Kuriozitete Archives | Bioutiful

Teknologjia në ndihmë të amvisave, punët e shtëpisë do ti bëjnë robotët
Një kompani e fokusuar te pajisjet elektroshtëpiake po punon për ndërtimin e robotëve të ndryshëm që do të bëjnë punët e shtëpisë.

Dyson, kompani me seli në Singapor, ka publikuar një video ku shihen inxhinierët duke punuar me robotët teksa vendosin ushqime në tavolinë, heqin pjatat nga lavastovilja, që pastrojnë divane, etj.

Sipas inxhinierëve të Dyson, një robot që mund të bëjë shumë veprime ndihmëse në shtëpi, mund të dalë në shitje pas një ose dy vitesh. Pra jo dhe aq larg.

Shumë kompani po shfrytëzojnë robotikën dhe teknologjinë e inteligjencës artificiale për tu ardhur në ndihmë amvisave. Dhe e ardhmja do të jetë ndryshe.

Burimi: Dyson / YouTube

The post Teknologjia në ndihmë të amvisave, punët e shtëpisë do ti bëjnë robotët appeared first on Bioutiful.

Pas vetes, modelja kolumbiane i bën operacion plastik edhe vajzës 12-vjeçare
Populli shqiptar ka një shprehje “Cfarë të ban fëmija, nuk ta bën as Perëndia” por ndoshta populli kolumbian e ka ndryshe. Ndoshta ata thonë “Cfarë të bën mamaja, nuk ta bën as belaja.

Sepse modelja kolumbiane Tatiana Murillo, e cila për shkak të shumë operacioneve plastike që ka bërë njihet si “Barbie”, nuk po njeh limite por po kërkon tja mësojë “zanatin” e plastikës edhe vajzës.

Në një postim në faqen e saj në Instagram, vetë mamaja konfirmoi se edhe vajza e saj 12-vjeçare, ka hyrë në botën e ndërhyrjeve duke bërë operacion hundën.

Vajza e mitur kaloi një orë e gjysmë në operacion dhe për 3 ditë nuk flinte dot nga dhimbjet.

Burimi: PuneBurrash.com

The post Pas vetes, modelja kolumbiane i bën operacion plastik edhe vajzës 12-vjeçare appeared first on Bioutiful.

Klinomania, kur ngritja nga shtrati bëhet e pamundur
Prill. Në këtë periudhë të vitit, sidomos për ata që vuajnë nga sëmundja e pranverës, ndonjëherë është vërtet e vështirë të ngrihesh nga shtrati, të shkosh në punë dhe të kryesh të gjitha aktivitetet normale.

Por në disa raste kjo gjendje, të cilën do ta përkufizonim thjesht plogështi apo dembelizëm, rezulton të jetë një çrregullim i vërtetë: klinomania është emri që përdoret në fushën psikologjike.

“Është tendenca për të qëndruar sa më gjatë në shtrat – shpjegon psikiatria dhe psikoterapistja Tiziana Corteccioni. Në këtë rast shtrati bëhet një obsesion, një strehë për t’u kthyer sa më shpejt”.

Obsesioni me krevatin

Shumë shpesh termi dysania përdoret si sinonim i klinomanisë. “Në realitet ka një ndryshim delikat: dysania është vështirësia për t’u ngritur nga shtrati në mëngjes, në vend të kësaj klinomania u referohet atyre që e përjetojnë shtratin si një strehë të sigurt dhe për këtë arsye nuk duan ta braktisin atë”. Klinomania mund të jetë gjithashtu një simptomë e çrregullimeve të ndryshme psikologjike.

“Mund të jetë një shenjë e depresionit, lodhjes kronike ose një çrregullimi obsesiv-kompulsiv – shpjegon Corteccioni. Nëse, për shembull, konstatohet së bashku me hipersomni ose ulje të oreksit, humbja e kënaqësisë në çdo aktivitet mund të jetë një manifestim depresioni”.

Megjithatë, në disa raste, klinomania gjendet në çrregullimet e ankthit. “Shtrati përfaqëson një obsesion dhe një strehë. Është një vend i sigurt për të qëndruar, ku nuk ka kërkesa për performancë, duke qëndruar ose menduar për shtratin, përgjegjësitë harrohen”. Izolimi ishte edhe shkaku i shumëzimit të klinomanëve, mes detyrimit për të qëndruar në shtëpi dhe frikës nga virusi, kemi shkuar nga 0 në 100. Një situatë në të cilën ishim të mbyllur në shtëpi pa mundësi daljeje apo të bëjmë ndonjë gjë për rifillimin e të gjitha aktiviteteve tona. Për shumë riaktivizimi ka qenë i ndërlikuar”.

Si të merreni me klinomaninë

Kur klinomania është shprehje e një çrregullimi më kompleks, këshillohet që të konsultoheni me një specialist. Shpesh njerëzit e afërt me ata që vuajnë nga ky çrregullim, si bashkëshortet, bashkëshortët, partnerët, fëmijët, përpiqen të thonë fraza si “Çohu”, “Çohu”, por përpjekja për të inkurajuar dikë në këtë situatë që të bëhet më aktiv mund të jetë kundërproduktive.

“Niveli i zhgënjimit do të rritej, sidomos kur personi në fjalë ka fëmijë, njerëz për të cilët do të donte të kujdesej – shpjegon Corteccioni. Çfarë mund të përpiqemi të bëjmë, kur fillojmë të kuptojmë se kemi vështirësi të dalim nga shtratit? Të fillojmë të planifikojmë ditën pa e ekzagjeruar”. Ne nuk duhet ta mbushim axhendën me angazhime, por të planifikojmë aktivitete të menaxhueshme dhe të sigurohemi që kemi burimet e duhura për t’i kryer ato. Nëse nga ana tjetër, klinomania shfaqet së bashku me simptoma të tjera depresive është e nevojshme të kontaktoni një psikoterapist që do të vlerësojë rrugën që duhet ndjekur.

Burimi: Revista Psikologjia

The post Klinomania, kur ngritja nga shtrati bëhet e pamundur appeared first on Bioutiful.

Çdo minutë në botë, hidhen në ambient rreth 3 milionë maska
Maskat me përdorim të vetëm një herë kanë qenë emblemat e epokës së pandemisë.

Por, të përdorura që nga bllokimet e para të vitit 2020, këto mbulesa me bazë plastike kanë qenë gjithashtu një katastrofë mjedisore në zhvillim, shkruajnë mediat e huaja.

Nevoja për të frenuar valën e pandemisë me maska ishte kritike, por miratimi i shpejtë i maskave për fytyrën gjithashtu nënkupton që mbetjet e tyre tani mund të gjenden kudo.

Madje, sipas të dhënave, popullsia globale përdor rreth 129 miliardë maska për fytyrën çdo muaj, ose afërsisht 3 milionë maska në minutë, shkruan Business Insider.

Kështu, maskat e hedhura kanë depërtuar në çdo cep të jetës sonë.

Si pasojë, shkencëtarët dhe avokatët e mjedisit shprehën alarmin për këtë cunami mbetjesh.

Ata parashikuan pasojat e tmerrshme ekologjike të mbetjeve të maskave tona – veçanërisht kur ato maska bënë rrugën e tyre të pashmangshme në rrugët ujore të tokës.

Sipas tyre, ato paraqesin rreziqe për breshkat, zogjtë dhe kafshët e tjera.

Peshqit mund të hanë shiritat me fibra plastike që shpalosen nga trupi i një maske të hedhur.

Pastaj, ekziston një kërcënim i patreguar për shëndetin e njeriut që ka të ngjarë të paraqitet, në nivelin mikroskopik, pasi maskat të fillojnë të shpërbëhen.

Dy vjet pas pandemisë, qeveritë kanë pasur kohë të mjaftueshme për t’u përballur me këtë enigmë serioze: Si t’i mbajmë njerëzit të sigurt nga një patogjen shumë i transmetueshëm pa shkaktuar një katastrofë mjedisore?

Por në vend që t’i kushtojnë vëmendje korit të paralajmërimeve të ekspertëve dhe të derdhin para në alternativa të biodegradueshme dhe të ripërdorshme, liderët botërorë e kanë injoruar problemin.

“Industria e plastikës e pa COVID-19 si një mundësi”, ka vlerësuar John Hocevar, drejtori i fushatës së oqeaneve në Greenpeace USA, nga zyra e tij në Uashington, DC: “Ata punuan shumë për të bindur politikëbërësit dhe publikun e gjerë se pajisjet e ripërdorshme ishin të pista dhe të rrezikshme, dhe se plastika me një përdorim është e nevojshme për të na mbajtur të sigurt”.

Shpërndarja e një frike të tillë funksionoi.

Konsumi global i plastikës për një përdorim është rritur deri në 300% që nga fillimi i pandemisë, sipas një raporti të Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim të vitit 2021.

Sipas shkrimit në fjalë, nevoja për të adresuar grumbullin në rritje të maskave të hedhura është rritur vetëm gjatë rrjedhës së pandemisë.

Për shembull, një studim i dhjetorit të vitit 2021 raportoi një rritje prej 9,000% të mbetjeve të maskave në Mbretërinë e Bashkuar gjatë shtatë muajve të parë të pandemisë.

Dhe ndërsa variantet më të transmetueshme si Delta dhe Omicron i shtynë zyrtarët e shëndetit publik të promovojnë përdorimin e maskave dhe respiratorëve njëpërdorimësh – ishte e qartë se kompanitë do të prodhojnë maska të disponueshme për muajt në vijim.

Ndërkohë ndërsa hyjmë në vitin e tretë të COVID-19, hulumtimi jo vetëm që mbështet frikën e hershme të ambientalistëve rreth ndotjes me maska në rrugët ujore, por ka sjellë shqetësime të reja.

Sarper Sarp, një profesor i inxhinierisë kimike në Universitetin Swansea në Uells, drejtoi një studim të ndotjes që testoi nëntë maska të disponueshme për një përdorim.

Pasi i zhytën maskat në ujë dhe i lanë të bien poshtë, Sarp dhe ekipi i tij zbuluan grimca mikro dhe nanoplastike të lëshuara nga secila prej tyre.

Rrjedhja nga ato maska – domethënë grimcat që ato lëshuan në lëng – përbënin një lloj “çaji toksik”.

Gjithashtu u zbulua se maskat nxjerrin nanogrimcat e silikonit dhe metaleve të rënda si plumbi, kadmiumi, bakri dhe madje edhe arseniku.

Sarp thotë se ai ishte i habitur nga ajo që ai dhe ekipi gjetën pas një periudhe relativisht të shkurtër zhytjeje, dhe nga sasia e grimcave të lëshuara nga secila maskë. Maskat lëshuan qindra, dhe nganjëherë mijëra, grimca toksike – grimca që potencialisht mund të prishin të gjithë zinxhirët ushqimorë detarë dhe të kontaminojnë ujin e pijshëm.

Burimi: Telegrafi

The post Çdo minutë në botë, hidhen në ambient rreth 3 milionë maska appeared first on Bioutiful.

Hoteli 300 vjeçar në Gjermani brandohet nga dizajneri shqiptar
Dizajneri Agi Haxhimurati i cili merret me brandimin e industrive të ndryshme, kësaj radhe është marrë me një projekt të rëndësishëm i cili ka të bëjë me brandimin e hotelit gjerman “Van Bebber”, i hapur që në vitin 1783 në qytetin e Xantenit.

E veçanta e këtj hoteli qëndron në faktin se aty kanë fjetur personazhet më të njohur botëror si Napoleon Bonaparte (në kohën kur Xanten ishte nën Perandorinë Franceze), Mbretëresha Victoria, Winston Churchill (i cili gjatë Luftës së Dytë Botërore ka qëndruar këtë hotel nga ku thurrte plane për vazhdimin e pushtimit të Gjermanisë), filozofi Friedrich Engels, kancelarja Angela Merkel, etj.

Për krijimin e logos janë përdorur tre pika referimi (landmarks) të qytetit  të Xantenit, si Klever Tor Gate (1393), Katedralja e Shën Viktorit (shek.IV), Mulliri Kriemhild (shek.XIV). Gjithashtu në simbol janë përfshirë katër pikat që i referohen ndër katër personazheve botëror që kanë qëndruar në hotel. E gjitha kjo, është e “mbështjellur” në një heraldikë me kryq të kuq romak që tregon se qyteti i Xantenit është themeluar nga perandori romak Julius Caesar.

Të gjithë turistët mund t’i shohin hapësirat historike të këtij hoteli, të akomodohen në dhomat ku kanë fjetur personazhet e njohur apo të ulen në restorantet ku kanë darkuar disa nga njerëzit që kanë hyrë në historinë botërore.

Gjatë ceremonisë së prezantimit të brandimit të hotelit “Van Bebber” ishin të pranishëm disa ministra të qeverisë gjermanë si dhe personalitete të shquara të fushave të ndryshme shoqërore. I gjithë procesi i brandimit ka zgjatur mbi 10 muaj punë ekipore.

The post Hoteli 300 vjeçar në Gjermani brandohet nga dizajneri shqiptar appeared first on Bioutiful.

Zbulohet patatja më e madhe në botë që peshon 7.8 kilogram
Një çift në Zelandën e Re zbuloi atë që besohet se është patatja më e madhe në botë. Colin dhe Donna Craig-Brown po pastronin kopshtin e tyre, kur papritur pikasën trupin misterioz të madh nëntokë.

Fillimisht ata besuan se ishte një kërpudhë e çuditshme dhe nisën të gërmonin tokën për ta nxjerrë. Pasi prenë një copë për të verifikuar çfarë kishin gjetur, kuptuan se ishte një patate gjigande.

Pas peshimit patatja rezultoi 7,8 kg, të cilën e postuan në rrjetet sociale. Por teksa postimi i tyre në Facebook nisi të shpërndahej në rrjet, mbesa e tyre u dha idenë që ta çonin te Rekorded Guinness, pasi kishte një rekord për pataten më të madhe në botë, që deri në atë kohë ishte 4,9 kg.

Edhe pse zyrtarizimi i rekordit nuk ka mbërritur ende, çifti neozelandez është i lumtur me pataten e vet, të cilën e trajton si të ishte pjesë e familjes. “E thyejmë apo jo rekordin, nuk ka shumë rëndësi për ne”, tha Colin.

Burimi: A2

The post Zbulohet patatja më e madhe në botë që peshon 7.8 kilogram appeared first on Bioutiful.

Teknikat e bizneseve për t’ju bërë të shpenzoni më tepër para
Ndjeheni ndonjëherë sikur nuk mundeni të bëni pazar pa shpenzuar më shumë seç duhet? Mos u shqetësoni, nuk jeni vetëm!

Por pse dhe si ndodh e gjithë kjo? Sigurisht, bizneset përdorin mënyra tepër inteligjente për t’ju inkurajuar të shpenzoni më tepër para. Këto janë disa prej tyre dhe nëse i sillni ndërmend herën tjetër që dilni për pazar, mund t’ju ndihmojnë të bëni blerje më të zgjuara.

Sipas një studimi të ekspertëve të marketingu-t të Sortlist, këto janë 4 prej taktikave më të përdoruar nga bizneset në të gjithë botën:

1 – Planimetria e Dyqanit

Keni menduar ndonjëherë përse ushqimet bazë si qumështi apo vezët qëndrojnë gjithnjë në fund të dyqanit? Arsyeja për këtë është që ju të blini më shumë gjëra gjatë udhëtimit tuaj drejt asaj për të cilën kishit vërtetë nevojë para se të hynit në dyqan.

Këtë taktikë do ta shihni edhe në nivelin e rreshtimit të produkteve. Studimet tregojnë qartë se dyqanet i vendosin produktet më popullore (dhe shpesh herë ato më të shtrenjta) në raftet e mesëm, në nivel shikimi, ndërsa markat më të reja dhe ato më pak të njohura vendosen në katin më të lart ose poshtë.

2 – Efekti i mungesës

Kur ju bëni blerje online dhe shihni etiketimin ‘të fundit në stok’, kjo bëhet në mënyrë që mbi ju të ushtrohet më tepër presion që të bëni blerjen menjëherë. Përse ndodh kjo? Gjithçka ka të bëj më mungesën. Askush nuk do të mendoj se po humbet një shans, ndaj efekti i kundërt bën që ju të mendoni për ta blerë produktin pa menduar gjatë, pasi shumë shpejt mundësia mund ‘t’ju fluturojë nga duart’.

3 – Strategjia e çmimit

Do të ishit më të gatshëm të shpenzonit – €199.99 apo €200? Sipas një studimi, përgjigja është €199.99. Edhe pse çmimi është praktikisht i njëjtë, krijohet iluzioni se po merrni diçka për një çmim më të ulët dhe kosto më me leverdi. Studimi gjithashtu tregon se produktet me këto lloj vlerash ‘iluzive’ blihen shumë më tepër se sa ato me vlera fikse.

4 – Karroca XXL

Ky nuk duhet të jetë një shqetësim kur bëni blerje online, por ka një ndikim të jashtëzakonshëm në supermarkete.

Ideja është që nëse klientëve i jepen karroca të mëdha për të bërë shopping atëherë probabiliteti që ata të blejnë më tepër është më i lartë. Kjo luan me mentalitetin e ‘blerjeve të mëdha’, ku udhëtimi juaj për në pazar nuk ka mbaruar deri sa karroca të jetë mbushur.

Në anën tjetër, nëse merrni një kosh, nuk mund të vendosni shumë gjëra ndaj do të blini më pak. Kjo është arsyeja përse shumë dyqane nuk i ofrojnë fare koshat ose i vendosin ato larg hyrjes.

Si të bëjmë blerje më inteligjente?

Gati të mësoni si t’i kurseni para dhe t’i qëndroni besnik buxhetit tuaj herën e ardhshme që dilni për të bërë pazar? Këto janë disa këshilla se si t’i shmangeni marifeteve të bizneseve dhe të bëni blerje më të zgjuara:

Jini të qartë për atë që ju duhet të blini para se të shkoni në dyqan.

Shkruani një listë dhe mundohuni të mos devijoni prej saj.

Nisini blerjet për Krishtlindje dhe fundvit herët dhe vendosni një buxhet strikt.

Mos u tundoni nga uljet sezonale. Asnjëra nuk ju vlen që të futeni në borxh për ta paguar.

Mbani sytë hapur për oferta dhe kërkojeni të njëjtin produkt në disa dyqane për të bërë diferencën e çmimit.

Nëse ju duhen vetëm dy tre gjëra nga një dyqan, si një shishe qumësht dhe bukë, mos merrni kosh por mundohuni t’i mbani në krah. Kjo do t’ju ndihmojë të mos tundoheni të blini më tepër seç duhet.

Burimi: Euronews

The post Teknikat e bizneseve për t’ju bërë të shpenzoni më tepër para appeared first on Bioutiful.

Djathi spanjoll shpallet më i miri në botë për vitin 2021
Një djathë i butë dhie nga Spanja, është fituesi i vendit të parë në konkursin “World Cheese Awards”, duke mposhtur 4079 aplikime nga më shumë se 40 vende të botës. Djathi fitues i quajtur Olavidia, mori 103 vota, duke lënë pas atë francez, Fromagerie Berthaut.

Sipas jurisë gjykuese, djathi spanjoll spikati për teksturën e pasur dhe kremoze, si dhe për aromën e veçantë. Fituesi i mëparshëm ishte një djathë blu, Rogue River Blue, kampioni i parë amerikan për këto çmime.

Juria përzgjedhëse, përbëhej nga 16 gjyqtarë të cilët vlerësonin cilësinë e djathërave, sipas disa kritereve: tekstura, aroma, shija, mënyra e prodhimit etj. Të gjitha këto karakteristika u plotësuan nga Olavidia spanjolle, të cilin juria e vlerësoi si djathin më të mirë në botë. / A2

The post Djathi spanjoll shpallet më i miri në botë për vitin 2021 appeared first on Bioutiful.

Në Korenë e Veriut nuk ka më ushqim, regjimi reklamon mishin e… mjellmave
Koreja e Veriut po përjeton një nga krizat ushqimore më të rënda të historisë së saj, por propaganda e partisë komuniste dhe liderit të saj Kim Jong Un nuk lejon  që “dobësi”  të tilla të sistemit të dalin në pah.

Situata po bëhet gjithmonë e më e vështirë, dhe tashmë edhe popullsia ka filluar të kuptojë që për disa vjet ata duhet të kalojnë momente tejet të vështira.  Lideri komunist ka paralajmëruar pak ditë më parë që populli duhet të parashikojë një periudhë ku duhet të hanë më pak, të paktën deri në hapjen e kufijve me Kinën.

Por diçka e tillë, për arsye të mistershme dhe që nuk mund të lidhen vetëm me situatën pandemike, sipas autoriteteve nuk parashikohet para vitit 2025.

Atëherë, liderët e Penian po mendojnë për zgjidhe të brendshme, dhe po e shikojnë tek një shpend që deri më tani njihet më shumë për hijeshinë e tij në parqet e kryeqytetit aziatik.

Bëhet fjalë për mjellmën, madje variantin e zi të mjellmës.  Rritja masive e këtij shpendi është studiuar në sekret nga viti 2019, dhe tashmë është ndërtuar të paktën një strukturë gjigante që do të sigurojë rritjen e tyre.

Prej ditësh në mediat shtetërore, të vetmet të lejuara, po lavdërohen cilësitë e kë tij mishi, që sipas autoriteteve koreanoveriore është i jashtëzakonshëm.

Burimi: A2

The post Në Korenë e Veriut nuk ka më ushqim, regjimi reklamon mishin e… mjellmave appeared first on Bioutiful.

Burri ndalon për cigare, gruaja e harron në autostradë dhe vazhdon rrugën pa të
Një pauzë për të pirë një cigare për pak sa nuk i kushtoi shtrenjtë një burri nga Shqipëria, i cili po udhëtonte me gruan e tij me makinë.

Ai ishte ndalur për të bërë një pauzë të shkurtër në autostradën A7 në Fussen të Gjermanisë, e ndërkohë që po pinte cigaren, gruaja harroi ta merrte me vete dhe vazhdoi e vetme rrugën duke ngarë makinën.

Disa minuta më pas policia bavareze mori një telefonatë nga një këmbësor në autostradë që po kërkonte gruan.

Ai i kishte thënë policisë së gruaja e tij kishte vazhduar rrugën pa të. Ai u ndihmua nga një patrullë e policisë, që kontaktuan gruan e tij për t’i bërë me dije se ka harruar bashkëshortin.

Pasi u ribashkuan, dyshja vazhduan rrugëtimin për në shtëpinë e tyre, pa u kuptuar sesi mundet një shofere të mos kuptojë se ka harruar pasagjerin.

Burimi: Telegrafi

The post Burri ndalon për cigare, gruaja e harron në autostradë dhe vazhdon rrugën pa të appeared first on Bioutiful.