Lëngje Archives | Bioutiful

Cilat janë vetitë ushqyese të vajit të ullirit?
Vaji i ullirit po vlerësohet gjithnjë e më shumë, edhe në arenën ndërkombëtare. Por çfarë dimë për ullirin? Dikush do të mendojë se është një perime, por në realitet është një frut!

Çfarë është ulliri?

Ulliri është fruti i pemës së ullirit (që i përket familjes Oleaceae), një pemë vendase në pellgun e Mesdheut. Varietetet kryesore të ullinjve vijnë nga: Italia, Franca,Portugalia, Spanja, Greqia dhe Lindja e Mesme.

Ullinjtë e destinuar për prodhimin e vajit mblidhen nga bima para pjekurisë së plotë, për të marrë një vaj të lehtë dhe jo shumë acid.

Ka shumë varietete të ullinjve, sepse ato rriten në shumë vende. Prandaj, sipas klimës, çdo ulli ka cilësi organoleptike, maturim dhe vlera ushqyese të ndryshme.

Për më tepër, ullinjtë kanë një përmbajtje të lartë të triglicerideve si dhe acide yndyrore të pangopura që përveçse janë të dobishme për gatimin e ushqimit, ndikojnë pozitivisht në funksionimin e kolesterolit.

Cilat janë vetitë ushqyese të vajit të ullirit?

Pothuaj 90% e vajit të ullirit përbëhet nga lipide (ose trigliceride), kryesisht të pranishme në formën e vajrave të lëngshëm.

Ndër vetitë kryesore ushqyese të vajit të ullirit mund të përmendim: mbron mëlçine,  organizmin kundër infeksioneve, si dhe ka veti antioksiduese.

Me pak fjalë, ajo që mbetet është ta shijojmë në tavolinë!

Burimi: Agjencia Telegrafike Shqiptare

The post Cilat janë vetitë ushqyese të vajit të ullirit? appeared first on Bioutiful.

Vetitë e shumta nga pirja e ujit të ngrohtë me limon
Fillimi i ditës me një filxhan ujë të ngrohtë me gjysmë kokërr lëng limoni është një metodë e thjeshtë dhe efektive për të rifituar mirëqenien dhe shëndetin, pasi limoni nuk është thjesht një ushqim, por një ilaç natyral i vërtetë, shkruhet në faqen e internetit cure-naturali.it.

Në limon, lëngu përbën rreth 30% të peshës së tij, përmban nga 6 deri në 8% të acidit citrik, citrateve të kalciumit dhe kaliumit, kripëra minerale dhe elementë gjurmë si hekuri, fosfori, mangani, bakri, sasi të mëdha të vitaminës B1, B2 dhe B3, karoten, vitaminës A, vitaminës C (deri në 50 mg/100 g lëng) dhe vitaminës P.

Limoni është baktervrasës, antiseptik, antitoksik; aktivizues i qelizave të bardha të gjakut në mbrojtje organike, freskuese, tonik i sistemit nervor dhe simpatik, diuretik, antireumatik, antisklerotik, antiskorbutik, hollues gjaku dhe antipruritik i shkëlqyeshëm kundër kafshimeve të insekteve.

Prandaj përdorimi i limonit rekomandohet në raste gripi, sëmundjesh infektive, anemie, nauzeje, reumatizëm, humbje oreksi, bronkit, arteriosklerozë, tretje të vështira, dështim të mëlçisë, diabet dhe gurë në veshka.

Për të shijuar plotësisht vetitë e limonit dhe për të përmirësuar shëndetin tonë, ne mund të adoptojmë një praktikë të thjeshtë, e cila konsiston në pirjen e një gote me ujë të ngrohtë me limon çdo mëngjes sapo zgjohemi dhe me stomakun bosh.

Sidoqoftë, vetitë më të rëndësishme mbeten:

1. Forcimi i sistemit imunitar
2. Bilancimi i pH
3. Lehtësimi i humbjes së peshës
4. Ndihma ndaj tretjes
5. Pastrimi i lëkurës
6. Detoksifikimi i trupit.

The post Vetitë e shumta nga pirja e ujit të ngrohtë me limon appeared first on Bioutiful.

Disa arsye pse nuk duhet ta pini ujin në këmbë
Kohët e fundit shkenca ka bërë një zbulim të veçantë e cila lidhet me mënyrën sesi duhet të pihet uji. Kjo duket e çuditshme por pozita e trupit dhe e qëndrimit tuaj kanë rëndësi kyç kur jeni duke pirë ujë.

Nuk është e rëndësishme për shëndetin tuaj vetëm sasia e ujit që duhet të pini në ditë, ku minimalisht duhet të konsumoni 1.5 litra ujë, por edhe mënyra se si e pini.

Njerëzit me të drejtë do pyesin se çfarë ndryshimi ka ta pish ujin në këmbë dhe ulur. Çdo ditë trupi juaj humb sasi të mëdha uji, prandaj ka shumë rëndësi që uji të konsumohet në mënyrën më të përshtatshme për tu absorbuar.

Nëse uleni dhe pini ujë, është mënyra më e mirë për të arritur të gjitha të mirat shëndetësore. Nëse e pini ujin duke qëndruar në këmbë trupi nuk do të ketë kohë t’i absorbojë nutritienët. Kjo mund të shkaktojë shumë probleme si: ngërçi, artriti ose dëmtim i veshkave. Duke qëndruar në këmbë, nervat tuaja natyrshëm janë të tendosura dhe trupi ndodhet nën presionin që duhet patjetër të mbrohet nga rreziqet.

Konsumimi i shpejtë i ujit dhe i pijeve të tjera mund të çojë deri në mungesën e oksigjenit në mushkëri, gjë që çon drejt problemeve të mushkërive dhe të zemrës. Gjithashtu ndryshon pozita e lukthit gjatë pozicionit në këmbë dhe ulur.

Pra, pirja e ujit ulur është një mënyrë parandaluese nga disa infeksione. Njerëzit që pinë ujë ulur, janë të mbrojtur nga shumë sëmundje. Ndërsa ata që duke qëndruar në këmbë pinë ujë pakontrolluar, janë në rrezik më të madh. Përveç ujit edhe ushqimin është me rëndësi ta konsumoni ngadalë dhe ulur. Kështu përmirësohet procesi i tretjes.

Burimi: Agjencia Telegrafike Shqiptare

The post Disa arsye pse nuk duhet ta pini ujin në këmbë appeared first on Bioutiful.

Lëngu i domates për shëndetin, nga eliminimi i qelizave kancerogjene, deri tek kolesteroli
E kemi thuajse gjatë gjithë vitit në tryezat tona, por nuk e dimë se sa e shëndetshme është domatja. Domatja nuk njihet vetëm për antioksidantët e fuqishëm, por edhe për një sërë vitaminash e mineralesh të dobishme për shëndetin.

Ajo ka sasi të lartë të vitaminave A, B6, C, K, folate dhe tiaminë dhe është gjithashtu një burim i mirë i manganit, magnezit, kaliumit, fosforit dhe bakrit.

Disa arsye përse duhet të pini lëng domate:

Efekti antiinflamator

Studimet kanë treguar se një gotë lëng domate në ditë ndihmon në uljen e indikatorit individual për inflamacion me afro një të tretën.

Parandalimi i kancerit

Karotenoidet dhe lycopene në lëngun e domates, antioksidentë të fuqishëm ulin rrezikun e kancereve të ndryshme, duke përfshirë kancerin e gjirit, kancerin e mushkërive dhe prostatës. Hulumtimet kanë treguar se burrat që konsumojnë sasi të larta të likopenit, ulin rrezikun e kancerit të pankreasit, me 30%.

Ndihmon në tretje

Konsumi ditor i lëngut të domates, e mban mëlçinë të shëndetshme. Enzimat aktive të domatja ndihmojnë në tretje dhe nxisin lëvizjen e rregullt të zorrëve.

Përmirëson shikimin

Domatet  përmbajnë vitaminë A, e cila parandalon degjenerimin makular, ndihmon në përmirësimin e vizionit dhe parandalon verbimin e natës. Vitamina A konsiderohet të jetë një antioksidant i fuqishëm, i cili ndihmon në krijimin e një sasie të lartë  të betakarotenit në trup. Shumica e problemeve të syve, ndodhin për shkak të efekteve negative të radikaleve të lira dhe vitamina A është një antioksidant i fuqishëm.

Ul kolesterolin

Fibrat e pranishme në lëngun e domates ndihmojnë në shpërbërjen e kolesterolit të keq.

Kockat e forta

Qumështi njihet si pija magjike që ndihmon në shëndetin e kockave, por domatet gjithashtu kontribuojnë në formimin e kockave më të forta! Ajo përmban vitaminë K, një nga vitaminat më esenciale të lidhur me shëndetin e kockave. Vitamina K ndihmon aktivizimin e osteokalcinës, e cila është përgjegjëse për grumbullimin e kalciumit brenda kockave.

Mbron kundër sëmundjeve të zemrës

Studimet kanë gjetur një lidhje midis sasisë të lartë të likopenit me një reduktim deri në 30% të sëmundjeve kardiovaskulare dhe koronare të zemrës.

Parandalon mpiksjen e gjakut

Sasia e lartë e phutonutirentëve gjetur në domate, ndihmojnë në parandalimin e formimit të trombociteve dhe mpiksjeve të gjakut

Burimi: Agjencia Telegrafike Shqiptare

The post Lëngu i domates për shëndetin, nga eliminimi i qelizave kancerogjene, deri tek kolesteroli appeared first on Bioutiful.

Një smoothie i shëndetshëm që ju hidraton gjatë gjithë ditës
Në këto ditë të nxehta të kësaj verës do tju këshilloja të freskoheshit me një smoothie të shēndetshëm që do t’ju mbante të hidratuar gjatë të gjithë ditës.

Përbërësit:

1 copë xhinxher
1 mollë jeshile
1 grusht spinaq
1 kastravec e gjysmë
20 gr bajame dhe arra të shtypura mirë

Përgatitja:

Fillimisht mollën, spinaqin dhe kastravecin e larë dhe të prerë në copa të vogla i grijmë me frulator.

Shtoni më pas copën e xhinxherit të freskët.

Hidhni bajamet dhe arra të grira (sipas dëshirës tuaj) dhe i grini deri sa të bëhet lëng.

Konsumojeni menjëherë në mënyrë që lëngu të mos humbasë vlerat e tij ushqyese.

T’ju bëjë mirë!

Burimi: Phd. Anila Kalleshi / Dietologe klinike

The post Një smoothie i shëndetshëm që ju hidraton gjatë gjithë ditës appeared first on Bioutiful.

5 arsyet pse gratë shtatzëna duhet të pinë lëng portokalli
Lëngu i portokallit është një domosdoshmëri për gratë shtatzëna në dietën e tyre. Një gotë në mëngjes me lëng portokalli mund të japë një sasi të mirë të vitaminës C që rrit imunitetin tuaj, ju mbron nga radikalet e lira, dhe rrit përthithjen e hekurit, së bashku me një mori  antioksidantësh të tjerë. Lëngu i portokallit përmban gjithashtu folate të cilat ndihmojnë në parandalimin e defekteve të tubit nervor dhe përmban kalium që mban në ekuilibër tensionin e gjakut.

Shtatzënia vjen me shumë limitime në dietën tuaj! Ha këtë, mos ha atë… Në fakt edhe disa ushqime të shëndetshme duhet të shmangen pasi ato mund të përkeqësojnë problemet si urthi dhe acidi refluks. Portokalli është një agrume dhe mund të shkaktojë urth, prandaj shumë mund të pyesin a është e sigurt nëse një grua shtatzënë pi lëng portokalli gjatë shtatzënisë. Përgjigja është “po.” Nëse pihet në sasi të moderueshme, lëngu i portokallit nuk është vetëm i sigurt për gratë shtatzëna por ka edhe shumë përfitime shëndetësore.

5 arsyet pse gruaja shtatzënë duhet të pijë lëng portokalli

1. Përmban vitaminë C

Ndërkohë që vitamina C është shumë e rëndësishme gjatë shtatzënisë, suplementët me doza të larta mbi 2 gramë mund të jenë të dëmshme. Por nëse e konsumoni në ushqim kjo nuk është problem, prandaj merreni vitaminën C nga ushqimi.

Një gotë lëng portokalli përmban 124 mg vitaminë C, që është 1.45 herë më e lartë se 85 mg që ju nevojitet gjatë shtatzënisë. Vitamina C është një antioksidant i fuqishëm që i nevojitet trupit për ta mbajtur sistemin imunitar në formë. Ajo ofron mbrojtje kundër patogjeneve të jashtëm dhe radikaleve të lira në trup. Gjatë shtazënisë, trupi juaj gjeneron më shumë radikale të lira dhe prandaj ju nevojiten më shumë antioksidantë për të evituar shkatërrimin e qelizave si dhe të fetusit tuaj. Kjo është arsyeja pse gjatë kësaj faze të rëndësishme në jetën e gruas duhet të hani perime dhe fruta të freskëta.

2. Lëngu i portokalli shton përthithjen e hekurit

Shtatzënia vjen me një kërkesë në rritje për hekurin falë rritjes së numrit të enëve të gjakut. Kërkesa e përditshme e hekurit është nga 18 mg në 27 mg, dhe ju duhet të jeni veçanërisht të kujdesshëm për të përmbushur nevojat tuaja ditore të hekurit dhe për të shmangur mungesën në fazat e mëvonshme të shtatzënisë. Mungesa e hekurit në dietë mund të ketë pasoja si anemia, lindja e parakohshme dhe zhvillimi i dobët i foshnjës. Ndërkohë që shtesat e shtatzanisë përmbajnë hekur, është më mirë që të merrni lëndë ushqyese nga burimet ushqimore.

Prandaj duhet të konsumoni portokaj të pasur me vitamin C, pasi kjo vitaminë shton përthithjen e hekurit. Prandaj kur hani spinaq ose shparg, pini edhe një gotë me lëng portokalli.

3. Lëngu i portokalli përmban folate

Lëngu i portokallit mund të kontribuojë gjithashtu në marrjen e folateve ose vitaminës B9. Duke pasur parasysh se gjatë shtatzënisë, kërkesa e përditshme e folateve rritet nga 400 në 600 mg, një gotë lëng portokalli mund t’ju ofrojë rreth 12% të kërkesës suaj ditore. Natyrisht, kjo duhet të plotësohet me ushqime të pasura me folate dhe me acid folik (forma sintetike e folatit) shtesë.

Është shumë i rëndësishëm në shtatzëni, mbron zemrën, ul tensionin e lartë të gjakut, përmirëson funksionet kardiake dhe performancat fizike.

Acidi folik, i njohur ndryshe si vitamina B9, është zbuluar në vitin 1939. Nuk prodhohet nga organizmi, ndaj duhet të merret përmes ushqimeve. Nevojat e përditshme, në gjendje normale, janë rreth 0.2 mg. Në dhjetëvjeçarët e fundit, është cilësuar si thelbësor në parandalimin e keqformimeve te të porsalindurit, sidomos ato që lidhen me tubin nervor e që nisin në fazën e parë të zhvillimit të embrionit. Gjatë shtatzënisë, nevoja për acid folik dyfishohet, sepse fetusi përdor rezervat e nënës.

Por studimet e shumta kanë treguar se ai nuk është i domosdoshëm vetëm në shtatzëni. Ndikon në uljen e tensionit të lartë të gjakut, në parandalimin e zhvillimit të kancerit në prostatë, në punën e zemrës dhe performancat fizike.

Gratë, sidomos ato që merren me sport dhe stërviten çdo ditë, mund të përballen me ndonjë situatë amenorreje, d.m.th. bllokimin e ciklit menstrual, që gjithmonë shoqërohet me rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve kardiake. Por ky problem mund të evitohet përmes suplementeve të acidit folik, sipas një studimi të publikuar në “Clinical journal of sport medicine”.

Kështu, kërkuesit e “Medical College of Wisconsin a Milwaukee” në SHBA kanë zbuluar se acidi folik mund të përmirësojë fluksin e gjakut nëpër arterie, duke rritur kështu fluksin e gjakut në zemër. Acidi folik përdoret nga trupi për krijimin e gjakut shtesë, për të cilin ka nevojë organizmi gjatë shtatzënisë. Të gjitha gratë duhet të konsumojnë 0.4 mg acid folik në ditë.

Ju duhet të filloni të merrni acid folik para se të ngeleni shtatzënë. Defektet e tubit nervor zakonisht zhvillohen shumë herët në shtatzëni, shpesh përpara se gratë ta kuptojnë që janë shtatzënë. Nëse jeni shtatzënë dhe nuk keni marrë acid folik, ju mund të filloni menjëherë për të parandaluar çdo defekt nervor që mund të zhvillohet në tre muajt e parë të shtatzënisë. Mungesa e acidit folik rrit mundësinë e një defekti të tubit nervor, që shoqërohet me defekte në zhvillimin e palcës kurrizore.

Një dietë e pasur me acid folik duhet të përmbajë domosdoshmërish prime me gjethe jeshile, si spinaqi, brokoli, asparagët dhe lakra. Po ashtu, portokallet, drithërat, agrumet dhe fruta si limoni, kivi, apo luleshtrydhet. Por duhet pasur kujdes, sepse është vërtetuar se gjatë gatimit shkatërrohet pjesa më e madhe e acidit folik që gjendet tek ushqimet.

4. Lëngu i portokallit ul tensionin e lartë të gjakut

Lëngu i portokallit është burim i mirë i kaliumit, pasi një gotë përmban 496 mg kalium, ose rreth 10% të kërkesës suaj ditore. Kaliumi është thelbësor për funksionimin e shëndetshëm të zemrës, ekuilibrine lëngjeve të trupit dhe tretjen. Ai gjithashtu rregullon tensionin e gjakut dhe parandalon hipertensionin

5. Lëngu i portokalli i mbushur me antioksidantë

Përveç vitaminës C, portokajt kanë edhe shumë karotenoide si alpha-carotene, beta-carotene, lutein dhe zeaxanthin. Beta-carotene është një antioksidant i fuqishëm që na mbron nga stresi oksidativ dhe inflamacioni. Beta-carotene konvertohet në retinol ose vitaminë A brenda trupit. Për më tepër, ajo njihet për përmirësimin e shëndetit të kockave dhe vonon shfaqjen e osteoporozës

Portokalli ka gjithashtu 2 antioksidantë të tjerë që janë hesperidin dhe naringenin, që ndihmojnë në reduktimin e inflamacionit

Kujdes!

-Nëse pini lëng portokalli nga kutitë, të paktën zgjidhni një pa sheqer.

-Më mirë është të shtrydhni lëng të fresktët dhe të konsumoni edhe lëkurën pasi ajo ka përmbajtjen më të lartë të antioksidantëve.

-Nëse vuani nga urthi uleni sasinë e portokallit që konsumoni.

-Nëse vuani nga diabeti mirë është të konsultoheni me mjekun për sasinë e portokallit që duhet të konsumoni.

Burimi: Radio e Jashtme e Kinës (CRI)

The post 5 arsyet pse gratë shtatzëna duhet të pinë lëng portokalli appeared first on Bioutiful.

Lëngu i thanave, shumë i mirë për pastrimin e veshkave
Thana përdoret shumë në mjekësinë alternative sidomos kokrrat, gjethet dhe bërthamat e frutave. Kokrrat e thanës kanë një shije paksa të hidhur, por janë të pasura me shumë elementë ushqimore. Ato përmbajnë rreth 10% sheqer, acide organike, vitaminë C, etj.

Sipas një studimi kanadez ku morën pjesë 50 fëmijë është arritur në përfundimin se lëngu i thanës, përmban sasi të lartë proantocianidesh, që ulin riskun e infeksionet të përsëritura të sistemit urinar tek fëmijët.

Përveç që janë të pakëndshme, infeksionet e përsëritura të sistemit urinar te disa fëmijë mund të shkaktojnë edhe dëmtimin e veshkave, prandaj mjekët për t’i parandaluar përshkruajnë antibiotikë. Por antibiotikët mund të kenë efekt anësore dhe pirja e tyre ndikon në zhvillimin e baktereve rezistente, kështu lëngu i thanës mund të jetë alternativa më e mirë.

Burimi: Radio e Jashtme e Kinës

The post Lëngu i thanave, shumë i mirë për pastrimin e veshkave appeared first on Bioutiful.

Pse shishet e ujit kanë datë skadence, kur vetë uji nuk skadon?
Uji i çezmës mund të ruhet dhe të konsumohet deri në 6 muaj me rrezik minimal të efekteve anësore, për sa kohë është ruajtur siç duhet (vend i freskët, i thatë dhe i errët)

Ky ujë mund të ketë një shije pak më ndryshe me kalimin e kohës, që shkaktohet nga dioksidi i karbonit në ajër.

Megjithatë, ndonëse mund të kenë një shije jo të mirë, ende konsiderohet përgjithësisht i sigurt për t’u pirë deri në 6 muaj, shkruan Healthline.

Po uji në shishe plastike?

Shishet plastike kanë një datë skadence, por që nuk lidhet me ujin, por me shishen. Në përgjithësi, nuk është ide e mirë që të pini ujë nga një shishe plastike që është shumë pranë datës së skadimit.

Kjo ndodh për shkak se plastika mund të derdhet në ujë dhe me kalimin e kohës, ta kontaminojë me kimikate si antimoni dhe bisfenoli.

Nëse gëlltiten rregullisht, këto përbërje plastike mund të grumbullohen ngadalë në trup, gjë që mund të dëmtojë shëndetin e zorrëve, imunitetin dhe funksionin e frymëmarrjes.

Nëse vini re se uji ka një shije të çuditshme, duhet ta zieni para se ta pini ose ta hidhni.

Burimi: Telegrafi

The post Pse shishet e ujit kanë datë skadence, kur vetë uji nuk skadon? appeared first on Bioutiful.

Lëngu i selinos, gjithmonë i mirë për shëndetin tuaj
Selino është një nga ushqimet bimore më ushqyese dhe më të shëndetshme. Lëngu i selinos së freskët i papërpunuar është i mbushur me ushqyes të ndryshëm. Ai përmban pothuajse të gjitha mineralet esenciale, vitaminat, energjinë e grumbulluar dhe antioksidantët, të cilët ndihmojnë në rregullimin e funksioneve natyrore dhe optimale të trupit.

Duke marrë parasysh që selino përmban shumë vitamina dhe minerale të rëndësishme për trupin e njeriut, lëngu nga selinoja nuk është vetëm i shijshëm, por është një super-ushqim për njerëzit që zgjedhin të hanë shëndetshëm.

Ndryshe nga lëngjet e tjera të frutave dhe perimeve, lëngu nga selino ka shumë pak sheqer dhe kalori.

Keni parasysh që fibrat janë shumë të rëndësishme për organizimin tonë, prandaj lëngu nga selino nuk duhet asnjëherë të konsumohet si një zëvendësim i një vakti ushqimor.

Disa nga përfitimet shëndetësore nëse e konsumoni një gotë lëng selinoje çdo mëngjes:

Parandalon problemet me shikimin

Redukton rrezikun nga kanceri

Neutralizon ushqimet që kanë shumë aciditet

Rregullon ekuilibrin e lëngjeve në trup

Parandalon diabetin e tipit 2

Ka sasi të lartë të acidit folik

The post Lëngu i selinos, gjithmonë i mirë për shëndetin tuaj appeared first on Bioutiful.

Dobësohuni shëndetshëm me disa pije “magjike”
Si të humbas peshë pa vajtur në palestër? Kjo është pyetja që shumë njerëz kanë dhe vazhdimisht ndiehen të shqetësuar.Meqenëse doni të dobësoheni shëndetshëm dhe pa shkuar në palestër, po ju prezantojmë me pijet që do t’ju dobësojnë në mënyrë të shëndetshme.

Pijet energjike, ose alkoolike, me sheqer janë ndër pijet që ju shëndoshin më shpejt nga sa mendoni.Por janë edhe disa të tjera, që ju dobësojnë shëndetshëm dhe shpejt.

Çaji jeshil

Hulumtimet kanë treguar se, flavonoidet e kafeina në çajin e gjelbër rrisin sistemin metabolik dhe oksidimin e yndyrës. Nëse dëshironi të humbni peshë, ju duhet të pini rreth dy, deri tri gota çaji jeshil në ditë.

Lëng domateje

Sipas një studimi të botuar në ‘Journal of Nutrition’, duke pirë një gotë lëng domatesh, mund të holloni shumë belin tuaj dhe për pasojë tresni edhe dhjamin.Shtimi i ACV-së, në dietën tuaj aktivizon metabolizmin, duke shkaktuar që trupi juaj të përdorë yndyrën si një formë energjie, në vend të ruajtjes së saj.Dy ose tri lugë në ditë, uthull molle ndihmojnë të humbisni peshë.

Çaj i xhenxhefilit

Për shekuj me radhë, xhenxhefili është përdorur për të kuruar dhimbjen dhe të vjellat.Një studim i botuar në Bibliotekën Kombëtare të Mjekësisë, në Mbretërinë e Bashkuar zbuloi se, rrënja e xhenxhefilit dhe çaji ju bën të ndiheni të ngopur.

Uji

Dehidratimi ngadalëson tretjen, prandaj duhet të pini shumë ujë. Ky artikull ju këshillon të pini deri në tetë gota ujë në ditë. Qëndroni të hidratuar dhe dobësohuni në të njëjtën kohë.

Burimi: Agjencia Telegrafike Shqiptare

The post Dobësohuni shëndetshëm me disa pije “magjike” appeared first on Bioutiful.