Anila Kalleshi, Author at Bioutiful

Çfarë është nervi shiatik?
Nervi shiatik apo iskiatik është nervi më voluminoz dhe problematik i trupit të njeriut. Ai shtrihet deri te këmba poshtë duke u degëzuar nga kurrizi, rrjedh mes vertebrave, pjesës së legenit dhe bacinit. Ky nerv garanton ndjeshmërinë dhe lëvizshmërinë e këmbëve: për këtë një dëmtim i tij mund të shkaktojë edhe një problem serioz në të ecurën.

Shkaqet
Dhimbja që shkakton dëmtimi i nervit shiatik është e ndryshme në situata të ndryshme të shkaktuara nga faktorë të ndryshëm.
Në përgjithësi shiatalgjia shkaktohet pas një shtypje të fortë/ngjeshje e nervave të zonës lombare (të mesit) mes L4 – L5 ose sacrale (pak më poshtë) S1, S2, S3.
Në raste të tjera shiatiku vjen si pasojë e dëmtimit të nervit pas një traume.
Shpesh e gjejmë të shprehur si radikulopati lombare që do të thotë dëmtim nga një shtypje/ngjeshje e rrënjës së nervit.
Disa nga shkaqet më fragrante janë:
• Hernie diskale e përgjegjshme për 15% të rasteve
• Ngushtim i kanalit foraminal dhe spinal (përcjellës në shtyllën kurrizore në brendësi të të cilëve rrjedhin rrënjët e nervave spinale dhe palca kurrizore)
• Enjtje e diskut spinal
• Sindroma e muskulit piriform, rrjedhojë e hipertrofisë dhe enjtjes së këtij muskuli
• Spondilolisteza
• Tumor spinal që shtyp rrënjët e nervit ose palcën kurrizore në atë nivel

Gjithashtu shiatiku kap shpesh gratë në fazë të avancuar të shtatzanisë nga presioni i mitrës mbi këtë nerv.

Faktorët që ndikojnë:
Disa individë janë më të ekspozuar ndaj shiatalgjisë, pasi ndikojnë një sërë faktorësh prezentë tek ata:
• Artriti rheumatoid
• Punë që kërkojnë zhvendosjen e peshave të rënda, drejtimi i automjeteve për periudha të gjata dhe shtrembërim i herë pas hershëm i kurrizit
• Diabeti: rrit rrezikun e dëmtimit të nervave periferikë
• Mosha e tretë që shoqërohet me ndryshimin fiziologjik të formës së shtyllës kurrizore
• Infeksione të shtyllës kurrizore
• Obezitet
• Osteoporozë
• Patologji të shtyllës kurrizore
• Jetë sedentare (jo aktive)
• Sforcim i madh muskulor
• Trauma direkte në vithe, kofshë, këmbë

Simptomat
Lind shpesh me një dhimbje të pakëndshme që ka intensitet dhe zgjat në varësi të shkakut nga është krijuar. Dhimbja mund të shprehet si djegie, si e thellë, si therrëse, që nuk pushon ose mund të jetë e lehtë dhe të bëhet e thellë në rrethana të caktuara.
Shpesh si dhimbje manifestohet pas një sforcimi të menjëhershëm, si kollitje apo tështima. Edhe stresi, ankthi dhe tensioni i përditshëm mund të influencojnë negativisht në shiatalgji duke rënduar dhimbjen.
Disa pacientë e perceptojnë dhimbjen në formë mpirje me “miza” dhe përshkruajnë një alteracion në ndjeshmërinë e këmbëve.
Një dëmtim i rëndë i shiatikut mund të sjellë një dhimbje invalidante, dhe mund të influencojë mënyrën e ecjes.
Në përgjithësi të pacienti vërehet:
• Çrregullim i aftësisë së të ecurit normal
• Dhimbje e thellë
• Dhimbje “elektrike” në formë korrenti
• Dhimbje që përshkon një zonë preçize të këmbës (pulpën, gjurin, vithen) ose dhimbje që përhapet nga zona lombare deri te këmba.
• Dobësim muskulor i këmbës së prekur
• Mpirje e këmbës
• Humbje e kontrollit të sfinkterëve analë dhe veshikalë
• Dhimbja bëhet më e thellë në vazhdimësi
• Sensacion sikur ngulen gjilpëra në lëkurën e këmbëve
Në përgjithësi kap vetëm njërën anë të trupit, por nuk mungojnë rastet kur i kap të dyja anët.

Trajtimi
Është normale që trajtimi lidhet me shkakun që e provokon dhe rrethanat në të cilat ndodhet pacienti.
Trajtimi mund të jetë farmakologjik, ku përshkruhen ilaçe antiinflamatore dhe antalgjike (kundër dhimbjes);
Rihabilitativ ku korrigjohet postura dhe përforcohen muskujt e kurrizit dhe këmbëve me anën e ushtrimeve specifike dhe terapisë fizike;
Në rast hernie diskale apo situate të rënda mund të jetë e nevojshme ndërhyrja kirurgjikale.

The post Çfarë është nervi shiatik? appeared first on Bioutiful.

Mielli i orizit dhe përfitimet ndaj tij
Mielli orizit përfitohet nga disa fara të cilat quhen Oriza Sativa. Është i pasur me niseshte, dhe nuk përmban shumë proteina.

I siguron trupit: Vitaminat e grupit B (vetëm se duhet të jetë miell orizi integral, që t’i jap trupit vitaminat B6,B3,B2 dhe B1 por edhe vitaminën E).

Eshtë pa gluten: Mielli orizit njësoj si dhe nga drithëra që është marrë, është pa gluten. Prandaj dhe personat që kan probleme me tretjen e glutinës, mund ta konsumojnë.

Për të shfrytëzuar në maksimum potencialet e miellit të orizit, është e mira ta zgjedhim integral dhe nga agrokultura bio.

The post Mielli i orizit dhe përfitimet ndaj tij appeared first on Bioutiful.

Si të hiqni lythat shpejt me një përbërës të vetëm
Disa “kokrra” të vogla që rriten në lëkurë shpesh u referohen si lytha. Edhe pse janë të padëmshme, shumë prej nesh duam t’i heqim për arsye kozmetike, sidomos në qafë.

Lajmi i mirë është që mund t’i hiqni në shtëpi pa qenë e nevojshme të shkoni te një doktor. E vetmja gjë që ju duhet është një përbërës i vetëm: uthulla e mollës.

Metoda është shumë e njohur, sepse i heq në mënyrë të sigurtë pa shkaktuar dhimbje. Acidi në uthullën e mollës shkatërron indet që formojnë lythat, megjithëse lëkura rrethuese nuk dëmtohet gjatë këtij trajtimi.

Hapat për të përdorur uthullën e mollës për heqjen e lythave:

1. Pastroni lëkurën përreth me ujë të vakët dhe sapun të butë.

2. Thajeni me butësi.

3. Gërvishteni pak me një kruajtëse dhëmbësh. Mos e lini të rrjedhë gjak.

4. Zhysni një copë të vogël pambuku në uthullën e mollës dhe shtrydheni për të hequr qafe uthullën e tepërt.

5.Vendosni pambukun e lagur me uthull në lyth dhe vendosini sipër një fasho.

6. Lëreni gjatë natës.

7. Hiqeni fashon dhe pambukun në mëngjes dhe pastrojeni kujdes me ujë.

8. Përsëriteni për 3-4 ditë, derisa lythat të thahen e të bien.

The post Si të hiqni lythat shpejt me një përbërës të vetëm appeared first on Bioutiful.

Të jetosh pa grurë – libër nga Anila Kalleshi
Shekuj më parë, një bark i madh ishte i priviligjuar, pasi nënkuptonte shëndet dhe sukses, një shenjë që njeriu që e dispononte natyrisht kishte mirëqenie monetare dhe pasuri të paluajtshme.

Në ditët e sotme, nuk ekziston ky koncept. Sot, obeziteti, është demokratizuar. Çdo njeri mund të ketë një bark të madh. Babai juaj e quan shekullin sendimentar të barazvlefshëm me një bark të krijuar nga konsumimi i birrave. Por çfarë ndodh me mamatë, fëmijët, dhe me gjysmën e miqve tuaj dhe fqinjët që nuk konsumojnë birrë dhe që kanë një bark të madh?

Një bark të krijuar nga gruri, meqënëse nuk ekziston një sistem organesh të paprekur nga gruri. Por impakti i grurit në belin tone është karakteri më i dukshëm dhe më i evidentueshëm, një manifestim i transformimit grotesk që vjen si rezultat i konsumimit të grurit.

Një bark i krijuar nga gruri përfaqëson akumulimin e yndyrnave që rezulton ndër vite në konsumimin e ushqimeve që përkeqësojnë insulinën, hormonin e depozitave yndyrore. Kur njerëzit formojnë yndyrna në këmbë, pjesa më e madhe e tyre e grumbullojnë rreth pjesës së mesit. Këto yndyrna qëndrore ose të organeve të brëndshme janë unike: sikundër edhe yndyrnat në pjesë të tjera të trupit, ajo provokon fenomenin e inflamacionit, shtrembëron përgjigjen e insulinës, dhe lëshon sinjale anormale të metabolizmit, pjesës tjetër të trupit. Yndyrnat e organeve të brëndshme gjithashtu prodhojnë estrogjenin duke krijuar “gjoks mashkullor”.

Pasojat e konsumimit të grurit, gjithsesi, nuk janë të manifestuara vetëm në sipërfaqen e trupi. Gruri mundet edhe të depërtojë thellë virtualisht në çdo organ të trupit, nga mëlçia, zemra dhe gjëndra tiroide dhe deri sipër në tru.

Më shumë informacione do ti gjeni të detajuara në këtë libër të dietologes Anila Kalleshi

The post Të jetosh pa grurë – libër nga Anila Kalleshi appeared first on Bioutiful.

“Jeto shëndetshëm” – nga Anila Kalleshi
Ky libër, tregon mënyrën sesi të mund ta mbani veten tuaj që të duket mirë, të ndihet mirë dhe për të jetuar gjatë. Ushqimi ka qenë, është dhe do të mbetet një armë e forte për mbijetesën. Madje thuhet se ushqimi e ka bërë njeriun njeri! Asgjë nuk mund t’a ndryshojë këtë botë më shumë se ç’do ta ndryshonte mënyra e të ngrënit. Një botë me një larmishmëri kaq të madhe ushqimesh, me zgjedhje pafund .

Si mund të bëjmë zgjedhjen e duhur në këtë botë kaq të egër?

Shumë gjëra kanë ndodhur ndaj të kuptuarit tonë të shëndetit, sëmundjes, dhe të ushqyerit në vitet e fundit, dhe unë nuk do të bëja punën time nëse nuk do tju vëjë në dijeni juve për këtë. Shumë zbulime janë bërë: sekretet për një humbje peshe të shëndetshme, parandalimi i sëmundjes Alzheimer, shërimi i depresionit pa ilaçe, dhe pse kanceri i gjirit dhe i prostatës vazhdon që të zhvillohet dhe se si mund të bëni më të mirën për t’i shmangur. Akoma edhe më shumë propozime janë provuar: që “të ushqyerit optimal” në mënyrë dramatike rrisin energjinë, ulin kolesterolin më mirë se çdo ilaç, dhe përgjysmon kohën e shërimit nga infeksionet.

Që nga shfaqja e botimit të parë të këtij libri, unë kam marrë me mijëra dëshmi nga njerëzit, jeta e të cilëve është transformuar nëpërmjet të ushqyerit në mënyrë të shëndetshme.   Kjo është puna ime, për të ju ndihmuar juve që të mos keni dhimbje dhe të jeni të shëndetshëm, në mënyrë që ju ta shijoni jetën plotësisht.

Në 390 B.C. Hipokrati tha, “Lëreni ushqimin që të jetë mjekimi juaj dhe mjekimi të jetë ushqimi juaj”,  “Doktori i të ardhmes nuk do të japë mjekime, por do të interesohet për pacientët e tij në kujdesin e kornizës njerëzore, dietës dhe shkakut të parandalimit të sëmundjes.”

Në 1960 një nga gjenitë e asaj kohe. Dr.Linus Pauling, shpiku frazën “mjekësia ortomolekulare”. Linus Pauling ishte ndaj kimisë, ajo që Ajnshtajn ishte për fizikën. Duke i dhënë trupit molekulat e duhura, ai pohoi, pjesa më e madhe e sëmundjeve do të çrrënjosen. “Të ushqyerit i shëndetshëm” tha ai, është ilaçi për të nesërmen. Unë besoj se ju mundeni, duke marrë disa masa të thjeshta dhe të lira, të bëni një jetë më të gjatë dhe të shtoni vitet e tua të mirëqenies. Rekomandimi im më i rëndësishëm është që ju të merrni vitamina çdo ditë në sasi optimale për të plotësuar defiçencat me vitaminat që ju merrni në ushqimin tuaj.

Qëllimi i këtij libri është për të  ju treguar juve sesi të arrini shëndet maksimal dhe rezistencë ndaj sëmundjeve nëpërmjet të ushqyerit optimal. Pjesa e parë shpjegon principet e të ushqyerit optimal, që tregon një përcaktim të ri të shëndetit, kujdesit të shëndetit dhe mjekësisë.

Pjesa 2 përcakton dietën perfekte – jo e lehtë për t’u përfituar brënda natës, por e mirë për tu frymëzuar.

Pjesa 3, 4 dhe 5 vërteton përfitimet e të ushqyerit bazuar në shkencën ushqyese.

Pjesa 6 ju tregon juve sesi të vendosni të ushqyerin optimal në praktikë nëpërmjet një guide hap pas hapi që ju ndihmon për të përmirësuar dietën dhe të përcaktoni programin tuaj të suplementeve.

Pjesa 7 është një guidë nga A në Z ndaj problemeve shëndetsore specifike dhe sesi ti shëroni ato nëpërmjet të ushqyerit optimal.

Pjesa 8 është një guidë ushqyese nga A në Z: se çfarë bëjnë ato, shenjat dhe shkaqet e defiçencës me vitamina, çfarë duhet të hani, dhe se çfarë suplementesh duhet të merrni.

Pjesa 9 ju jep fakte ushqimore dhe të tavolinës dhe ju ndihmon që të vendosni në praktikë të ushqyerin e shëndetshëm.

The post “Jeto shëndetshëm” – nga Anila Kalleshi appeared first on Bioutiful.

Këshilla e Anila Kalleshit: Çdo mëngjes një smoothie me farëra
Nutricionistja Anila Kalleshi tregon arsyen përse cdo mëngjes në smoothie që përdor konsumon gjithmonë farëra.

Farat e Lulediellit kontrollojnë dëmtimin e qelizave, duke ndihmuar në këtë mënyrë parandalimin e qelizave të dëmshme pasi farat e lulediellit janë një burim i mirë me selenium, që është provuar si armik i zhvillimit të qelizave vrasëse në organizëm. Përmbajnë minerale të domosdoshme për shëndetin e kockave. Përveç kalciumit, kockat kanë nevojë edhe për magnez dhe bakër për të qenë të forta. Farat e lulediellit i kanë të dyja këto minerale. Si bonus kanë dhe Vitaminë E, që ndihmon në lehtësimin e dhimbjeve të artritit.

Farat Chia janë të pasura me acide yndyrore Omega-3, proteina dhe fibra, dhe gjithashtu përmban një sasi të konsiderueshme të vitaminave, mineraleve dhe antioksidantëve. Ato jane të shkëlqyeshme për rigjenerimin e lëkurës, por edhe për djegien e yndyrës, forcon organizmin dhe ndikon pozitivisht në organet e tretjes.

Fara Chia është një prej gjërave më të mira që mund ta konsumoni në qoftë se ndiheni të dobët dhe pa energji, pasi që ndikon në funksionimin e muskujve, dhe liron energji në trupin tuaj, prandaj përdoret shpesh nga atletët. Kjo farë përmban rreth 37 për qind të fibrave ushqyese të cilat ndihmojnë punën e zorrëve.

Dieta apo mënyra strikte e të ushqyerit bazuar në konsumimin e kësaj fare është dëshmuar si e shkëlqyer në parandalimin e kancerit të zorrës së trashë.

The post Këshilla e Anila Kalleshit: Çdo mëngjes një smoothie me farëra appeared first on Bioutiful.

Rukola dhe vetitë e saj
Rukola ndihmon në uljen e kolesterolit dhe në ruajtjen e nivelit të sheqerit nën kontroll. Eshtë e pasur me antioksidantë dhe komponente glokozine e cila zvogëlon rrezikun nga kanceri në mushkëri, prostatë, në gji dhe në pankreas.

Rukola përmban tetë herë më shumë kalcium se sallata e njohur “Ajsberg”, gjithashtu është e pasur edhe me vitaminën K, e cila është shumë e rëndësishme pasi shumë mirë e absorbon kalciumin në eshtra dhe dhëmbë.

Vitamina K ka rol të rëndësishëm preventive edhe për sëmundjet e zemrës. Shtresa që formohet në muret e arteries mund të lidhet me absorbimin e keq të kalciumit, ndërsa vitamina K kujdeset që kalciumi të shkojë aty ku është më i nevojshëm.

Rukola përmban nivel të lartë klorofili i cili pengon dëmtimin e AND-së dhe mëlçisë të shkaktuar nga aflatoksina, substance kancerogjene që krijohet në myl dhe më së shpeshti gjendet në misër, kikirika dhe në frutat e arrës.

Nëse doni që të shtoni sa më shumë klorofil në organizëm, konsumoni rukolën të gjallë.

Rukola do t’ju ndihmojë të mbroheni nga plakja e trurit dhe rënia e aftësive kognitive, pasi përmban sasi të madhe të vitaminës B.

The post Rukola dhe vetitë e saj appeared first on Bioutiful.

“Dieta?! Jo vetëm” – një libër nga Anila Kalleshi
Jetojmë në një kohë ku ushqimi është shumë i rëndësishëm dhe e gjithë qenia jonë është e lidhur ngushtësisht me të. Një kujdes mjaft i madh vazhdimisht i është kushtuar shkencave të mirëfillta mjekësore si biokimisë, farmakologjisë, ziologjisë, etj duke anashkaluar atë shkencë që ka lidhje të drejtëpërdrejte me qënien tonë siç është shkenca e ushqyerjes.

Mjaft sëmundje të shekullit lidhen drejtëpërdrejtë me këtë shkencë siç është: mbipesha dhe obeziteti, sëmundjet e sistemit kardiovaskular, diabeti i tipit 2, disa lloje kanceresh, madje dhe imazhi jonë që lidhet me mirëqenien e lëkurës, fytyrës, flokëve, thonjve.

Për një mirëqenie të oganizmit tonë, një ushqyerje korrekte do të ishte alternativa më e mirë për t’u ndjerë plot me energji, i fortë për nga sistemi imunitar, i qeshur dhe plot vitalitet si dhe pë të pasur një formë të shkëlqyer trupore.

Shkenca moderne e të ushqyerit na informon që kombinimi i ushqimit që konsumojmë si dhe vetë renditja e ushqimit është faktor vendimtar për shëndetin tonë. Ushqimi duke kaluar nëpër proçese të ndryshme të tretjes në trup, kur kombinohet drejtë sjell mjaf benefite.

Shkencëtarët modern theksojnë që kombinimi jo i drejtë i ushqimit mund të shkaktojë tek njerëzit mostretje të ushqimit, që mund të shoqërohet me nivel e Ph të parregullt dhe jo të balancuar, absorbim të parregullt të përbërësve ushqimorë, konstipacion (kapsllëk) ose probleme tjera me tretje.

Dikur zgjedhja e ushqimit ishte shumë e thjeshtë, ndërsa tani në këtë kohë moderne kemi shumë më tepër zgjedhje. Para 200 viteve të gjithë kanë ngrënë ushqim “natyral” pasi teknologjitë moderne të përpunimit të ushqimeve as që mendoheshin se do të ekzistonin ndonjëherë.

Gjatë vitit 1940 rreth 80% e njerëzve ushqeheshin me “ushqim natyral”.  Sot vetëm 25% e njerëzve në realitet arrijnë të konsumojnë “ushqim natyral”.

“Ushqimi natyral” nënkupton ushqim i cili i ka të ruajtura të gjithë përbërësit e tij natyral deri ne momentin nal të konsumimit. Molla është “ushqim natyral” dhe lëngu i mollës i cili është bërë nga mollët e freskëta në shtëpi në mikser është “ushqim natyral”. Mirëpo lëngu i mollës i cili është bërë dhe zier me makinë, pastaj i kanë shtuar sheqer dhe ngjyra, nuk ka absolutisht asnjë lloj lidhje me ushqimin natyral. Kokërrzat e grurit janë ushqim natyral. Po kështu dhe mielli nga kokërrzat e pastra që përmban krunde është ushqim natyral.

Edhe pse zakoni dhe modeli i ushqyerjes ndryshon nga një person tek tjetri dhe dieta mund të përzgjidhet nga një larmishmëri produktesh, seicili nga ne ka nevojë për të njëjtët nutrientë dhe pak a shumë për të njëjtat procione ushqimesh.

Një dietë e mirëekuilibruar është ajo dietë që përmban të gjithë nutrientët e domosdoshëm, si dhe na siguron energjinë e duhur në përputhje me nevojat individuale të seicilit prej nesh. Nëse do të dimë të ushqehemi do të kemi një trup të shëndetshëm në forma perfekte.

Ky libër na ndihmon të bëjmë një korelacion mes artit të ushyerjes dhe proçeseve fiziologjike që ndodhin në organizmin tonë.

The post “Dieta?! Jo vetëm” – një libër nga Anila Kalleshi appeared first on Bioutiful.

Efektet në organizëm nga mungesa e vitaminës B12
Mungesa e vitaminës B12 shkakton një sërë komplikacionesh si harresa, dridhja e duarve dhe këmbëve e shumë të tjera dhe luan një rol të rëndësishëm në funksionet e trupit.

Cfarë bën vitamina B12?

Vitamina B12 ka një funksion të rëndësishëm në prodhimin e AND-së, që është kodi gjenetik i trupit. ADN ndikon në formimin e duhur të çdo pjese të trupit.

Ajo redukton homocisteinën, e cila nëse nuk metabolizohet si duhet për shkak të mungesës së vitaminës B12, atëherë shkaktohet inflamacion dhe dëmtime toksike në trup. Kjo është arsyeja pse mungesa e kësaj vitamine sjell kaq shumë dëme në organizmin tonë.

Simptomat dhe efektet e vitaminës B12

Anemia lidhet me mungesën e theksuar të rruazave të kuqe të gjakut. Anemia megaloblastik është një çrregullim ku qelizat e kuqe të gjakut janë me të mëdha se sa normalet, më të papjekura, dhe janë pak në numër, gjë që shpesh shkaktojnë rrahje të shpejta zemre dhe marrje mendsh. Vitamina B12 është një vitaminë që kërkohet për prodhimin normal të rruazave të kuqe të gjakut.

Neuropati periferike është një tip dëmtimi nervash. Kjo do të thotë që nervat janë të dëmtuara ose ka mungesë të mielinës, që mbron nervat periferike. Vitamina B12 ndihmon në formimin e mielinës, kështu që mungesa e saj ndikon në formimin jo të duhur të mielinës. Me mungesën e B12, dëmtimi i nervave kombinuar me mungesën e mielinës ndërhyjnë në funksionimin normal të nervave. Nervat periferike kontrollojnë lëvizjen dhe ndjesitë e trupit.

Dementia është një sëmundje që con në humbjen e kujtesës si dhe ndryshimet me sjelljen. Janë shumë shkaqe që cojnë në Dementia, dhe mungesa e vitaminës B12 është një prej tyre.

Simptomat e dementias përfshijnë:

-Harresë

-Vështirësi për të zgjidhur problem

-Vështirësi për t’u përqëndruar

-Halucinacione

Depresioni gjithashtu është një gjendje që mund të shkaktohet nga mungesa e vitaminës B12 që mund të shoqërohet me anemi ose dementia.

Goditje në tru është një gjendje mjekësore e karakterizuar nga ndërprerja e rrjedhës së gjakut në tru, duke shkaktuar probleme fizike dhe mendore. Mungesa e vitaminës B12 mund të rrisë riskun për t’u prekur nga kjo gjendje.

Shkaqet që sjellin mungesë të vitaminës B12

Dieta e varfër

Shkaku më i zakonshëm i mungesës së vitaminës B12 është mungesa e saj në dietë apo planin ushqimor. Vitamina B12 është nutrient i vetëm i gjendur në produkte si mishi, pula, peshku, vezët. Kështu që vegjetarianët janë më të rrezikuar për të pasur mungesë të kësaj vitamine në organizëm.

Përthithje e ulët

Vitamina B12 përthithet nga një intestinë e vogël, por që kërkon një procesim paraprak në stomak fillimisht. Por disa kushte që ndikojnë në stomak ose intestina e vogël mund të ndërhyjë në përthithjen si duhet të vitaminës B12. Faktori intrinsik është një proteinë që prodhohet në stomak ku kombinohet me vitaminën B12 për t’u përthithur më pas nga zorrët.

Sëmundjet auto-imunitare, operacioni i bypass-it gastrik dhe inflamacioni në stomak janë të gjitha situatat që ndërhyjnë në prodhimin e funksionin e faktorit intrinsic, duke shkaktuar kështu mungesën e vitaminës B12.

Anemia pernicioze është një sëmundje autoimune që redukton ose eliminon faktorin intrinsik . Kjo con në mungesë të vitaminës B12 për shkak të përthithjes së ulët.

Simptomat e anemisë pernicioze përfshijnë mungesë të energjisë, depresion, dhimbje koke, rrahje të shpejta zemre, zhurmë në veshë.

Si t’a marrim nëpërmjet ushqimeve?

Vitamina B12 (ndihmon trupin të prodhojë qeliza të kuqe të gjakut dhe të ADN-s, forcon sistemin imunitar dhe ndihmon në funksionin e sistemit nervor) pasi gjendet vetëm tek burimet shtazore.

Prandaj njerëzit që nuk e konsumojnë mishin ose produktet e qumështit mund ta kenë të vështirë të marrin sasinë e rekomanduar ditore të vitaminës B12 (2.4 mcg për të rriturit, 2.6 për gratë shtatzëna dhe 2.8 mcg për ato që ushqejnë fëmijët me gji).

Njerëzit me probleme të tretjes dhe ata mbi 50 vjeç kanë gjithashtu më shumë mungesë të kësaj vitamine për shkak të problemeve të absorbimit, që mund të shkaktojnë dobësi, lodhje dhe marrje mendsh.

Këto janë disa nga ushqimet më të pasura me vitaminën B12, që duhet t’i përfshini patjetër në dietën tuaj:

Qumësht i cili përmban gjithashtu kalcium dhe vitaminë D.

Kos është gjithashtu i pasur me kalcium, magnez dhe proteina. Studimet kanë treguar si ai mund të parandalojë diabetin dhe tensionin e lartë të gjakut. Falë përmbajtjes së lartë të probiotikëve, kosi është gjithashtu një tretës i mirë, balancon mikroflorën në zorrë dhe lehtësohen dhimbjet e stomakut.

Vezët  përmbajnë gjithashtu proteina dhe vitaminë D, e cila është ndihmon trupin në absorbimin e kalciumit dhe forcon kockat.

Pula ose Gjeli i detit janë të pasur gjithashtu me selen, një mineral që rrit sistemin imunitar, dhe triptofan, një substance kimike që ju ndihmon të bëni një gjumë të mirë.

Bifteku është i pasur gjithashtu me zink (3 racione përmbajnë 7 mg), proteina dhe vitaminën B riboflavinë, e cila mendohet se lehtëson simptomat e sindromës paramenstruale.

Molusqet përveç përmbajtjes së lartë të vitaminës B12, këto produkte deti janë gjithashtu të pasura me kalium. Tre racione me molusk përmbajnë 534 mg kalium.

Gocat e detit përmbajnë gjithashtu më shumë zink se çdo ushqim tjetër. Ky mineral forcon sistemin imunitar duke luftuar ftohjen dhe gripin.

Midhjet janë gjithashtu një burim i mirë i proteinave, kaliumit, vitaminës C dhe acideve yndyrore omega 3.

Mishi i gaforreve përmban vitaminat A, B dhe C, si dhe magnet. Dhe, ashtu si gocat e detit, edhe gaforret janë të pasura me zink.

Sardelet janë të pasura gjithashtu me kalcium – 3 racione përmbajnë të njëjtën sasi sa 200 ml qumësht. Ato përmbajnë edhe vitaminë D dhe acide yndyrore omega 3.

Peshqit e yndyrshëm si trofta janë një burim i mirë i vitaminës D dhe acideve yndyrore omega 3, që luftojnë inflamacionin dhe ndihmojnë në funksionin e sistemit nervor.

Ashtu si trofta, edhe salmoni është një burim i pasur i proteinave dhe acideve yndyrore omega 3, të shëndetshme për zemrën. Një filetë salmoni 3-racionëshe përmban gjithashtu 100% të vitaminës D të rekomanduar çdo ditë.

Peshku ton përmban gjithashtu vitaminën D dhe acidet yndyrore omega 3.

The post Efektet në organizëm nga mungesa e vitaminës B12 appeared first on Bioutiful.

11 ushqime që ndihmojnë të luftoni mungesën e hekurit për gratë shtatzëna
Shumë gra vuajnë nga anemia gjatë periudhës së shtatzanisë për shumë arsye. Por mund ta luftoni këtë gjendje me një ndryshim të vogël në dietën tuaj. Poshtë do të gjeni 11 ushqime që do t’ju ndihmojnë gjatë kësaj periudhe:

1.Mollët

Mollët janë të njohura për të përmirësuar nivelin e hekurit në gjak. Molla përmban vitaminë C që ndihmon trupin të përthithë hekurin në një mënyrë më të mirë. Të hash një mollë në ditë ndihmon të luftoni problemin e mungesës së hekurit. Gjithashtu përmbajnë kalium.

2. Pjeshkët

Pjeshkët janë konsideruar si një burim i shkëlqyer hekuri. Pjeshkët e thara përmbajnë një sasi të konsiderueshme hekuri. Mund ti konsumoni në mëngjes ose si vakt të ndërmjetëm.

3.Mjalti

Mjalti është i mirë për shëndetin në tërësi. Ka një përmbajtje të lartë hekuri. Gjithashtu dhe minerale si magnezi për të rritur nivelin e hemoglobinës në gjak.

4. Ushqime deti

Peshku është një burim i mrekullueshëm për të luftuar mungesën e hekurit gjatë shtatzanisë. Tuna dhe salmoni janë burime të pasura hekuri.

5. Arrat

Arrat sigurojnë një burim të mrekullueshëm hekuri. Ato ndihmojnë të rrisin nivelin e hekurit në mënyrë të shpejtë dhe efektive. Këtu përmendim pistakët, kikirikët, bajamet e pjekura etj.

6. Soja

Fasulet e sojës janë të njohura për sasi të larta hekuri dhe vitaminash. Gjithashtu nuk ka kalori dhe janë të mbushura me proteina.

7. Shega

Shega ka sasi të larta hekuri dhe vitamine C. Ndihmon në përmirësimin e rrjedhës së gjakut. Po ashtu trajton dhe simptomat e anemisë gjatë shtatzanisë.

8. Vezët

Vezët janë të pasura me proteina dhe anti-oksidantë. Këto nutrientë ndihmojnë që trupi të marrë vitaminat e nevojshme gjatë anemisë. Një vezë e madhe besohet se përmban 1 mg hekur.

9. Panxhar

Panxhari, sidomos pjesa jeshile lufton në mënyrë efektive mungesën e hekurit. Kjo perime është e pasur me hekur por dhe me minerale të tjera. Gjithashtu riparon dhe aktivizon rruazat e kuqe të gjakut. Mund ta përdorni në sallatë apo gjellëra të ndryshme. Por nuk përjashtohet dhe mundësia për ta konsumuar si lëng.

10. Domatet

Domatet janë të paketuara me vitaminë C dhe Lycopene. Vitamina C e pranishme në domate ndihmon në përthithjen e hekurit. Domatet janë një burim i mrekullueshëm i vitaminës E dhe beta-karoten.

11. Spinaqi

Spinaqi është një perime jeshile që lufton në mënyrë efektive aneminë. Përvecse një burim i pasur me kalcium, ka një sasi të konsiderueshme të vitaminës A, B9, C dhe E. Mund ta shtoni në dietën tuaj dhe të merrni benefite të mëdha shëndetsore.

The post 11 ushqime që ndihmojnë të luftoni mungesën e hekurit për gratë shtatzëna appeared first on Bioutiful.