Diola Dosti, Author at Bioutiful

Vaji i susamit i mirë për sallatën por edhe për fytyrën tuaj
Sallatës time, i shtoj pothuajse gjithmonë vaj susami (një lugë gjelle). Është përdorur tradicionalisht në kuzhinën aziatike. Kurse sipas mjekësisë Ayurveda, forcon dhe detoksifikon trupin.

Përmban sesamol, sesamolin dhe acide yndyrore sesamin . Sesamin ka vecori antiinflamatore, vitamin E, e cila mbron lëkurën nga rrezet UV. Sesamoli ka vecori farmakologjike, pasi përmirëson shëndetin e zemrës. Ka 15% yndyrë të ngopur, 42% acid oleic, 43% omega 6, vitamin Bcomplex, tiaminë, riboflavin, niacin, acid panthotenic, pyridoxinë dhe acid folik. Ka aminoacide dhe minerale si hekur, calcium, mangan, magnez, selen, fosfor dhe zink.

Është antibacterial, antiviral por jo vetëm kaq:

– Ndihmon diabetikët. Një studim në 2006 i publikuar në Journal of Medicinal Food, gjeti se vaji i susamit, ndihmon në uljen e presionit të gjakut dhe glukozën në plazme tek diabetikët hipertensivë.
– Ndihmon pacientët me sklerozë multiple
– Ndihmon pacientët me arteriosklerozë dhe kjo i dedikohet acideve yndyrore dhe komponentëve lipid jo esterike
– Ndihmon pacientët me kancer pasi përqëndrimi i lartë si sesomolit dhe sesaminit, ndikojnë në apoptozën mitokondriale në kancerin e zorrës së trashë, prostatës, gjirit, mushkërive, leukemi dhe mielome multiple.

Ky vaj mund të përdoret edhe duke u aplikuar direkt në lëkurë, për t’u mbrojtur nga rrezet e dëmshme të diellit në plazh. Por kini parasysh që nuk është rezistent ndaj ujit, kështu që pasi të dilni nga uji, aplikojeni përsëri. Blini gjithmone vaj me logon tipike (gjethen jeshile).

Burimi: Mësimet e Diolës

The post Vaji i susamit i mirë për sallatën por edhe për fytyrën tuaj appeared first on Bioutiful.

Përfitimet e qumështit të dhisë krahasuar me atë të lopës
Nuk ka ushqim në botë më të mirë se qumështi i nënës. Kjo është e para. Por ka një debat global mbi konsumimin e qumështit të dhisë: Pse qumështi i dhisë është më i mirë se i lopës?

Qumështi i dhisë është më pak alergjik, është më i lehtë për tu tretur, rrallë shkakton intolerancë ushqimore, ngjan më shumë me qumështin e gjirit.

Pse është më pak alergjik?

Në SHBA ka shumë raste të alergjive nën 3 vjec nga qumështi i lopës. Kjo nga proteina alergjen alpha 1 casein e cila tek qumështi i lopës është shumë e lartë. Kurse niveli i kësaj proteine tek qumështi i dhisë është 89% më i ulet.

Qumështi i dhisë ka globula yndyre në madhësi më të vogël dhe nuk përmban aglutinin e cila lejon homogjenizimin natyral.

Pse ngjan me qumështin e gjirit?

Këtu ndalemi edhe në nivelin biokimik, edhe në atë termodinamik. Në aspektin biokimik, qumështi i dhisë ka më shumë acide yndyrore esenciale si acid linoleik, acidin arachidonic se sa qumështi i lopës, dhe ka më shumë vitaminë B6, A dhe niacinë. Ka shumë kalium, gjë që e ndihmon që të veprojë si ushqim alkalin, ndryshe nga qumështi i lopës, i cili krijon aciditet.

Tani aspekti termodinamik. Një fëmijë fillon jetën afërsisht 3 kg deri në 4 kg. Edhe ‘bebi’ i dhisë, fillon jetën nga 3-4 kg, kurse i vogli i lopës 45 kg. Kjo do të thotë që këta gjitarë, kanë kërkesa nutricionale të ndryshme për tu rritur.

Qumështi i lopës është i dizejnuar për të rritur vicin nga 45 kg në 500 e ca kg (lopë). Kurse qumështi i dhisë dhe i nënës është i dizejnuar për të rritur një të vogël nga 3-4 kg, në 45- 90 kg. Kjo është shumë e rëndësishme të kuptohet. Mbase mund të jetë një arsye pse ka obezitet. Kjo është konstatuar nga dr Thomas Cooke, nga Texas College of Osteopathic Medicine, 2010.

Tani, aspekti nutricional. Ka më shumë kalcium se sa qumështi i lopës. I përthith më lehtë nutrientet si hekur, kalcium, magnez dhe fosfor, ka nivele të larta të zinkut dhe selenit, gjë që ndihmon në parandalimin e sëmundjeve neurodegjenerative. pH në qumështin e dhisë është i ngjashëm me të njerëzve. Ndërsa për sa i përket nivelit të folateve, ka më pak se qumështi i lopës, por vendin e parë për përmbajtjen e tyre nuk e mban lopa, por qumështi i deles.

The post Përfitimet e qumështit të dhisë krahasuar me atë të lopës appeared first on Bioutiful.

Xhinxher dhe turmerik, kombinimi që mbron trurin dhe zemrën
Prej disa kohësh qarkullon ky kombinim dhe u bëra kurioze të shoh sa sinergjike janë kur bëhen me njëri-tjetrin. Në fakt, janë bërë dy ‘komandantë’ bashkë. Dy super-ushqime, me vlera të fuqishme, të tipit ‘kë të marr e kë të lë’.

Xhinxheri dhe turmeriku njihen ndryshe si dy nga erëzat më të fuqishme në botë.
Por, kur ato kombinohen bashkë, atëherë themi me plot gojën se kemi siguruar një superushqim që mban larg qindra sëmundje.

Xhinxheri, i zbuluar për vetitë e tij kuruese rreth 2500 vite më parë ka rreth 115 komponentë aktivë në përbërje. Gingerols dhe Shogaols jane dy prej më kryesorëve. Xhinxheri parandalon shumë lloje të kancerit, e sidomos ato të traktit gastrointestinal.

Vetitë e tij antiinflamatore ju sigurojnë një stomak të shëndetshëm, zbrazje më të lehtë të zorrëve, pasi xhixheri nxit lëvizshmërinë e tyre në mënyrë natyrale. Preferohet sidomos tek njerëzit që vuajnë nga kapsllëku apo fryrja e barkut.
Ka veti antibakteriale dhe antioksiduese, ndaj preferohet të përdoret nga personat që kanë probleme me aknet, ekzeme deri edhe tek rrudhat.

Xhinxheri dhe turmeriku të kombinuar së bashku ulin sheqerin në gjak. Ato i mbajnë nivelet e glukozës dhe të insulinës të balancuar.

Turmeriku, i cili njihet ndryshe edhe si kurkuma, ka veti të jashtëzakonshme kundër arthritit. Vetitë e tij antiinflamatore kurojnë osteoarthritin si dhe arthritin reumatoik. Forcon sistemin imunitar dhe gjithashtu pastron mëlcinë. Ai njihet ndryshe si detoksifikues natyral i mëlcisë.

Sipas studimeve efekti i këtij kombinimi të jashtëzakonshem ndihet edhe në tru, pasi xhinxheri dhe turmeriku rrisin aftësinë konjiktikve – njohëse. Antioksidantët që janë prezent në këto dy erëza mbrojnë trurin nga disa sëmundje neurologjike.

Preferohet jashtëzakonisht tek njerezit që kanë yndyrna të larta dhe vuajnë nga zemra, pasi këto dy përbërës kanë veti të parandalojnë mpiksjen e gjakut.

Cfarë është më e mira? Këto erëza jane një superushqim edhe për fëmijët tuaj, mund t’ua hidhni në gjellë.

Burimi: Diola Dosti, nutricioniste

The post Xhinxher dhe turmerik, kombinimi që mbron trurin dhe zemrën appeared first on Bioutiful.

Ushqimi i parë i bebit nuk duhet të jetë një frut
Përgjithësisht në Europë, prindërit fillojnë të ushqejnë për herë të parë fëmijët me fruta, duke i konsideruar ato të lehta për t’u tretur, pastaj gradualisht shtojnë perimet.

Por në US, mjekët tentojnë të rekomandojnë që të fillohet me perime të verdha, pastaj tek ato të gjelbërat dhe më pas tek frutat. Kjo sepse nëse bebet prezantohen fillimisht me fruta të ëmbla, do të refuzojnë me vonë perimet.

Rekomandimet për perime të verdha, si perime të para, është kungulli e pregatitur si pure.

The post Ushqimi i parë i bebit nuk duhet të jetë një frut appeared first on Bioutiful.

Mishi i kuq nuk shkakton kancer por nitratet e shtuara në të
Ka një keqinterpretim në lidhje me konsumimin e mishit të kuq dhe atij të përpunuar. Dhe sigurisht është mirë të sqarohet pasi dija e drejtë është shëndet (sipas meje).

Pra, problemi nuk qëndron tek vetë mishi i kuq por tek sodium nitritet e shtuara në të, gjatë përpunimit të tij. Shtimi i këtyre kimikateve, bëjnë që mishi të duket si ngjyrë rozë dhe i freskët.

Edhe pse vetë OBSH jep të dhënat e saj mbi lidhjen midis mishit të kuq dhe kancerit, sot të dhënat më të reja tregojnë se kanceri ka lidhje me mishin e përpunuar si salcicet, bifteku, sallami, etj.

Sodium nitrite që shtohet tek mishi i përpunuar, mund të shkaktojë kancer në pankreas, kolorektal , leukemi dhe tumore në tru, sipas një libri ‘Grocery Warning’, i shkruar në 2004.

Madje sipas disa studimeve, konsumimi i mishit të trajtuar me sodium nitrite, rrit riskun për kancer pankreatik me 67% (University of Hawai). Ndërsa sipas disa të dhënave të tjera, thuhet se konsumimi ditor i hotdogëve, rrit riskun për leukemi me 700 herë. Sodium nitrate gjëndet edhe tek mishrat e konservuar.

The post Mishi i kuq nuk shkakton kancer por nitratet e shtuara në të appeared first on Bioutiful.

Ja pse nuk duhet të përtypni çamçakëz gjatë shtatzanisë
Sipas dr. Paul Thomas, aspartami që gjendet në çamçakëza, por jo vetëm, nuk është i mirē për asnjë por sidomos për shtatëzënat.

Ai thyhet apo shpërbëhet në trup në methanol dhe pastaj në formaldehyde. Formaldehide njihet tashmë si kancerogjen dhe mund të jetë një faktor që mund të shkakojë sklerozë multiple dhe autizëm.

Ja si funksionon:

Pasi e konsumoni, aspartami shpërbëhet në methanol dhe dy aminoacide si phenylalaninë dhe acid aspartic. Methanoli ka strukturë molekulare të vogël dhe kalon barrierën gjak tru. Aty konvertohet në formaldehide e cila interferon me mielinën që mbron nervat si kèllëf. Metanoli mund të shkaktojë defekte të lindjes në sistemin nervor human. Kurse formaldehidi mund të shkaktojë vdekjen e fetusit në eksperimentet me minj. Ndërsa dy aminoacidet, kanë efekte neurotoksike.

Pra, kontrolloni çamçakëzat për përmbajtje aspartami apo edhe cdo lloj ushqimi të gatshem dhe pije të ndryshme.

The post Ja pse nuk duhet të përtypni çamçakëz gjatë shtatzanisë appeared first on Bioutiful.

Përse nuk duhen vrarë merimangat në shtëpi
Ka njerëz që i kanë fobi insektet dhe sidomos merimangat dhe sa i shohin, i shtypin.

Matt Bertone është një entomolog, pra studion insektet dhe në bazë të një studimi që bëri në North Carolina, theksoi se merimangat janë pjesë e jetës tonë, na pëlqen ose jo. Dhe ne kemi nevojë për ato.

Ne kemi nevojë sepse merimangat ushqehen me insektet që mbartin sëmundje, sic janë mushkonjat. Pra janë predatorë të rëndësishëm, por të përkohshëm.

Ndërsa në kërkimet mjekësore, është parë se helmi i merimangës luan rolin e qetësuesëve dhe mund të trajtojë distofinë muskulare. Madje mund të shërbejë edhe si kundërhelm nga kafshimet e merimangave të mëdhaja dhe më të rrezikshme.

Jo vetëm kaq, por ‘litari’ që ato prodhojnë, është një material shumë interesant per studim. Mbani mend që kryesisht merimangat që gjenden në shpi, kanë më shumë frikë nga ne, krahasuar me frikën tonë ndaj tyre. Gjithsesi, kur t’i shihni, është mirë të mos i vrisni, por me anë të një copë letre, t’i kapni dhe ti nxirrni jashtë.

The post Përse nuk duhen vrarë merimangat në shtëpi appeared first on Bioutiful.

Vezore policistike? Pregatisni çaj nga brendësia e arrave
Një recetë shumë e thjeshtë për të gjitha femrat që vuajnë nga sindroma e vezoreve policistike.

Bëhet fjalë për ato pjesët e forta brenda arrave që pasi i qërojmë zakonisht i hedhim në kosh. Mblidhni pjesët e brendshme të 7 arrave, lërini natën në një gotë me ujë dhe të nesërmen në mëngjes, ziejini në një gotë me ujë.

Pihen me stomakun bosh. Nuk rekomandohen për ato që vuajnë nga hipertiroidizmi pasi kanë jod.

Këtë lloj caji mund ta pini për një periudhë 20 deri në 30 ditore.

The post Vezore policistike? Pregatisni çaj nga brendësia e arrave appeared first on Bioutiful.

Çfarë të hamë gjatë muajit të Ramazanit?
Fillimisht për të gjithë ata që agjërojnë, ju uroj agjërim të lehtë dhe me zemrat e mbushura me pozitivitet.

Ramazani 2018 i cili fillon me 15 Maj dhe nuk konsumohet ushqim për mbi 18 orë në disa ditë, duhet t’ju bëjë që akoma më shumë të kujdeseni për shëndetin tuaj. Gjatë kohës që duhet të ushqeheni, duhet të pini shumë ujë dhe të konsumoni fruta të pasura me ujë, perimet e gjelbra, supë (jo të gatshme, asnjëherë), në mënyrë që të përballoni sa më mirë agjërimin. Evitoni ushqimet e kripura pasi ju stimulojne etjen. Konsumimi i ushqimeve të skuqura, të ëmbla, mund t’ju bëjë që të shtoni peshë gjatë agjërimit dhe mos t’ju vijë cudi. Konsumoni më shumë ushqimet e pasura me fibra, bukën e zezë, frutat e thata dhe pse jo, të bëni një shëtitje apo ecje pas iftarit.

Cfarë të hamë në iftar?

Filloni me një gotë me ujë. Konsumoni ushqime të lëngshme dhe sheqer natyral (ushqime me sheqer natyral si frutat dhe hurmat e arabisë,cokollate e zeze).

Shmangni lëngjet e sheqerosura. Pini më shumë ujë, qumësht, smoothie ose lëng frutash natyralë për të promovuar hidratimin pa kalori extra ose sheqer të shtuar. Hani hurma arabie pasi kanë minerale të cmuara si kalium, mangan, fibra etj. Konsumoni edhe lloje të tjera të frutave të thata si fiq, kajsi, kumbulla pasi kanë fibrat dhe nutrient të ndryshëm. Konsumoni supë (asnjëherë të gatshme).

Idealja do ishte supa me palcën e kockave të lopës, bizele, thjerrëza, fasule, ose supë makaronash kafe . Konsumoni ushqime të pasura me proteina si mish, peshk, perime, oriz, kos, kerpudha, avokado.

Cfarë të hamë për syfyr?

Shumë ujë, ushqime të pasura me ujë, domate, kastraveca,fruta stinore, bukë të zezë, bukë misri me kos ose qumësht, arra, bajame, fruta të thata, fara kungull, lulediell, oriz kaf, kos me fruta të ndryshme, supë me thjerrëza ose bizele, djathë, banane, gjalp kikiriku apo bajamesh të bëra vetë, pa kripë të shtuar.

Mbani mend, qëndroni sa më larg kripës dhe dhuroni dashuri gjatë muajit të shenjtë.

The post Çfarë të hamë gjatë muajit të Ramazanit? appeared first on Bioutiful.

Ja pse duhet të pijmë ujë mineral dhe si të zgjedhim ujin më të mirë
Cdo ditë e më shumë, po rriten në mënyrë dramatike sëmundjet neurologjike që lidhen me helmimin me alumin. Barriera gjak-tru, nuk e ndalon dot aluminin që të shkojë në shtresën gri të trurit. Cdo qelizë në trupin tonë, ka vetinë e apoptozës apo vdekjes qelizore.

Alumini i mbledhur në trup, ngadalëson këtë proces në kocka, zemër dhe tru. Prandaj në tru kemi sëmundje të ndryshme si Alzheimer, Parkinson, sëmundje autoimmune, autizëm etj. Alumini gjendet duke filluar nga antidjersat, enët e gatimit, letra e aluminit për kuzhinë dhe pjekje, cigare, vaksina, kozmetike, kremërat për diell, ilacet kundër mizave etj.

Mbase i injorojmë, por nanopartikulat e aluminit mund të ‘thithen’ nga rrugët e frymëmarrjes dhe të shkojnë në mushkëri, gjak dhe tru. Sipas dr. Chris Exley, ne kemi hyrë në epokën e aluminit. Ai i dedikoi dy dekada studimeve mbi aluminin, edhe pse shumë komentatorë të ndryshëm, ‘vdesin’ për të shpjeguar se si alumini është një mineral natyral në tokë dhe nuk lë pasoja.

Gjatë konferencës në 2011 mbi sigurinë e vaksinave, ai përmendi një nga mineralet natyrale të tokës, silicin. Sipas tij, silici nëse merret nga ushqimet apo uji, të shkojë në stomak dhe nga aty në gjak e pastaj në tru , duke u lidhur kështu me molekulat e aluminit dhe duke i nxjerrë ato jashtë qelizave nervore. Kjo shihet në urinën e këtyre pacientëve.

Pra kur të blini ujë mineral, kërkoni nëse ka silic në të. Zgjidhni gjithmonë atë që ka silic. Sipas dr. Exley, pirja e një uji mineral brenda një ore (1-1.5 litra), ka akoma më shumë efekt në largimin e aluminit nga truri. Përvec silicit, uji mineral duhet të përmbajë edhe magnezin, pasi pa silic, magnezi, vitamin k2 dhe kalciumi nuk bëhen dot pjesë e ndërtimit të kockave dhe kalcifikojnë indet e buta.

Burimi: Mësimet e Diolës

The post Ja pse duhet të pijmë ujë mineral dhe si të zgjedhim ujin më të mirë appeared first on Bioutiful.