Birra Archives | Bioutiful

Kriza shtrenjton çmimin e birrës për britanikët
Çmimet e birrës në Britaninë e Madhe u rritën me 30 cent për kanoçe.

Gazeta ”The Times” shkruan se më shumë se tetë në 10 bare kanë rritur çmimet ose planifikojnë ta bëjnë këtë për shkak të rritjes së kostove, përfshirë ato të shkaktuara nga pagat më të larta, të shoqëruara me mungesën e energjisë dhe furnizimit.

Raporti shton se mbledhësit e taksave po i kërkojnë kancelarit të Thesarit, Rishi Sunak të ngrijë normën e taksës së alkoolit.

”Mungesa e stafit ka shtyrë baret të rrisin pagat për të mbushur rreth 134 000 vende të lira pune në industri”, thekson gazeta, ndërsa shitësit me shumicë të pijeve ”Matthew Clark” dhe ”Bibendum” do të rrisin çmimet midis 3,5 dhe 5,0% muajin e ardhshëm.

“Ndërsa industria jonë po rimëkëmbet nga pandemia, presioni mbi Britaninë e Madhe dhe zinxhirët global të furnizimit ka rritur kostot dhe kompleksitetin”, shkruan ”The Times”.

Burimi: Agjencia Telegrafike Shqiptare

The post Kriza shtrenjton çmimin e birrës për britanikët appeared first on Bioutiful.

Elon Musk nuk ndalet, Tesla do të prodhojë edhe birra
Elon Musk, i cili prodhon automjete elektrike ”Tesla”, ka vendosur të prodhojë edhe një birrë me këtë emër.

Me rastin e prezantimit të fabrikës së re të makinave në Berlin, Musk ka zbuluar edhe ”Gigabier”, birrën e lidhur me këtë nismë.

Me një shishe të frymëzuar nga Cybertruck, kompania futuriste do të ndërtohet në Gjermani duke filluar nga viti 2022.

Musk synon ta bëjë më të lehtë dhe më argëtuese jetën për punonjësit në këtë fabrikë, që pritet të punësojë deri në 10 000 persona.

”Për më tepër, ‘Tesla’ do të personalizojë muret e garazheve të ndryshëm, për t’i bërë ato më pak të mërzitshme përmes pikturave murale”, shpjegoi Musk.

Nuk është hera e parë që ai merret me këtë lloj biznesi.

Nëntorin e kaluar, sipërmarrësi eklektik vuri në shitje ”Tesla Tequila”, e cila u shit shpejt dhe u shit në pak orë, me një çmim prej 250 dollarë për një shishe.

Burimi: Agjencia Telegrafike Shqiptare

The post Elon Musk nuk ndalet, Tesla do të prodhojë edhe birra appeared first on Bioutiful.

Çfarë i ndodh mëlçisë tuaj, kur pini më shumë se dy birra në ditë?
Shumë prej nesh kënaqen duke pirë ndonjë birrë të ftohtë, pasdite ose në mbrëmje vonë. Por, nuk duhet ta teprojmë duke pirë alkool më shumë se duhet.

Veçanërisht alkooli mund të përbëjë një kërcënim për organet vitale, kryesisht mëlçinë tuaj. Kjo është për shkak se një nga funksionet kryesore të mëlçisë është neutralizimi dhe filtrimi i toksinave dhe substancave të tjera të dëmshme në gjak, dhe alkooli konsiderohet një toksinë. Por kjo nuk është e gjitha ajo çka që bën mëlçia për ne. Ajo gjithashtu prodhon proteina, enzima dhe hormone që trupi përdor për të luftuar infeksionet.

Mëlçia është gjithashtu përgjegjëse për prodhimin e tëmthit, i cili ndihmon në shpërbërjen e yndyrave në zorrën e hollë gjatë tretjes. Madje ndihmon në rregullimin e mpiksjes së gjakut.

Duke patur rol të rëndësishëm për kaq shumë procese thelbësore në trup, është jetike që mëlçia juaj të mbetet në formë të mirë, në mënyrë që të funksionojë siç duhet dhe t’ju mbajë të shëndetshëm. Por nëse pini shumë alkool, që do të thotë dy deri në tre birra çdo ditë, atëherë mund të rrezikoheni nga dëmtimi i mëlçisë.

Konsumatorët që disa birrave në ditë, janë në rrezik të lartë për të zhvilluar sëmundje alkoolike të mëlçisë yndyrore të njohur gjithashtu si steatoza hepatike. Llogaritet se 90% e këtyre konsumatorëve të birrave kanë një shkallë kësaj gjendjeje të sëmundjes. Pirja e tepërt e alkoolit mund të pengojë shpërbërjen e yndyrnave në mëlçi, prandaj ndodh grumbullimi i dhjamit.

Sepse mëlçia juaj është përgjegjëse për neutralizimin e shumicës së alkoolit që pini – një proces që gjeneron substanca të dëmshme. Këto substanca mund të nxisin inflamacionin, dëmtojnë qelizat e mëlçisë dhe në fund të fundit dobësojnë sistemin imunitar të trupit tuaj. Lajmi i mirë është që kjo sëmundja është e shërueshme.

Dikush që ka sëmundje alkoolike të mëlçisë mund ta ndryshojë gjendjen, duke eliminuar alkoolin nga përditshmëria e tyre për disa javë në minimum. Pra, nëse pini shumë birrë rregullisht dhe filloni të vëreni siklet pranë mëlçisë tuaj, ndjeheni të lodhur ose keni humbje peshe të pashpjegueshme, dijeni se këto janë simptoma të sëmundjes alkoolike të mëlçisë .

Nëse lihet e patrajtuar për një periudhë kohe, mund të shndërrohet në hepatit alkoolik, i cili është shumë më i rëndë dhe mund të mos jetë i shërueshëm. Në fakt, trajtimi më i mirë për njerëzit me këtë lloj dëmtimi të mëlçisë është ndalimi i pirjes së alkoolit përgjithmonë. Indet e dëmtuara mund të zënë vendin e tyre të shëndetshme në mëlçi, në një proces të quajtur fibrozë. Nëse ky proces vazhdon, zhvillohet cirroza alkoolike e cila pengon mëlçinë të punojë siç duhet. Në rastet më të këqija, mund të jetë i nevojshëm transplantimi i mëlçisë.

Sigurisht, nëse dyshoni se diçka nuk është në rregull me mëlcinë tuaj, caktoni një takim për të parë mjekun tuaj për të marrë një diagnozë të duhur. Në ndërkohë, përpiquni ta mbani veten larg alkoolit, duke u mjaftuar vetëm me një ose dy birra çdo ditë ose edhe më rrallë për të mbrojtur mëlçinë tuaj nga dëmtimet.

Burimi: EatThis

The post Çfarë i ndodh mëlçisë tuaj, kur pini më shumë se dy birra në ditë? appeared first on Bioutiful.

Babilonasit e merrnin birrën shumë seriozisht, Hamurabi nxorri ligje të veçanta për të
Birra është pije shumë e lashtë. Zbulimi i objekteve të ndryshme na bën të mendojmë se Shumerët kishin mbi 20 lloje të ndryshme të kësaj pije.

Babilonasit dhe Egjiptianët vazhduan traditën me lloje të tjera. Për babilonasit, birra ishte shumë serioze, madje edhe Kodi i Hamurabit e përfshinte atë.

Kodi antik i ligjeve babilonase përcaktonte që çdo qytetar duhej të kishte të garantuar një sasi të birrës, përkatësisht  sipas statusit shoqëror. Një punëtor i pakualifikuar, për shembull, kishte 2 litra në ditë, ndërsa nëpunësit civilë 3 dhe administratorët dhe priftërinjtë e lartë deri në 5 litra në ditë.

Birra ishte pothuajse një monedhë, një mjet negocimi. Në atë kohë birra ishte e pa filtruar, e turbullt dhe me mbetje në fund. Por ishte më e çmuar se kurrë. Thuhet se ata që i shtonin ujë birrës, dënoheshin me vdekje, duke u mbytur në birrën e tyre, ose u dënuan të pinin birrën e tyre deri në vdekje.

Dënimi ekstrem nuk ishte i pazakontë në sistemin babilonas të ligjit. Dhe meqenëse birra ishte pothuajse një monedhë, por mbi të gjitha e drejta e një qytetari, përzierja e saj me ujë nënkuptonte kryerjen e një mashtrimi serioz.

Burimi: PuneBurrash.com

The post Babilonasit e merrnin birrën shumë seriozisht, Hamurabi nxorri ligje të veçanta për të appeared first on Bioutiful.