin, fruta të ndryshme si kivi, speci jeshil. Të gjitha këto që kanë shumë vitamina dhe minerale. Ndërkohë që duhet të kemi ngjyrën blu në të cilën mund të përmendin patëllxhanin ose boronicën. Konsumimi i  këtyre pesë ngyrave përfaqëson të pesta klasat e anti-oksidantëve dhe anti oksidantët do të na ndihmojnë në këtë moment për të luftuar stresin”, rekomandojnë ata.

Edhe mjeket e huaj krahas respektimit të rregullave për të mos u infektuar nga COVID, ata kanë rekomanduar që arma më e mirë kundër këtij virusi mbetet forcimi i sistemit imunitar.

Burimi: Agjencia Telegrafike Shqiptare

The post Si të forcojmë imunitetin në periudhë pandemie duke konsumuar 5 ngjyrat e fruta-perimeve appeared first on Bioutiful.

Të qenët i sëmurë me COVID-19 rrit rrezikun e miokarditit
Rreziku i miokarditit, një inflamacion i muskujve të zemrës, është rritur për pacientët me COVID-19, sipas një studimi të gjerë amerikan, duke ofruar një argument të fortë në favor të vaksinimit.

Rreziku i zhvillimit të miokarditit është vënë në dukje pas injektimit të vaksinave COVID-19 nga Pfizer dhe Moderna, veçanërisht te djemtë dhe të rinjtë, megjithatë ky rrezik është më i lartë pas infektimit me vetë sëmundjen, sipas këtij studimi të ri nga Qendrat për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (CDC), që analizoi të dhënat nga konsultimet në më shumë se 900 spitale.

“Miokarditi mbetet i rrallë te pacientët, me ose pa COVID-19”, shkruan CDC.

“Sidoqoftë, COVID-19 është një faktor rreziku i fortë dhe i rëndësishëm për miokarditis dhe ndryshon me moshën”, shton agjensia shëndetësore.

Sipas këtij studimi, pacientët me COVID-19 midis marsit 2020 dhe janarit 2021 kishin mesatarisht gati 16 herë më shumë gjasa për të zhvilluar miokardit, sesa ata që nuk e kishin kontraktuar virusin.

Ky rrezik ishte më i theksuar te njerëzit nën moshën 16 vjeç, si edhe mbi moshën 50 vjeç.

“Tek fëmijët, disa raste të miokarditit të identifikuar mund të korrespondojnë me një sindromë inflamatore të shumë sistemeve pediatrike (PIMS ose MIS-C)”, vëren studimi.

Për më tepër, në mesin e personave me COVID-19 dhe miokardit, shumica dërrmuese u diagnostikuan për të dy sëmundjet në të njëjtin muaj.

“Mekanizmi i saktë, që mund të jetë në origjinën e kësaj lidhjeje, është i panjohur”, tha CDC.

Burimi: Agjencia Telegrafike Shqiptare

The post Të qenët i sëmurë me COVID-19 rrit rrezikun e miokarditit appeared first on Bioutiful.

COVID-19 – Varianti Delta nuk shkakton raste më të rënda te fëmijët
Varianti Delta nuk shkakton raste më të rënda të COVID-19 te fëmijët dhe adoleshentët, në krahasim me variantet e tjera, sipas të dhënave të para të publikuara nga autoritetet shëndetësore amerikane.

Shqetësimet për pasojat e variantit Delta ndër më të rinjtë janë rritur, përballë një numri në rritje të fëmijëve të shtruar në spital.

Qendrat për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (CDC), agjensia kryesore federale e Shëndetit Publik në vend, studioi të dhënat nga pacientët e shtruar në spital me COVID-19 në 99 qarqe në 14 shtete, duke mbuluar rreth 10 për qind të popullsisë amerikane.

Në veçanti, agjensia krahasoi periudhën nga fillimi i marsit deri në mes të qershorit me atë nga mesi i qershorit deri në fund të korrikut, kur varianti Delta u bë mbizotërues në SHBA.

Midis këtyre dy periudhave, shkalla e shtrimit në spital te fëmijët dhe adoleshentët, nga mosha 0 deri në 17 vjeç, është rritur në mënyrë efektive pesëfish.

“Por përqindja e fëmijëve dhe adoleshentëve të shtruar në spital me forma të rënda të sëmundjes, për shembull, përsa i përket shtrimit në kujdes intensiv, ishte e ngjashme para dhe gjatë periudhës në të cilën Delta ishte mbizotëruese”, specifikon CDC.

Për më tepër, ky studim tregon se vaksinat ende i mbrojnë mirë adoleshentët kundër Delta-s: nivelet e shtrimit në spital ishin rreth dhjetë herë më të larta për adoleshentët e pavaksinuar, sesa për ata të vaksinuar gjatë periudhës së mbizotërimit të këti varianti.

Për më tepër, një studim i dytë tregon se vaksinimi i të rriturve mund të mbrojë fëmijët nga infektimi.

Në shtetet me mbulimin më të ulët të imunizimit për popullatën e përgjithshme, numri i fëmijëve dhe adoleshentëve në urgjencë ishte më shumë se tri herë më i lartë, sesa në shtetet me imunitet të ulët, kurse numri i shtrimeve në spital pothuajse katër herë më i lartë.

Sipas CDC, studimet tregojnë nga njëra anë se “vaksinimi funksionon” dhe, nga ana tjetër, se “nuk ka pasur rritje të ashpërsisë së sëmundjes te fëmijët”.

Burimi: Agjencia Telegrafike Shqiptare

The post COVID-19 – Varianti Delta nuk shkakton raste më të rënda te fëmijët appeared first on Bioutiful.

Në helmin e një gjarpri ka një substancë që ndalon riprodhimin e Covid-19
Një gjarpër që jeton në Brazil, Bolivi, Paraguaj dhe në veri të Argjentinës, ka në helmin e tij një substancë që ndalon riprodhimin e Covid-19.

Sipas një studimi të publikuar në revistën “Molecules”, ka ardhur koha që të mendohet për prodhimin e ilaçeve kundër koronavirusit, pasi është vënë re se helmi i gjarprit “yararacusu” ndalon riprodhimin e virusit.

“Kemi identifikuar një substancë që nuk është toksike për qelizat dhe që ndalon riprodhimin e Covid-19”, tha udhëheqësi i studimit, Eduardo Maffud.

Tashmë, sfida e studiuesve është që të gjejnë dozën e saktë të molekulës për zhvillimin e një ilaçi që do të luftojë Covid-19, për të nisur provat në laborator dhe me kafshë.

Burimi: A2 News

The post Në helmin e një gjarpri ka një substancë që ndalon riprodhimin e Covid-19 appeared first on Bioutiful.

3 gjëra për t’u marrë parasysh, nëse do të udhëtoni këtë verë gjatë pandemisë
Ndërsa po mbaron vera, varianti delta shumë i transmetueshëm i SARS-CoV-2, i cili tani është dominues në botë, po shtron pyetje për gjithçka, nga koha kur do të jetë e sigurt të kthehesh në punë e deri tek mënyra se si t’i mbash fëmijët të sigurt në shkolla.

Për shumë njerëz, planet e udhëtimit veror janë gjithashtu primare. Disa shtete ndryshuan udhëzimet e tyre për njerëzit plotësisht të vaksinuar, duke këshilluar që ata të mbajnë maska ​​brenda në vende ku ka shkallë të lartë ose të konsiderueshme të transmetimit.

“Ne po merremi me një virus tjetër tani”, tha Dr Anthony Fauci, këshilltari kryesor mjekësor i Shtëpisë së Bardhë, në lidhje me variantin delta në një intervistë me NPR.

Pra, a është e sigurt të udhëtosh? Përgjigja varet plotësisht nga rrethanat tuaja individuale, duke përfshirë profilin tuaj të rrezikut dhe tolerancën, thotë Dr Ashley Lipps, asistente profesoresh në ndarjen e sëmundjeve infektive në Qendrën Mjekësore Wexner të Universitetit Shtetëror të Ohio.

Këtu janë disa pyetje që mund të keni duke iu afruar planeve të udhëtimit veror:

Nëse jam i vaksinuar, a është në rregull të udhëtoj?

Asnjë udhëtim nuk është plotësisht i sigurt, dhe sa i sigurt është ai varet nga rrethanat individuale. Por gjëja më e mirë për të bërë nëse planifikoni të udhëtoni është të siguroheni që çdo person me ju të jetë plotësisht i vaksinuar, përfshirë të gjithë të rriturit, thotë Lipps. CDC rekomandon që të shtyni udhëtimin derisa të jeni plotësisht të vaksinuar.

Personat e vaksinuar dhe të pavaksinuar duhet të mbajnë maska ​​në aeroplanë , autobusë, trena dhe forma të tjera të transportit publik, si dhe brenda qendrave të transportit siç janë aeroportet dhe stacionet.

A mund t’i marr me vete fëmijët e mi të vegjël?

Udhëtimi është i ndërlikuar për familjet me fëmijë të vegjël, sepse vaksinat nuk janë ende në dispozicion për fëmijët.

Ju gjithashtu mund të ndërmerrni hapa për të minimizuar ekspozimin tuaj ndaj njerëzve të tjerë, të tilla si ngasja në makinë kundrejt fluturimit në aeroplan dhe qëndrimi në aktivitetet në natyrë në destinacionin tuaj, sugjeron ajo. Por Kullar thotë se është më mirë që familjet me fëmijë të vegjël të presin për të udhëtuar.

A është e sigurt të fluturosh?

Avionët janë në thelb pak më të rrezikshëm, sepse jeni brenda dhe afër shumë njerëzve të tjerë statusin e vaksinimit të të cilëve mund të mos e dini. Sigurohuni që të jeni plotësisht të vaksinuar para se të hipni në aeroplan.

Për shkak se delta është më e transmetueshme se variantet e tjera, “ka një probabilitet më të lartë, veçanërisht në ato ambiente të aeroportit që janë brenda, për t’ju vënë në rrezik dhe potencialisht, transmetuar dhe përhapur atë”, thotë Kullar. Të gjithë ata që mbajnë maska, të cilat kërkohen në transportin publik sipas rregullave federale, mund të zvogëlojnë rrezikun e transmetimit, thotë Lipps. “Marrja e masave paraprake të përshkruara me siguri mund të zvogëlojë mundësinë tuaj të infeksionit”, thotë ajo.

Burimi: Telegrafi

The post 3 gjëra për t’u marrë parasysh, nëse do të udhëtoni këtë verë gjatë pandemisë appeared first on Bioutiful.

A mund të ekspozohemi në diell pasi kemi bërë vaksinën antiCovid-19?
Pas vaksinimit, vjen natyrshëm dëshira për të kapërcyer pandeminë dhe për të shijuar një relaksim të vogël.

Megjithatë, një dyshim lind në mënyrë spontane: a mund ta ekspozoni veten në diell pas vaksinës?

A lejohet noti në det?, shkruan faqja pazienti.it.

Si gjithmonë (pavarësisht nga vaksina), mbrojtja e lëkurës tuaj nga ekspozimi i tepërt në diell është një detyrim shëndetësor. Ajo që është e sigurt është se kjo verë 2021 ka një pikë më shumë që duhet të merret në konsideratë dhe kjo është efekti i vaksinës në lëkurën në diell.

Dielli nuk ndikon në vaksinën, edhe pak pas inokulimit.

Por jo vetëm: sipas ekspertëve, vaksina kundër SARS-CoV-2 nuk e bën lëkurën të ndjeshme dhe kjo vlen si për vaksinat e ARN-së dërguese (Comirnaty Pfizer / BioNTech dhe Moderna) ashtu edhe për vektorin viral (AstraZeneca / Vaxzevria dhe Janssen) nga Johnson & Johnson).

Por efektet anësore mund të jenë aty dhe kjo është arsyeja pse rekomandohet pushimi pas vaksinës.

Te disa njerëz, pas administrimit të vaksinës, mund të shfaqet temperaturë, dobësi dhe asteni.

Shkuarja në plazh në këto kushte mund ta dobësojë edhe më shumë trupin. Përveç kësaj, ata me lëkurë delikate dhe të ndjeshme mund të përjetojnë ënjtje në zonën e inokulimit dhe skuqje: në këto raste, ekspozimi ndaj diellit nuk rekomandohet.

Jini të kujdesshëm dhe dëgjoni trupin tuaj. Sipas ekspertëve, në rast se skuqjet e lëkurës ose eritema shfaqen menjëherë pas vaksinimit, ideale do të ishte të mos nguteni dhe të prisni disa javë para se të ekspozoheni ndaj rrezeve të diellit, duke preferuar orët më të freskëta, gjithmonë me një krem mbrojtës.

Po në lidhje me ujin e kripur? Ju mund të jeni të qetë: një notim në det nuk ndikon te vaksina dhe nuk gjeneron ndonjë efekt të ri të padëshirueshëm.

Burimi: ATSH

The post A mund të ekspozohemi në diell pasi kemi bërë vaksinën antiCovid-19? appeared first on Bioutiful.

A mund të kombinohen dhe të merren dy doza të ndyshme vaksinash COVID-19?
A mund të kombinohen dhe të merren dy doza të ndyshme vaksinash COVID-19?

Ka të ngjarë që një gjë e tillë të jetë e sigurt dhe efektive, por studiuesit ende po grumbullojnë të dhëna për të qenë të sigurtë.

Vaksinat e autorizuara në të gjithë botën për COVID-19 janë krijuar për të stimuluar sistemin tonë imunitar dhe për të prodhuar antitrupa kundër virusit, megjithëse mënyra se si ato e realizojnë një gjë të tillë ndryshon, vë në dukje Dr. Kate O’Brien, drejtore e departamentit të vaksinave në Organizatën Botërore të Shëndetësisë. “Bazuar në parimet bazë sesi funksionojnë vaksinat, ne mendojmë se kombinimi i tyre duhet të funksionojë,” thotë zonja O’Brien.

Shkencëtarët në Universitetin e Oksfordit në Britani janë duke testuar kombinimin e vaksinave COVID-19 me dy doza të prodhuara nga AstraZeneca, Moderna, Novavax dhe Pfizer-BioNTech. Prova klinike më të vogla po kryen ndërkohë në Spanjë dhe Gjermani. “Ne thjesht duhet të marrim të dhëna për secilin prej këtyre kombinimeve të vaksinave”, tha zonja O’Brien.

Të dhënat e siguruara deri tani sugjerojnë se një dozë e vaksinës AstraZeneca pasuar nga një dozë tjetër nga Pfizer-i është e sigurt dhe efektive. Ky kombinimi megjithatë duket se vjen me shanse më të lartë për efekte anësore të përkohshme si dhimbje trupi dhe të ethe.

Arsyeja mund të jetë se përzierja dhe kombinimi i llojeve të ndryshme të vaksinave shpesh mund të prodhojë një përgjigje më të fortë imune, thotë Lawrence Young, një virolog në Universitetin Warwick në Britani. Në disa vende, zyrtarët shëndetësorë kanë sugjeruar tashmë kombinimin e vaksinave në rrethana të caktuara.

Pasi vaksina AstraZeneca u zbulua të kishte lidhje me një mpiksje të rrallë të gjakut, disa vende evropiane, përfshirë Gjermaninë dhe Francën, rekomanduan që njerëzit që morën këtë vaksinë si dozë të parë, të merrnin vaksinën e Pfizer-it ose Modernës si dozë të dytë. Të enjten, Kanada bëri të njëjtin rekomandim.

Disa vende si Britania sugjerojnë që njerëzit të synojnë të marrin të njëjtën vaksinë në të dyja dozat nëse është e mundur. Nëse ata marrin vaksinën e AstraZeneca-s si dozën e tyre të parë, njerëzit këshillohen të marrin një vaksinë tjetër në dozën e dytë vetëm nëse kanë një histori të mpiksjes së gjakut ose sëmundje të tjera që mund t’i venën ata në rrezik më të lartë për mpiksjen e gjakut.

Burimi: VOA

The post A mund të kombinohen dhe të merren dy doza të ndyshme vaksinash COVID-19? appeared first on Bioutiful.

STUDIM – Ushqyerja me gji e rekomanduar edhe me COVID-19
Qumështi i nënave të infektuara nga COVID-19 nuk përmban gjurmë të virusit, por është nga ana tjetër një vektor antikorpesh, sipas një studimi të kryer nga Qendra Kërkimore Publike Spanjolle, që rekomandon gjidhënien edhe në rast të kontaminimit me COVID-19.

“Sipas këtij studimi të kryer në kuadër të një iniciative që quajtur MilkCorona nga Këshilli i Lartë i Kërkimit Shkencor (CSIC) dhe një spital universitar i Valences, asnjë prej mostrave të qumështit të gjirit të analizuara nuk përmbanin gjurmë të ARN-së së koronavirusit”, theksoi María Carmen Collado, studiuese e ngarkuar me projektin.

“Por, ato përmbajnë antitrupa të zhvilluara nga nëna, gjë që sugjeron se qumështi i nënës është një vektor i transmetimit të antikorpeve”, shtoi ajo.

“Rezultatet nënvizojnë rëndësinë e rekomandimit të ushqyerjes me gji në mënyrë sistematike në të gjitha rastet në të cilat nëna ka pak ose aspak simptoma”, theksoi Cecilia Martínez Costa, nga departamenti pediatrik i Spitalit Clínico de Valencia.

“Ky studim gjithashtu analizoi praninë e antitrupave në qumështin e gjirit të 75 grave të vaksinuara me Pfizer, Moderna dhe AstraZeneca dhe tregoi se të gjitha mostrat përmbajnë antitrupa në nivele të ndryshme në varësi të vaksinës”, shtoi deklarata.

Studimi ka treguar gjithashtu se qumështi i nënës që ka marrë një dozë vaksine pasi është prekur nga virusi dhe ai i grave që kanë marrë dy dozat dhe nuk janë prekur nga COVID-19 përmbanin të njëjtin nivel antikorpesh.

Burimi: Agjencia Telegrafike Shqiptare

The post STUDIM – Ushqyerja me gji e rekomanduar edhe me COVID-19 appeared first on Bioutiful.

Bisedat pa maskë në ambiente të mbyllura mbeten vendet më të rrezikshme ndaj Covid19
Ne mund të vazhdojmë të dezinfektojmë sipërfaqet, duke pretenduar se aq mjafton por nuk duhet të gënjehemi nga kjo qetësi e përkohëshme për shkak të vaksinave dhe sezonit të verës.

Ventilimi në hapësirat e mbyllura duhet të jetë i vazhdueshëm. Koronavirusi është një patogjen që transmetohet në ajër dhe mjetet e tij të preferuara të transportit janë pikat e pështymës që na dalin kur flasim.

Bisedat pa maskë në hapësira të mbyllura, të ventiluara dobët është mënyra më e mirë për të transmetuar ose kontraktuar Covid19. Dhe jo vetëm bisedat, por edhe kollitja dhe teshtitja, këndimi luajnë të njëjtin rol favorizues për marrjen e virusit.

Piklat e pështymës që krijohen kur flasim janë të afta të qëndrojë pezull në ajër për disa minuta dhe të transportohet në anën e kundërt të dhomës nga qarkullimi i brendshëm i ajrit. Bollëku i këtyre grimcave, i kombinuar me ngarkesën e madhe virale të njerëzve të caktuar pozitivë dhe para-simptomatikë, e bën të folurit në ambiente të mbyllura absolutisht rrugën më të shpejtë të transmetimit të virusit.

Çfarë duhet të bëjmë? Përveç vaksinimit, ne duhet të theksojmë rëndësinë e përdorimit të maskave kur flasim brenda ambjenteve (për shembull, nëse flasim ndërsa të tjerët hanë, dhe domosdoshmërisht janë të pambrojtur); është gjithashtu e nevojshme të sigurohet ventilim i mirë në dhoma.

Së fundmi, një kujtesë e dobishme: maskat nuk janë perfekte, por rreziku i thithjes së virusit tek ata që janë afër nesh reduktohet. Nëse të gjithë do të bënin pjesën e tyre, përhapja e covid patjetër do të eliminohej.

Burimi: PuneBurrash.com

The post Bisedat pa maskë në ambiente të mbyllura mbeten vendet më të rrezikshme ndaj Covid19 appeared first on Bioutiful.

Ja pse ju duhen holluesit natyralë të gjakut kundër Covid19
Rritja e rrezikut të mpiksjes së gjakut në të gjithë trupin është një simptomë e njohur e infeksionit të koronavirusit. Një medikament që përdoret zakonisht për të parandaluar mpiksjen e gjakut ka ndihmuar në reduktimin e sulmeve në zemër e goditjet në tru tek pacientët me koronavirus.

Në vijim ju njohim me disa hollues natyralë gjaku. Kini kujdes nëse merrni edhe ilaçe për hollimin e gjakut mirë është që përpara se të konsumoni këto ushqime apo pije të konsultoheni me mjekun tuaj.

1. Kurkumë

2. Xhenxhefil

3. Speca djegës

4. Vitaminë E

5. Hudhër

6 Kanellë

7. Ginkgo biloba

8. Ekstrakt i farave të rrushit

9. Dong quai

10. Ananas

Holluesit natyralë të gjakut janë substanca që zvogëlojnë aftësinë e gjakut për të formuar mpiksje. Mpiksja e gjakut është një proces i domosdoshëm, por ndonjëherë gjaku mund të mpikset shumë, duke çuar në komplikime që mund të jenë potencialisht të rrezikshme.

Njerëzit të cilët kanë disa probleme shëndetësore, të tilla si defekte të lindura të zemrës, mund të kenë nevojë për ilaçe për hollimin e gjakut për të zvogëluar rrezikun e sulmit në zemër ose goditjes në tru.

Është thelbësore të flisni me një mjek para se të provoni këto ushiqme, pasi ato mund të mos funksionojnë si ilaçe dhe mund të ndërhyjnë me disa ilaçe që merrni aktualisht.

Disa ushqime dhe substanca të tjera që mund të veprojnë si hollues natyralë të gjakut dhe ndihmojnë në uljen e rrezikut të mpiksjes janë si më poshtme:

1. Kurkuma

Njerëzit e kanë përdorur prej kohësh erëzën e artë në kulinari dhe mjekësi. Përbërësi aktiv te kjo erëz është kurkumina, e cila ka veti anti-inflamatore dhe holluese e gjakut ose antikoaguluese.

Një studim i botuar në vitin 2012 thuhet se marrja e një doze të përditshme kurkumës mund t’i ndihmojë njerëzit të qëndrojnë të shëndetshëm. Ju mund ta shtoni këtë erëz në kos, në supë etj.

2. Xhenxhefili

Xhenxhefili është një erëz tjetër që lufton inflamacionin dhe ndihmon kundër mpiksjeve të gjakut. Ai përmban një acid natyror që quhet salicylate. Aspirina (acidi acetilsalicilik) është një derivat sintetik i salicylate dhe një hollues gjaku i fuqishëm.

Për të përftuar efektet antikoagulante të salicylates natyrale, përdorni rregullisht xhenxhefil të freskët ose të tharë në gatime, lëngje etj. Xhenxhefili duhet pirë si çaj dy herë në ditë, pas konsultës me mjekun. Zieni 1 cm xhenxhefil të prerë në feta në një gotë ujë.

3. Speci djegës

Speci djegës përmban një nivel të lartë salicylates dhe mund të veprojë si një hollues i fuqishëm gjaku. Ai është pikant, prandaj njerëzit që kanë probleme me zorrët duhet ta kenë kujdes sasinë që marrin.

4. Vitamina E

Vitamina E pakëson formimin e mpiksjeve të gjakut në shumë mënyra. Kjo varet nga sasia e vitaminës E që merr një person, megjithatë autoritetet e shëndetit theksojnë se pacientët që marrin ilaçe për hollim gjaku nuk duhet ta teprojnë me dozat e vitaminës E.

Në ditë këshillohet afro 400 IU. Vitaminën E mund ta përfitoni edhe nga ushqimet si- bajamet, farat e lule diellit etj.

5. Hudhra

Përveç veçorive që ka hudhra si një antibiotik natural disa studime kanë treguar se hudhra redukton formimin e trombozave. Po ashtu, disa studime të tjera sugjerojnë që hudhra mund të hollojë gjakun. Hudhra duhet ta copëtoni në pjesë sa më vogla dhe ta lini 5 minuta para përdormin në mënyrë që ajo të lëshojë të gjithë substancat shëruese.

6. Kanella

Kanella përmban coumarin, një përbërës shumë i fuqishëm për hollimin e gjakut. Warfarin, ilaçi më i përdorur si hollues gjaku është derivat i coumarin.

7. Ginkgo biloba

Ginkgo biloba është një pemë e lashtë kineze dhe në të njëjtën koha pema më e vjetër në botë. Gjethet e saj janë përdorur në mjekësinë tradicionale kineze për trajtimin e çrregullimeve me qarkullimin e gjakut, për të përmirësuar kujtesën dhe dhimbjet e këmbëve.

Ginkgo permban shume substanca të ndryshme të cilat ndahen në dy kategori kryesore Terpenoide ( te cilat ndihmojnë në rritjen e qarkullimit te gjakut) dhe Flavonoide (te cilat konsiderohen të jenë antioksidante të fuqishëm që ngadalesojnë plakjen e qelizave). Ai gjithashtu përmban edhe ginkgolide dhe bilobalide, roli i të cilëve është të parandalojnë formimin e mpiksjes së gjakut, dhe në të njejtën kohë rrit përmirësimin e qarkullimit venoz.

Përbërës të tjerë të pranishëm janë aminoacidet, të cilat u japin qelizave strukturën e tyre dhe luajnë një rol të rëndësishëm në ruajtjen e vlerave ushqyese si dhe proantocianidina, acid ginkgolik, acidi askorbiki dhe karotenoide. Përbërës tjetër i pranishëm është quercitina, e cila është një nga flavonoidet më të studiuara dhe një antioksidant më i fortë se vitamina E.

8. Ekstrakt i farave të rrushit

Ekstrakti i farave të rrushit mund të ketë përfitime potenciale për disa probleme me zemrën dhe enët e gjakut. Ai përmban antioksidantë që mbrojnë enët e gjakut dhe parandalojnë hipertensionin. Ato janë gjithashtu një hollues natyral i gjakut

9. Dong quai

Dong quai, e njohur si xhenseni femër, është një tjetër bimë kineze që ndihmon në reduktimin e mpiksjes së gjakut. Studimet kanë treguar se dong quai përmban coumarin, e njëjta substancë që ishte edhe te kanellë duke i bërë antikoagulantë të fuqishëm. Dong quai mund të hidhet në supe ose të pihet në formën e çajit bimor.

10. Bromelain

Bromelain është një enzimë që ndodhet tek ananasi dhe nga studimet ka rezultuar si shumë efektive në trajtimin e sëmundjeve kardiovaskulare dhe të problemeve me tensionin e lartë.

Studimet kanë treguar se bromelain mund të hollojë gjakun, dhe të pakësojë formimin e trombozës. Enzima ka gjithashtu veçori anti-inflamatore.

Gjithsesi shumë substanca natyrale mund të ndihmojnë në pakësimin e mpiksjeve të gjakut, por nuk mund të zëvendësojnë 100% ilaçet që hollojnë gjakun prandaj personat që kanë tromboza ose janë të prirura drejt trombozave duhet të marrin recetë nga mjeku.

Nëse merrni shumë nga përbërësit e mësipërm dhe ndërkohë pini edhe ilaçe për hollimin e gjakut atëherë këto të dyja mund të interferojnë dhe mund të keni gjakderdhje.

Burimi: Radio e Jashtme e Kinës CRI

The post Ja pse ju duhen holluesit natyralë të gjakut kundër Covid19 appeared first on Bioutiful.